Platoni
Appearance
Platoni (427 p.e.s. - 347 p.e.s.) ishte filozof i Greqisë antike, student i Sokratit, autor i disa dialogëve filozofikë dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli.
Thënie
[Redakto]- Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.
- Ngadhënjimi i parë dhe i madh është ngadhënjimi i vetvetes. Të jesh i mposhtur nga ana e vetvetes është gjëja më e turpshme dhe më e mjerueshme.
- Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës.
- Besimi i vertetë është fuqija e shoqniis edhě e Atëdheut. [1]
- Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen ta shërojnë trupin e njeriut duke mos u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij; megjithatë, shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërësi dhe ata nuk mund të shërohen veç e veç!
- Dashuria është një sëmundje e rëndë mendore
- Shtetet janë si njerëzit, ato rriten nga karaktere njerëzore
- Në prekjen e dashurisë të gjithë bëhen poetë
- Heshtja juaj jep pelqimin
- Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se
në një vit bisedash
- Ata që janë në gjendje të shohin përtej hijeve dhe
gënjeshtrave te kulturës së tyre nuk do të kuptohen kurrë, e lëre më të besohen, nga masat
- Çdo zemër këndon një këngë, e paplotë, derisa një zemër tjetër të pëshpërisë përsëri
- Ne lehtë mund ta falim nje femije që ka frikë nga erresira; tragjedia e vertete e jetes eshte kur
te rriturit kanë frike nga drita
- Mos e stërvitni një fëmijë të mësojë me forcë ose ashpërsi; por drejtojini tek ajo që i zbavit
mendjen, në mënyrë që të jeni më të aftë të zbuloni me saktësi prirjen e veçantë të gjeniut të secilit
- Ekzistojnë tre lloj njerëzish; dashamirësit e mençurisë, dashamirësit e nderit dhe
dashamirësit e fitimit
- Guxim është të dish se çfarë të mos kesh frikë
- Ju nuk duhet t’i nderoni njerëzit më shumë sesa të vërtetën
- Dashuria është thjesht emri për dëshirën dhe ndjekjen e së tërës
- Pamja tiranizohet mbi të vërtetën
- Njerëzit e dënojnë padrejtësinë jo ngaqë nuk duan të kryehen më të tilla,por ngaqë kanë
frikë se do të jenë vetë viktima
- Njerëzimi kurrë nuk do ta shohë fundin e telasheve derisa dashamirësit e mençurisë të
mbajnë pushtetin politik, ose mbajtësit e pushtetit të bëhen dashamirës të mençurisë
- Poetët shqiptojnë gjëra të mëdha dhe të mençura të cilat ata vetë nuk i kuptojnë
- Dituria bëhet e keqe nëse qëllimi nuk është i virtytshëm
- Në shkallën që unë pushoj të ndjek pasionet e mia më të thella, unë gradualisht do të
kontrollohem nga frika ime më e thellë
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referimet
[Redakto]- ^ (përkthyer nga Shtjefën Gjeçovi në "Besimi dhe Atëdheu")
Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]