[go: up one dir, main page]

Jump to content

Dream Theater

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dream Theater
Dream Theater në 2020. Majtas-djathtas: John Petrucci, James LaBrie, Mike Mangini, Jordan Rudess dhe John Myung.
Dream Theater në 2020. Majtas-djathtas: John Petrucci, James LaBrie, Mike Mangini, Jordan Rudess dhe John Myung.
Websitedreamtheater.net

Dream Theater është një grup progressive metal amerikan i themeluar në vitin 1985 nga John Petrucci, Mike Portnoy, dhe John Myung. Grupi është i përbërë nga këta tre anëtarë si dhe nga dy anëtarë të mëvonshëm, James LaBrie dhe Jordan Rudess.

Dream Theater është bërë një nga grupet më të suksesshëm të progressive rock-ut pavarësisht nga rënia e popullaritetit të zhanrit në mes të viteve 1970. Albumet e tyre më të shitura janë Images and Words (1992), të cilit iu dha çmimi Inçizimi i Artë dhe i cili konsiderohet fuqishëm si album themelor i progressive metal-it, edhe pse ai arriti vetëm pozitën #61 në tabelën Billboard 200; dhe Awake (1994), i cili arriti pozitën #32 në tabelën Billboard 200. Dream Theater kanë shitur më shumë se 2.1 milion albume në Shtetet e Bashkuara, dhe më shumë se 10 milion albume në mbarë botën.

Grupi është i njohur për aftësitë teknike të çdo instrumentalisti, duke fituar kështu shumë shpërblime nga revista të ndryshme muzikore. Ata janë jashtëzakonisht të respektuar nga shumë emra të njohur të rock dhe heavy metal muzikës, duke rezultuar kështu në shumë bashkëpunime në mes të anëtarëve të Dream Theater me shumë muzikantë të njohur. Një shembull i njohur është që kitaristi i tyre John Petrucci u emërua si kitaristi i tretë në turnenë G3 me Steve Vai-n dhe Joe Satriani-n për gjashtë herë, më shumë se çdo kitarist tjetër i ftuar.

Dream Theater njihen edhe për këngët e tyre të gjata me strukturë të komplikuar, karakteristikat unike të kompozimit, performancat live, kulturën "bootleg", logon, dhe verzionet e mbuluara të këngëve të artistëve të ndryshëm.

Pas një shfaqjeje të Dream Theater në Salt Lake City, guvernatori Jon Huntsman, Jr. e shpalli 30 korrikun "Dita e Dream Theater" në shtetin e Utah-it.

Albumi i dhjetë i grupit, Black Clouds & Silver Linings, është lansuar më 23 qershor 2009. Ai e theu rekordin e grupit duke hyrë në US Billboard 200 në pozitën #6 dhe në Eurochart Hot 100 në pozitën #1.

Themeluesit e grupit (John Myung, Mike Portnoy dhe John Petrucci) në vitin 1985

Dream Theater u formua në vitin 1985 nga kitaristi John Petrucci, basisti John Myung dhe bateristi Mike Portnoy gjatë studimeve në Berklee College of MusicBoston. Kevin Moore, shoku i ngushtë i Petrucci-t, u rekrutua që t'i binte tastierës, dhe Chris Collins u rekrutua si vokalist.

Kuinteti e mori emrin Majesty (emër ky i frymëzuar nga përshkrimi i Mike Portnoy-t për pjesën përmbyllëse të këngës "Bastille Day" të grupit Rush), dhe studentët e lanë shkollën që të koncentroheshin në bend.

Projekti i tyre i parë madhor i inçizuar ishte Majesty demos, një koleksion i demo-ve që u lansuan në vitin 1986. Koleksioni i cili ishte i inçizuar në një kasetë të thjeshtë u shit në 1,000 kopje brenda gjashtë muajve, duke u shpërndarë kështu në të gjithë skenën e progressive metal-it në botë.

