[go: up one dir, main page]

Jump to content

Gopher

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gopher merret si paraardhësi i shërbimit të njohur në internet "World Wide Web". Në ndërkohë vlera e këtij shërbimi është ka rënë. Emri "Gopher" vije nga "go for" me çka theksohet qëllimi i këtij shërbimi për shfletimin e një numri të madh të të dhënave.

Pamja e përdorimit të tij është bazuar në mënyja, mirëpo shërben edhe për përdorimin e shërbimeve FTP dhe Telenet. Nga menytë e pamjes përdoruese nuk mund të vërehet se ku gjenden programet dhe regjistrat që janë të integruara në të. Përdoruesit i lë mundësin e përdorimit të treguesit në menytë. Në pamjen e përdoruesit është e mundur me shtypjen e tastaturave të tele komanduesit (miut) të aktivizohen urdhëresat. Në këtë aspekt i ngjanë shërbimit WWW. Edhe tek shërbimi WWW, nuk është e nevojshme të keni njohuri për shkrim të udhëzimeve, por ato i jepni me shtypjen e ndonjë pulle elektronike.

Përparësia e shërbimit WWW ndaj shërimit Gopher, qëndron në pasurin e shërbimit WWW me standardet e HTML-së. Funksionet e shërbimit Gopher janë të thjeshta që nga menytë aktivizohen regjistrat. Shërbimin Gopher mundëson prezantimin e regjistrave të ndryshe por jo edhe redaktimin dhe përpunimin e tyre.

Shfletuesit (Browser) modernë kanë aftësi të integrojnë shërbimin Gopher. Kjo do të thotë se me një shfletues modern është i mundshëm gjurmimi i adresave Gopher pa probleme dhe menytë e tij prezantohen si lista me nyje.