Fiku
Fiku
|
Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.
Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.
Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut.Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. Fiq gjenden 270 kalori. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. Fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. == Përhapja ==
Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).
Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2020
Prodhimi i fikut – 2020 | |
---|---|
Vendi | (ton) |
320,000 | |
201,212 | |
144,246 | |
116,143 | |
107,791 | |
59,900 | |
46,502 | |
27,084 | |
21,889 | |
19,840 | |
19,601 | |
Bota |
1,264,943 |
Source: United Nations FAOSTAT[1] |
Në vitin 2020, prodhimi botëror i fikut ishte 1.26 milion ton, ku Turqia kishte 25% të prodhimit total, pasuar nga Egjipti, Maroku, dhe Algjeria. Këtë vit Shqipëria ishte radhitur në vendin e 9 me 21 889 ton të fikut të prodhuar.[1]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Trungu i Fikut
-
Fiku gjysmë i pjekur
-
Fruti i pjekur
-
Prerje tërthore e frutit të fikut
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- RHS A-Z encyclopedia of garden plants. United Kingdom: Dorling Kindersley. 2008. fq. 1136. ISBN 978-1405332965.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - {cite book| title=Confronting the Classics | url=https://archive.org/details/isbn_9780871407160 | url-access=registration | author=Mary Beard| year=2013| page=128| publisher=Liveright Publishing Corporation, a division of W.W. Norton & Company | isbn=9780871407160 }}
- Leroi, Armand Marie (2014). The Lagoon: How Aristotle Invented Science (në anglisht). Bloomsbury. fq. 244–247. ISBN 978-1-4088-3622-4.
- Lyle, Katie Letcher (2010) [2004]. The Complete Guide to Edible Wild Plants, Mushrooms, Fruits, and Nuts: How to Find, Identify, and Cook Them (bot. 2nd). Guilford, CN: FalconGuides. fq. 96. ISBN 978-1-59921-887-8. OCLC 560560606.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Walker, Barbara (1988). The Woman's Dictionary of Symbols and Sacred Objects. Harper One. fq. 484.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Eric Brandon Roberts (2012). The Parables of Jesus Christ:: A Brief Analysis. Booktango. ISBN 9781468908800.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Landranco, Guido (2001). Mediċina popolari ta' l-imgħoddi fil-gżejjer Maltin [Popular medicine of the past in the Maltese islands] (në maltisht). Valletta, Malta: Klabb Kotba Maltin. ISBN 99909-75-97-3.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Raw fig production in 2018; Crops/World Regions/Production Quantity from picklists" (në anglisht). UN Food and Agriculture Organization Corporate Statistical Database, FAOSTAT. 2019. Marrë më 7 qershor 2020.