Sidoqoftë, në nëntor të vitit 1986, pas disa muajve që kaluan së bashku, Chris Collins u përjashtua nga grupi, për shkak të dobësive të këndimit. Pas një viti duke u munduar ta gjenin një zëvendësim, Charlie Dominici, i cili ishte më i vjetri dhe i cili kishte më së shumti eksperiencë se çdokush në bend, u pranua pas një audicioni. Me stabilitetin që Dominici ja dhuroi grupi, ata filluan që të performonin në më shumë shfaqje nëpër territorin e New York City-t, dhe fituan një popullaritet si një bend i cili nuk kishte lansuar ende as një album.

Pak kohë pasi Dominici ju bashkangjit grupi, ata u detyruan që ta ndryshonin emrin e tyre sepse një bend tjetër me emrin "Majesty" i kërcënoi ata se do të ngrente padi. Shumë emra u menduan deri sa babai i Mike Portnoy-t ju sugjeroi atyre emrin Dream Theater, që ishte emri i një teatri të demoluar në Monterey, Kaliforni.

Ata e nënshkruan kontratën e parë të inçizimit me Mechanic (një degë e Music Corporation of America) në vitin 1988 dhe u bënë gati që ta inçizonin albumin e tyre të parë.

When Dream and Day Unite u lansua në vitin 1989 dhe u prit më keq se sa që u parashikua nga grupi. Mechanic quan dorë nga premtimet e mëdha financiare që u kishin dhënë grupi para se ta nënshkruanin kontratën, kështu që Dream Theater qenë shumë të kufizuar që ta promovonin albumin e tyre nëpër New York City. Turneu reklamues u përbë vetëm nga pesë koncerte që u bënë në New York dhe Rhode Island.

Pas koncertit të katërt, Dominici u përjashtua nga grupi për shkak të kreativitetit të ndryshëm me anëtarët e tjerë të grupit. Pak kohë më pas, sido që të jetë, Marillion i ftuan Dream Theater që ta hapnin koncertin e tyre në Ritz të New York-ut, kështu që Dominici-t iu dha mundësia që të performonte me grupin për herë të fundit. U deshën edhe dy vjet të tjera para se Dream Theater ta kishin vokalistin e ri.

Kopertina e "Another Day"

Pas përjashtimit të Charlie Dominici-t, Dream Theater luftuan dhe ia dolën që ta prishnin kontratën me Mechanic, dhe e hapën një audicion për vokalist të ri. Përderisa e gjetën vokalistin e ri, ata e shkruan të gjithë materialin për albumin e tyre të dytë, Images and Words.

Në audicionin e tyre morën pjesë më shumë se 200 persona (duke përfshirë këtu edhe themeluesin dhe liderin e grupit Fates Warning, John Arch), por, të gjithë dështuan për arsye të ndryshme. Në vitin 1991 një kasetë erdh nga vokalisti kanadez i grupit Winter Rose, Kevin James LaBrie, i cili fluturoi menjëherë për në New York që të merrte pjesë në audicion. Pas disa ushtrimeve me grupin ai u pranua si vokalist i përhershëm, dhe filloi ta përdorte emrin e tij të mesëm, James, që t'i ikte ngatërrimit me Kevin Moore.

Dream Theater vazhduan për disa muaj që të mbanin koncerte të vogla dhe punuan në pjesët vokale për materialin të cilin tashmë e kishin shkruar. ATCO Records (tani EastWest) nënshkruan kontratë me grupin për 7 albumet e ardhshme, duke i besuar reputacionit të tyre të fuqishëm.

Albumi i tyre i parë i cili u lansua nën kontratën e re ishte Images and Words (1992), i cili është gjithashtu edhe albumi i parë në mes të shumë albumeve të tyre që u inçizua në BearTracks Studios. Kënga "Pull Me Under" u lëshua shumë nëpër radio të ndryshme, dhe si rezultat kompania iu dha atyre të drejtën e inçizimit të një video klipi, i cili qarkulloi për një kohë të gjatë në MTV.

