[go: up one dir, main page]

Jump to content

Ndihmë:Rregullat kryesore

Nga Wikiquote

Si çdo komunitet dhe Wikicitate operon në bazë të disa rregullave. Më poshtë është një listë e rregullave kryesore për mbarëvajtjen e projektit.

  • Nuk lejohen materialet e mbrojtura. Wikicitate është një përmbledhje e lirë e citateve, pra e veprave pa të drejta autorësie. Veprat e mbrojtura nuk i përkasin Wikicitate.
  • Artikujt duhen mbështetur në burime. Burimet shërbejnë si provë për informacionin e shkruar në artikull. Artikujt pa burime mund të grisen.
  • Artikujt duhet të kenë shquarsi. Artikujt për persona a tema jo të shquara mund të grisen.
  • Vandalizimi i artikujve është i ndaluar. Arsyet janë të kuptueshme.
  • Emrat e llogarive me përmbajtje ofenduese janë të ndaluara. Wikicitate bazohet në bashkëpunimin mes vullnetarëve dhe emra të tillë shkojnë kundër kësaj fryme.
  • Zënkat janë të ndaluara. Megjithëse debatet konstruktive janë më se të mirëpritur në Wikicitate, debatet e karakterizuara nga sulme personale apo fjali tendecioze nuk kanë vend në projekt. Wikicitate është një përmbledhje citatesh, jo një arenë luftimi.
  • Krijimi i llogarive të shumta nga i njëjti person për qëllime jo altruiste është i ndaluar. Wikicitate është një projekt që udhëhiqet nga parimet e vendosura nga komuniteti i tij. Këto parime duhet të përfaqësojnë shumicën e komunitetit të pandikuara nga individë të caktuar.
  • Luftrat e redaktimeve janë të ndaluara. Ndryshime të shpeshta mes dy apo më shumë përdoruesve para-mbrapa sjellin probleme në komunitet. Nëse ekziston një konflikt mes palëve në lidhje me një informacion të caktuar, informacioni konfliktues duhet fshirë derisa konflikti të jetë zgjidhur në faqen e diskutimit të artikullit.
  • Reklamimi është i ndaluar. Wikicitate është një përmbledhje citatesh, jo një faqe promovimi.
  • Përhapja e informacioneve personale të anëtarëve të tjerë është e ndaluar. Çdokush e zgjedh vetë çfarë do të bëjë publike për veten.

Thyerja e vazhdueshme e rregullave të mësipërme mund të sjellë bllokimin e një përdoruesi.

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Shteg:
ND:RRK