[go: up one dir, main page]

Jump to content

Softueri kompjuterik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
OpenOffice.org Writer

Softueri (anglisht: software) quhet bashkësia e programeve kompjuterike dhe të dhënat e tjera që përmbajnë instruksione që i thonë kompjuterit se çfarë duhet të bëjë. Gjithashtu mund të themi se softueri i referohet një apo më shumë programeve kompjtuerike dhe të dhënave të ruajtura në memorien e kompjuterit për arsye të caktuara. Programet softuerike kryjenë funksionin e programit ose duke i dhënë instruksione të drejtëpërdrejta harduerit të kompjuterit ose duke shërbyer si input për programe të tjera.

Termi softuer ka lindur si kontrasit i termit të vjetër harduer (që do të thotë pajisje fizike). Ndryshe nga hardueri, softueri nuk preket ose të shikohet fizikisht.

Softueri në përgjithësi, ndahet në dy grupe:

Softueri sistemor (sistemi operativ)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Një sistem operativ mund të ndahet në dy shtresa:
  1. Shtresa e kontrolit,e cila është e padukshme për shfrytëzuesin.
  2. Shtresa bashkëvepruese,paraqet një bashkësi të të gjitha programeve që bashkëveprojnë me shfrytëzuesin dhe është e ndërtuar në shtresën e parë.
  • Kompjuterët personalë mund të punojnë me disa sisteme operative, siç janë:
    • MS-DOS (Microsoft Disk Operating System)
    • Windows 95 dhe 98
    • S\2 (Sistemi operativ 2)
    • Windows XP
    • Windows 7
    • Windows 8 dhe 8.1
    • Windows 10

...