Suksesi i "Pull Me Under", duke u kombinuar me turnetë masive që bënë Dream Theater nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Japoni ndihmuan që albumi Images and Words ta merrte çertifikatën e Inçizimit të Artë në Amerikë dhe atë të Inçizimit të Argjendtë në Japoni. Albumi u prit jashtëzakonisht mirë nga kritikat dhe u bë një pikë referimi i zhanrit progressive metal. Ky album është ende albumi më i shitur i Dream Theater.

Në vitin 1993 ata e vashduan turnenë e tyre në Evropë, e cila përfshiu një shfaqje në të famshmen Marquee jazz club në Londër. Ajo shfaqje u inçizua dhe u lansua me emrin Live at the Marquee, që ishte edhe live albumi i parë i Dream Theater, dhe një kompilim nga koncertet e tyre në Japoni (bashkë me disa prapaskena të koncerteve) u lansua me emrin Images and Words: Live in Tokyo.

Të etshëm për të punuar material të ri, Dream Theater u zmbrapsën në studio në maj të vitit 1994. Mbledhja e vitit 1994 qe mbledhja e parë ku i gjithë grupi së bashku (duke përfshirë tani edhe vokalistin) punoi në material për albumin e ri, jo si në albumin Images and Words, ku ata e bënë të gjithë komponimin pa vokal, dhe nuk e kishin të ardhmen e qartë, duke u brengosur se si do të shkonte i gjithë procesit.

Awake u lansua në tetor të vitit 1994. Ky album posedoi një zë më të zymtë se albumet e mëparshme të grupit, gjë që shkaktoi shumë kritika në mes të admiruesve të tyre, por prapë se prapë u prit shumë mirë nga kritika të tjera dhe arriti të shumëzonte admiruesit e tyre. Pak para se të miksohej albumi, Kevin Moore i tha anëtarëve të tjerë të grupit se ai dëshironte të koncentrohej në interesat e tij muzikore dhe do të dilte nga Dream Theater. Kjo gjë e tronditi grupin i cili kishte vetëm dy vite që ishte stabilizuar pas një gjysëm dekade të trazuar, por Moore nuk ishte më i interesuar të jetonte një jetë të turneve, dhe nuk ishte i interesuar as në zhanrin të cilin Dream Theater e bënin, kështu që këto dy parti vazhduan secila në udhën e vet.

Si rezultat i këtij lajmi, grupi në vend se ta promovonte albumin e tij nëpër turne, atij iu desh që të zvarritej për ta gjetur një sintisajzerist të ri.

Jens Johansson, i cili u bë anëtar i grupit Stratovarius, ishte personi më potencial për zgjedhje i cili mori pjesë në audicion; sidoqoftë, anëtarët e Dream Theater dëshiruan që pozitën e sintisajzeristit në bend t'ia jepnin Jordan Rudess-it, për të cilin ata kishin lexuar në revistën Keyboard Magazine se ishte shpërblyer "Best New Talent". Rudess u ftua që të ta bënte një performancë eksperimentale me Dream Theater duke shpresuar se ai do t'i bashkangjitej grupit. Performanca që u mbajt në BurbankCalifornia-s shkoi mirë, por Rudess e pranoi ftesën e grupit The Dixie Dregs që t'iu bashkangjitej atyre. Atëherë Dream Theater e morën Derek Sherinian si sintisajzerist provë, dhe pas mbylljes së turnesë reklamuese të Awake, Derek Sherinian u bë sintisajzeristi i përhershëm i grupit.

Bendi së bashku me ish-sintisajzeristin e tyre Derek Sherinian (në mes)

Pas kërkesës së admiruesve e deri te EastWest, Dream Theater e inçizuan këngën e tyre të pa lansuar "A Change of Seasons", e cila ishte shkruar në vitin 1989 dhe do të paraqitej në albumin Images and Words, dhe e cila do të shpërndahej si EP me koleksione të koncerteve live. Pas disa koncerteve të shkurtra për ta reklamuar EP-në, Dream Theater edhe një herë hynë në studio për ta shkruar albumin e tyre të ardhshëm.

