Llozi
Llozi (apo leva) është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet pune më e madhe. Te çdo lloz dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese te forcës dhe pikën zbatuese te peshës. Largësia prej pikë se veprimit te forcës deri te pika mbështetëse e llozit quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet krah i peshes.
Llojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht nga fakti se ç'pozitë ka pika e mbështetjes kundrejtë pikës zbatuese të forcës dhe të peshës llozi mund të jetë dykrahësh dhe njëkrahësh.
- Llozi është dykrahësh në qoftë se pika mbështetëse ndodhet ndermjet pikës zbatuese te forcës dhe peshës. Nëse krahu i forcës dhe krahu i peshës janë te barabarta, atëhere llozi dykrahësh është barabrinjës.
- Llozi është njëkrahësh kur pika mbështetëse ndodhet në një anë të pikës zbatuese të forcës dhe peshës. Te ky lloz krahu i forcës çdoherë është më i madh se krahu i peshës nga del se me anën e llozit njëkrahësh mund të kursehet më shumë në forcë se me të njejtin lloz kur ai të përdoret si lloz dykrahësh.
Ligji i ruajtjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për llozin dhe për të gjitha makinat e thjeshta vlen ligji i ruajtjes së punës i cili thotë: Puna e forcës është e barabartë me punën e peshës. Me ketë përkufizim i cili shpreh ligjin e ruajtjes së punës është e lidhur rregulla e artë e mekanikës, e cila shprehet: Duke përdorur llozin si makinë të thjeshtë nuk përfitohet në punë, por kursehet në rrugë, d.m.th. aq sa kursehet në forcë humbet në rrugë.
Forca dhe llozët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avantazhi mekanik i një llozi mund të përcaktohet duke konsideruar ekuilibrin e momentit rrotullues T, për shufrën,
ku M1 është forca hyrës në lloz dhe M2 është forca dalëse. Largësitë a dhe b janë distanca perpendikulare në mes të forcës dhe shufrës.
Avantazhi mekanik i llozit është në herësin e forcës hyrëse dhe asaj dalëse,
Kjo marrëdhënie tregon se avantazhi mekanik mund të llogaritet nga herësi i distancës nga shufra ku zbatohen forcat hyrëse dhe dalëse, duke supozuar se nuk ka hubje në fërkim apo flekibilitet.
Llozi është në ekuilibër në qoftë se prodhimi i forcës dhe krahut të saj është i barabartë me prodhimin e peshës dhe krahut të saj apo momenti statik i forcës me momentin statik te peshës.
Zbatimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parimi i llozit zbatohet në një numër të madh rastesh si dhe në praktikën e përditshme, për shembull, tek gërshëret, pincetat, thyesja e arrave, mjetet e ndryshme për prerje, hapje, mjete për ndrydhje etj. Te gjitha llojet e loozit bëjnë pjesë në makina të thjeshta. Makina të thjeshta quhen veglat e punës ose edhe një trup me atë të të cilëve me forcë të vogel përvetësohet punë më e madhe.
Përdorimi i hershëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet më të hershme të përdorimit të llozit datojnë nga shekulli i tretë para Krishtit dhe u përdoren nga Arkimedi. "Më jepni një vend për të qëndruar, dhe unë ka mundësi ta lëviz Tokën me të" është thënie e Arkimedit i cili dha gjendjen korrekte matematikore të principit të llozit.[1]
Supozohet se[2] në Egjiptin antik, ndërtimtarët përdorin llozin për të lëvizur dhe ngritur obeliske që peshonin më shumë se 100 tone.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mackay, Alan Lindsay (1991). "Archimedes ca 287–212 BC". A Dictionary of scientific quotations. London: Taylor and Francis. fq. 11. ISBN 978-0-7503-0106-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Budge, E.A. Wallis (2003). Cleopatra's Needles and Other Egyptian Obelisks. Kessinger Publishing. fq. 28. ISBN 978-0-7661-3524-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)