Puna
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Puna është një përpjekje e vazhdueshme për të arritur një qëllim ose rezultat.
Thënie
[Redakto]Proverba
[Redakto]- A bad workman always blames his tools.
- Një punëtor i keq gjithmonë fajëson veglat e tij.
- Suksesi dhe dështimi nuk varen nga veglat por nga mënyra si përdoren ato.
- Ai që përton sot, pendohet mot.
- Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.
- Burri në shtëpi, si dreqi në xhami.
- Çelësi që punon, nuk ndryshket.
- Dembeli është nëna e të gjithë veseve.
- Dera e përtimit, caku i mjerimit.
- Dita pa punë nata pa gjumë.
- Dora me baltë, buka me mjaltë.
- Dora e larë, zorrë e tharë.
- Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet.
- Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën.
- Gjykon puna, s'gjykon guna.
- Hekuri sa punohet, aq zbukurohet.
- I mjeri ai që s'mendn për pleqëri.
- Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata.
- Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua.
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë.
- Ku ka bletë, ka dhe mjaltë.
- Kullote dhinë të të mbushë kusinë.
- Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr.
- Kur s'ke punë luaj derën.
- Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.
- Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët.
- Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja.
- Kush përton vdes urije.
- Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.
- Kush s'punon, dheut i rëndon.
- Kush zë brumë do të gatuajë.
- Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej".
- Mbill me një dorë, korr me të dyja.
- Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi.
- Mos rri si nusja në dasëm.
- Moti ndihmon atë që punon.
- Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë.
- Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën.
- Një ujë që nuk ecën s'pihet.
- Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër.
- Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes.
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.
- Qan ara se nuk i vjen fara.
- Ruaj dhinë të pish qumështin.
- Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari.
- S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata.
- S'gjuhet me zagar lidhur.
- Nuk zihet pleshti me dorashka.
- Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja.
- Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar.
- Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta.
- Vure vezën more pulën.
- Punën e sotme mos e lër për nesër.
- Fillimi i mbarë, gjysma e punës.