Tërësisht, gati dy CD-ja me material u shkruan në mbledhjet që grupi bëri duke përfshirë edhe këngën 20-minutëshe dhe pasuese të albumit Images and Words, "Metropolis Part 1: The Miracle and the Sleeper". Sidoqoftë, kompania nuk lejoi lansimin e një albumi të dyfishtë sepse ata menduan se një inçizim 140-minutësh nuk do të ishte i kapshëm për audiencën e përgjithshme, kështu që gjysma e këngëve u desh që të këputeshin.

Kështu EastWest, për ta shtyrë grupin që ta adaptonte një zë më të përafërt me rrymën qëndrore të muzikës, rekrutuan producentin Desmond Child që të punonte me John Petrucci-n për ta rishkruar tekstin e demo-s së tij "You Or Me". Kryesisht i gjithë grupi punoi në rishkrimin e asaj kënge, e cila në album doli me emrin "You Not Me" në një formë që shumë pak lidhet me origjinalin e mëparshëm.

Materiali që ia doli të paraqitej në një album të përshtatshëm u quajt Falling into Infinity (1997), i cili morri një përzirje të pranimit nga fansat tradicional të Dream Theater. Pavarësisht se albumi pati disa këngë shumë progressive, këngët si "Hollow Years" dhe "You Not Me" i shtyri disa të besonin se kishte lindur një "Dream Theater me zë të rrymës qëndrore", sikurse lëshimi i albumit Empire nga grupi Queensrÿche që i kishte bërë njerëzit të besojnë të njëjtën gjë. Albumi u bë edhe hall komercial e edhe hall i kritikave, por më vonë ai filloi ta rehabilitonte një zgjerim, dhe interesimi u rrit pasi Mike Portnoy tha se këngët e papërdorura - duke përfshirë disa më progressive si "Raise the Knife" - do të lëshoheshin përmes YtseJam Records.

Gjatë turnesë botërore "Falling Into Infinity" në Evropë, dy koncerte (në Francë dhe Holandë) u inçizuan për një live album të quajtur Once In A LIVEtime. Albumi u lëshua pothuajse në të njëjtën kohë me videon 5 Years in a LIVEtime, e cila e tregon kohën prej se Kevin Moore e la grupin deri te turneu reklamues i Falling Into Infinity.

Në vitin 1997, Mike Varney i Magna Carta Records e ftoi Mike Portnoy-n ta bënte një progressive supergrup për të punuar në një album, i cili do të bëhet albumi i parë në linjën e gjatë të projekteve anësore të anëtarëve të Dream Theater. Personeli që përfundimisht u caktua u përbë nga Mike Portnoy në bateri, John Petrucci në kitarë, Tony Levin i grupit King Crimson në bas kitarë, si dhe Jordan Rudess, i cili ishte ndarë nga The Dixie Dregs, në tastierë. Grupi e mori emrin Liquid Tension Experiment. Ky bend shërbeu gjithashtu që Portnoy dhe Petrucci ta ftonin përsëri Jordan Rudess-in që t'iu bashkangjitej në Dream Theater. Ai më në fund pranoi dhe u bë sintisajzeristi i përhershëm i Dream Theater. Fatkeqësisht për Derek Sherinian, kjo nënkuptoi se ai u përjashtua nga puna, edhe pse ai më vonë e bëri një solo karrierë shumë të suksesshme.

Dream Theater së bashku me sintisajzeristin e tyre aktual Jordan Rudess (i dyti nga e djathta) rreth vitit 1999

Të paisur me një antëtar të ri, Dream Theater hynë edhe një herë në studion BearTracks për ta inçizuar albumin e tyre të ri. Ndoshta për shkak të reagimeve të ashpra që iu bënë albumit Falling into Infinity, këtë herë kompania ia dha grupit lirinë absolute për muzikën që do ta bënte. Pjesa vazhduese e këngës "Metropolis Part 1: The Miracle and the Sleeper", e cila ishte shkruar në mbledhjet e Falling into Infinity (por që nuk ishte përfshirë në këtë album) u mor si bazë për komponimin e tyre të mëtutjeshëm.

