[go: up one dir, main page]

Jump to content

Wikipedia:Administrata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Administrata është vendi ku mbahen votimet për administratorët e burokratët. Votimet ndjekin disa rregulla të caktuara. Lexoni më poshtë nëse doni të merrni pjesë.
Shko te votimet
Procedurat në lidhje me administratorët

Procedurat në lidhje me administratorët

Administrator i përkohshëm

Kushtet e kandidatit

Kushtet themelore për tu bërë administrator i përkohshëm (1 vit) kanë të bëjnë me sa kohë dhe sa kontribute një redaktor ka dhënë në Wikipedia-n shqip. Redaktori duhet të jetë i besueshëm dhe kjo gjë arrihet vetëm duke redaktuar artikujt në mënyrë konstruktive dhe duke qenë në kontakt me redaktorët e tjerë. Gjithashtu duhet të ketë:

  • më shumë se 3 muaj përvojë në Wikipedia-n shqip;
  • më shumë se 1000 redaktime;

Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një redaktor çfarëdo me të drejtat e votimit (propozuesi duhet të ketë më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë). Në qoftë se kandidohet nga të tjerë, përpara miratimit kandidati duhet të pranojë zyrtarisht kandidaturën. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë.

Kushtet e votimit

  • vota për veten është e pavlefshme;
  • mund të votojnë vetëm redaktorët me të drejta votimi (me më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë);
  • redaktorët e tjerë pa të drejta votimi mund të shtojnë një koment tek diskutimi i kandidaturës por nuk mund të votojnë;

Përfundimi

Për tu përzgjedhur si administrator, kandidati duhet të ketë të paktën 5 vota 'për' dhe një rezultat të përgjithshëm 75% pozitiv. Në llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, numërohen vetëm votat '{{PËR}}' dhe '{{KUNDËR}}'. Votat '{{ASNJANËS}}' injorohen për llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, por ato (dhe informacione të tjera të rëndësishme) konsiderohen për përcaktimin e konsensusit nga burokrati përmbyllës.

Votimi zgjat minimalisht 15 ditë dhe maksimalisht 30 ditë, në varësi të diskutimit gjatë votimit e numrit të votave të grumbulluara. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur. Nëse nuk arrihet të grumbullohet numri i votave 'për' për 30 ditë por rezultati i përgjithshëm mbetet 75% ose më shumë pozitiv, votimi do të shtyhet dhe për 30 ditë të tjera.

Mungesa e pranimit të kandidaturës nga ana e kandidatit, e grumbullimit të votave minimale apo mosarritja e një rezultati të përgjithshëm minimal 75% pozitiv gjatë periudhës së caktuar kohore sjell dështimin e procesit të votimit.

Administrator i përhershëm

Pas një periudhe 1 vjeçare, një administrator i përkohshëm mund të kthehet në të përhershëm pa votim në varësi të punës së tij gjatë atij viti, me një vendim mes administratorëve dhe burokratëve në detyrë. Nëse kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i mandatit pa një përgjigje përfundimtare, me kërkesë të administratorit të përkohshëm në fjalë hapet një votim i dytë në Kuvend ku ndiqen të njejtat rregulla si më sipër e ku votohet për kthimin e administratorit në të përhershëm.

Administrator i ndërfaqes

Të gjithë përdoruesit me të drejta administrative të përhershme mund të kërkojnë të drejtën e administratorit të ndërfaqes nëse ofrojnë një arsye për këtë gjë. Kërkesa bëhet në Kuvend dhe do të shqyrtohet pa votim nga burokratët në detyrë që do të vendosin pranimin ose refuzimin e saj. Kushdo është i mirëpritur të komentojë e të pyesë në diskutim. Kohëzgjatja e të drejtave të marra do të jetë e përhershme.

Propozimi

Për të propozuar një kandidaturë të re për administrator përdorni butonin e mëposhtëm. Nëse nuk është kandidatura e parë, vendosni (2) (ose një numër më të madh përkatës rendor në rast përsëritje të më shumë herëve) pas emrit të ndarë nga një hapësirë.


Pasi krijimi të ketë përfunduar, te pjesa Kandidatura për administratorë më poshtë shkruani {{Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Emri i përdoruesit}} te pjesa përkatëse sipas kandidimit (kandidaturë vetjake apo e propozuar nga të tjerë).

Procedurat në lidhje me burokratët

Procedurat në lidhje me burokratët

Të gjithë përdoruesit me të drejta administrative të përhershme mund të kandidohen për burokrat. Rregullat dhe kushtet për votimin e burokratëve janë të njejta me ato të administratorëve me ndryshimin e vetëm se një burokrat shpallet menjëherë i përhershëm. Burokratët e tjerë mund të emërojnë dikë burokrat por heqja e të drejtave të tij mund të vijë vetëm nga kujdestarët pasi ato janë dhënë. As burokratët e tjerë, as ai vetë nuk mund t'i heqë të drejtat e fituara.

Propozimi

Për të propozuar një kandidaturë të re për burokrat përdorni butonin e mëposhtëm. Nëse nuk është kandidatura e parë, vendosni (2) (ose një numër më të madh përkatës rendor në rast përsëritje të më shumë herëve) pas emrit të ndarë nga një hapësirë.


Pasi krijimi të ketë përfunduar, te pjesa Kandidatura për burokratë më poshtë shkruani {{Wikipedia:Administrata/Burokratë/Kandidatura/Emri i përdoruesit}} te pjesa përkatëse sipas kandidimit (kandidaturë vetjake apo e propozuar nga të tjerë).

Procedurat në lidhje me dorëheqjet

Procedurat në lidhje me dorëheqjet

Në raste abuzimi të dukshëm me të drejtat e tij, një administratori ose burokrati mund t'i hiqen këto të drejta pas një votimi në të cilin do të ndiqen të njejtat rregulla e kushte si për zgjedhjen e administratorëve. Heqja e të drejtave bëhet nga një burokrat ose kujdestar pasi votimi të ketë përfunduar.

Një administrator ose burokrat mund të dorëhiqet vullnetarisht kurdoherë duke ndjekur të njëjtën procedurë.

Në rast mungese aktiviteti, pas një periudhe 2 vjeçare pa asnjë redaktim, administratorëve dhe burokratëve do t'u hiqen automatikisht privilegjet e tyre nga kujdestarët në Meta.

Propozimi

Për të propozuar një kandidaturë të re për dorëheqje përdorni butonin e mëposhtëm. Nëse nuk është kandidatura e parë, vendosni (2) (ose një numër më të madh përkatës rendor në rast përsëritje të më shumë herëve) pas emrit të ndarë nga një hapësirë.


Pasi krijimi të ketë përfunduar, te pjesa Dorëheqje më poshtë shkruani {{Wikipedia:Administrata/Dorëheqje/Kandidatura/Emri i përdoruesit}} te pjesa përkatëse sipas kandidimit (dorëheqje vullnetare apo e propozuar nga të tjerë).

Pas votimit, dorëheqjet kryhen nga kujdestarët pasi rezultatet të jenë dërguar në Meta.

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Votimet

Kandidatura për administratorë

Kandidatura nga të tjerë


Kandidatura vetjake


Kandidatura për burokratë

Kandidatura nga të tjerë


Kandidatura vetjake


Dorëheqje

Dorëheqje të propozuara


Dorëheqje vullnetare


Aktualisht në komunitet veprojnë 8 administratorë dhe 3 burokratë.

XTools ofron statistika të ndryshme në lidhje me kontributet e vullnetarëve në projektet MediaWiki.