[go: up one dir, main page]

Jump to content

Wikiquote:Administrata

Nga Wikiquote
Në zhargonin e Wikimedia-s përdoret termi "merr leckën" për dikë që bëhet administrator duke qenë se tani do i duhet të pastrojë atë që mund të prishin të tjerët.
Në zhargonin e Wikimedia-s përdoret termi "merr leckën" për dikë që bëhet administrator duke qenë se tani do i duhet të pastrojë atë që mund të prishin të tjerët.
Mirë se vini te Administrata!

Çfarë janë administratorët?

Administratorët në Wikicitate kanë disa privilegje më shumë se anëtarët e thjeshtë. Një administrator mundet të:

  • mbrojë dhe lirojë faqet per redaktim;
  • redaktojë faqet e mbrojtura dhe ato në hapësirën MediaWiki;
  • grisë dhe të rikthejë nga grisja faqet;
  • bllokojë përdorues dhe adresa IP të caktuara;

Edhe pse një administrator zotëron këto privilegje ai mbetet njëlloj i varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Si mund të bëhem unë një administrator?

Të gjithë mund të kandidojnë për pozicionit e administratorit pasi të përmbushin disa kushte fillestare.

  • Më shumë se 1 vit përvojë në Wikicitate.
  • Më shumë se 1000 redaktime.

Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një përdorues çfarëdo si administrator. Për të kandiduar veten ose dikë si administrator, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë. Nëse kandidati nuk grumbullon mbi 10 vota pro atëherë përzgjedhja e tij do të varet nga besimi që ka krijuar në komunitet e do t'i takojë administratës të thotë fjalën e fundit, e cila dhe mund ta refuzojë rezultatin pozitiv. Votimi do të zgjasë minimalisht 2 javë që nga data e hapjes. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur.

Kandidaturat duhet të shtohen në ndarjen e duhur duke ndjekur formatin e mëposhtëm:

=== [[Përdoruesi:Emri|Emri]] ===
*Arsyeja për kandidim. ~~~~

====Votimi====

*{{PRO}} ~~~~
*{{KUNDËR}} ~~~~
*{{ASNJANËS}} ~~~~

====Diskutimi====

Kandidaturat

Kandidatura nga të tjerë

Kandidatura vetjake

Votimi

PRO --Berishasinan (diskutimet) 30 qershor 2021 13:36 (CEST)[përgjigjuni]

Diskutimi

Diskutimi në Meta -  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 22 korrik 2021 13:03 (CEST)[përgjigjuni]

Diskutimi
Votimi
Diskutimi

Diskutimi në Meta -  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 6 qershor 2020 19:39 (CEST)[përgjigjuni]


Pasi të kenë kaluar minimalisht 2 java nga hapja e një votimi dhe të jenë kryer të gjitha diskutimet e nevojshme, nëse rezultati përfundimtar mbetet pozitiv kërkesa duhet të dorëzohet për aprovim në Meta-Wiki te kujdestarët duke qenë se aktualisht komuniteti i Wikicitate është tepër i vogël për të pasur burokratë të vetët. Nëse gradoheni si administrator, ju lutemi, kujdesuni të vendosni stampën {{Stampa:Admin}} në faqen tuaj të përdoruesit. Kjo bën që profili juaj të renditet mes administratorëve të tjerë në kategorinë përkatëse.


Lista e administratorëve aktualë mund të gjendet këtu.