Ata vendosën që këngën 20-minutëshe ta rishkruanin dhe ta zgjeronin bashkë me anëtarin e tyre të ri në një koncept album, tregimi e të cilit do të sillej rreth temave si reinkarnimi, vrasja dhe tradhëtia. Që të shmangeshin trazirat tek admiruesit e tyre, një perde e shtrënguar e fshehtësive e mbuloi procesin e shkrimit dhe të inçizimit të albumit. Të vetmet gjëra që admiruesit e tyre i dinin ishin lista e këngëve e cila kishte dalur në kundërshtim me dëshirën e grupit dhe data e lansimit të albumit. Ata nuk dinin asgjë për titullin, muzikën, apo as se ishte një koncept album. Në vitin 1999, Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory u lansua duke u pritur nga një brohoritje e madhe. Ky album u konsiderua si kryevepra e Dream Theater nga shumë admirues dhe kritika, edhe pse ai e arriti vetëm vendin #73 nëpër tabela. Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory zakonisht krahasohet me albumin Operation: Mindcrime të grupit Queensrÿche, një tjetër koncept album i cili u lansua një dekadë më herët.

Turneu botëror që pasoi e dërgoi grupin në shumë vende që ata nuk kishin qenë më parë, duke iu marrë atyre një vit që ta përfundonin. Për një shfaqje speciale në Roseland Ballroom të New York-ut, aktori Kent Broadhurst u pagua që ta luante rolin e hipnoterapistit, dhe kori kishtarë i udhëhequr nga Theresa Thomason u angazhua që të performonte në pjesë të caktuara të shfaqjes. Kjo shfaqje, e fundit në turnenë e Amerikës Veriore, u inçizua si DVD-ja e parë e grupit. Pas shumë pengesave teknike, admiruesit e Dream Theater më në fund depërtuan te DVD-ja, e cila u quajt Metropolis 2000: Scenes From New York, në vitin 2001. Pak kohë pasi që kjo DVD u lansua, grupi shpalli që verzioni audio i koncertit (në CD), që përfshinte të gjithë listën katër-orëshe të këngëve (shumë këngë u hoqën nga DVD-ja për ta ruajtur hapësirën) do të lëshohej në të ardhmen e afërt.

Kopertinat e Live at the Marquee dhe Live Scenes From New Your. Vërejeni siluetën e Kullave Binjake në flakë (ana e djathtë)

Në kopertinën e CD-së së këtij koncerti (i cili u titullua Live Scenes From New York ishte një nga logot e vjetra të Dream Theater (zemra duke u kallur nga periudha e Images and Words, modeli i së cilës u morr nga Zemra e Krishtit), por këtu jo duke u paraqitur si zemër, por si mollë, një aluzion ky për Big Apple, nofkë e New York City-t. Molla qëndron në horizontin e New York-ut në mes të flakës, ku mund të shihen edhe Kullat Binjake. Por, këtu ndodhi një koinçidencë fatkeqe, pasi që albumi u lëshua më 11 shtator 2001 - mu në ditën e njëjtë kur terroristët i sulmuan Kullat Binjake. Lëshimi i albumit u anulua menjëherë, por shumë kopje të albumit ranë në duart e admiruesve të tyre. Albumi u ri-lëshua pak kohë më pas, me disa korrigjime të kopertinës.

Dream Theater hynë përsëri në studion BearTracks pët ta inçizuar albumin e tyre të gjashtë. Pas pesë viteve që ata kërkuan nga EastWest që t'i lejonin ta lansonin një album të dyfishtë, atyre iu erdh rasti që më në fund ta bënin këtë me Six Degrees of Inner Turbulence (2002). CD-ja e parë përmbante pesë këngë me gjatësi prej 6-14 minutave, dhe CD-ja e dytë u dedikua tërësisht për këngën 42-minutëshe, "Six Degrees of Inner Turbulence", e cila është edhe sot e kësaj dite është kënga më e gjatë e Dream Theater.

Six Degrees of Inner Turbulence përfundoi duke u pritur shumë mirë nga kritikat dhe nga shtypi. Ishte albumi më publik i Dream Theater që nga Awake, duke arritur pozitën #46 në Billboard charts dhe pozitën #1 në Billboard Internet charts. Sidoqoftë, disa admiruesve iu mungoi kompleksiviteti i hershëm i grupit i cili filloi të zvogëlohej në komponimet e tyre, duke u zëvendësuar me solo-t virtuoze të tejzgjatura.

Gjatë vitit tjetër ata përsëri patën turne nëpër të gjithë botën, këtë herë me një shfaqje të zgjeruar duke përfshirë disa koncerte speciale ku ata mbuluan dy albume, Master of PuppetsMetallica-s dhe The Number of the BeastIron Maiden.

Pas përfundimit të turnesë së tyre reklamuese dhe shumë projekteve anësore, Dream Theater hynë në studio për ta inçizuar albumin e tyre të ri Train of Thought (2003), më i "rëndi" album deri në atë kohë, i shkruar brenda tri javëve. Albumi pati sukses kritik, por pati gjithashtu edhe efektin polarizues, duke ftohur kështu shumë admirues të cilët kënaqeshin me influencat tradicionale nga bendet si Yes apo King Crimson më shumë se nga influencat moderne si Tool apo Metallica. Pavarësisht nga kjo, ky album e zgjeroi rrjetin e admiruesve të grupit, duke marrur kështu me vehte edhe admirues të heavy metal muzikës dhe alternative metal-it.

Potezi i tyre i ardhshëm qe lansimi i një tjetër kombinimi CD\DVD live, këtë herë i inçizuar në të famshmen Nippon Budokan HallTokyo, gjatë kohës kur ishin në Japoni gjatë turnesë së tyre botërore. Live at Budokan u lansua më 5 tetor 2004, duke e vazhduar kështu më tutje reputacionin e Dream Theater si përfaqësuesit kryesorë të progressive metal-it live.

Pasi që e përfunduan turnenë e tyre reklamuese të Train of Thought në vitin 2004, ata hynë në studion Hit Factory në New York City për ta inçizuar albumin e tyre të tetë. Ata qenë grupi i fundit që inçizuan në atë studio të famshme, dhe pasi që ata e përfunduan mbledhjen e fundit, aty u ndalën dritat përgjithmonë.

Dream Theater në vitin 2005

Octavarium u lansua më 7 qershor 2005 dhe e qoi zërin e Dream Theater edhe në një drejtim të ri. Në mes të tetë këngëve gjendet vazhdimi i suitës "Alcoholics Anonymous", programi i Mike Portnoy-t i cili u paraqit në tre albumet e fundit, si dhe kënga me emër të albumit, rivalja epike e këngës "A Change Of Seasons", e cila përfshinë shumë stile muzikore në kohëzgjatjen e saj 24-minutëshe. Si çdo album i grupit, edhe Octavarium ka pranuar shumë kritika të ndryshme nga admiruesit dhe ka qenë tema e një debati të ashpër. Disa admirues menduan se grupi e teproi me inspirimin e tij nga bendet tjera (p.sh. kënga "Never Enough" është krahasuar me këngën "Stockholm Syndrome" të grupit Muse, ndërsa kënga "I Walk Beside You" kombinon një zë që përngjan në zërin e U2-së, Coldplay dhe Peter Cetera-s). Octavarium është albumi i fundit që doli nën kontratën me Elektra Records.

Dream Theater patën turne ekstenzive gjatë viteve 2005 dhe 2006 për ta festuar 20 vjetorin e tyre si bend, duke përfshirë këtu edhe udhëheqjen e festivalit Gigantour (bashkë me grupin Megadeth). Gjatë një shfaqjeje më 2 gusht 2005 në Dallas, grupi pagoi haraçin e gitaristit virtuoz Dimebag Darrell të grupit Pantera, duke e performuar këngën "Cemetery Gates" pas rikthimit në skenë; çka e bëri performancën edhe më të mrekullueshme ishte paraqitja e papritur e Russell Allen, Burton C. Bell dhe Dave Mustaine, të cilët iu bashkangjitën grupit në skenë për të performuar pjësë të caktuara të këngës.

Më vonë Dream Theater e përfunduan koncertin Gigantour dhe vazhduan serinë e koncerteve të tyre, duke përfshirë këtu edhe një shfaqje në të famshmen Radio City Hall të New York City-t më 1 prill 2006 me "Orkestrën e Oktavarium-it". Shfaqja u quajt Score dhe u inçizua në CD dhe DVD, ku pastaj u lansua më 29 gusht 2006 përmes Rhino Records.

Dream Theater në studio gjatë inçizimit të Systematic Chaos

Systematic Chaos u lansua më 5 qershor 2007. Përmban 7 këngë ("In The Presence of Enemies" është ndarë në dy pjesë, pjesa e parë e fillon albumin, ndërsa e dyta e mbyllë). AA Saga e Mike Portnoy-t gjithashtu është vazhduar në këtë album me këngën "Repentance". Gjithashtu, edhe një këngë politike bën pjesë në këtë album, e quajtur "Prophets of War", duke e bërë Systematic Chaos albumin e katërt me radhë që përmban këngë politike (këngët politike të tri albumeve të kaluara janë "The Great Debate", "In The Name Of God", dhe "Sacrificed Sons").

Systematic Chaos arriti poziten #19 në Billboard 200, duke e bërë startin më të mirë të një albumi në karrierën e Dream Theater.

Turneu i viteve 2007/2008 filloi në Itali. Dream Theater ishin një ndër udhëheqësit e koncertit Gods of Metal. Ky koncert filloi më 3 qershor 2007. Bendet tjera që morrën pjesë në këtë koncert janë Heaven and Hell, Blind Guardian, Dimmu Borgir, Porcupine Tree, Symphony X, Anathema, Sadist, dhe DGM. Dream Theater gjithashtu u paraqiten në Fields Of Rock Festival në Holandë më 17 qershor 2007. Ata gjithashtu u paraqitën në koncerte tjera të ndryshme si Download Festival dhe Hellfest Summer Open Air me bende të tjera, duke përfshirë Megadeth, Mastodon, Slayer, etj.

Libri i autorizuar "Lifting Shadows", që e detajizon biografinë e grupit për 20 vitet e para, doli në shitje në fund të vitit 2007.

Më 1 prill 2008 u lansua Greatest Hit (...and 21 Other Pretty Cool Songs), një kompilim me 2 cd-ja. Titulli me humor i referohet këngës "Pull Me Under", hitit të vetëm të grupit. Ky labum është albumi i parë "greatest hits" i Dream Theater, i cili përfshiu edhe disa miksime këngë të palansuara më parë.

Dream Theater e përfunduan turnenë e tyre "Progressive Nation 2008", e cila filloi më 2 maj 2008. Partnerët e tyre në këtë turne qenë Opeth, Between the Buried and Me dhe 3. Për dallim prej turneve të mëparshme, Dream Theater këtë herë performuan në qytetet të cilat nuk i kishin vizituar kurrë apo shumë kohë më parë.

Dream Theater e lansuan edhe një DVD të quajtur Chaos In Motion 2007-2008. DVD-ja është një kompilim i këngëve nga shfaqje të ndryshme gjatë turnesë së tyre "Chaos in Motion". U lansua më 30 shtator 2008.

Fonti "Dream Theater" dhe simboli "Majesty"

Në karrierën e hershme, Dream Theater adaptuan një logo (e njohur si simboli "Majesty") si dhe fontin e shkronjave që është paraqitur në shumicën e materialit promovues të tyre së paku në çdo faqe të parë të kopertinës, me përjashtim të Once in a LIVEtime. Edhe pasi që grupi e ndërroi emrin (nga Majesty në Dream Theater), simboly "Majesty" ju mbeti si shenjë zyrtare.

Simboli "Majesty" rrjedh nga shenja e Mary Queen of Scots, e cila u ri-punua nga Charlie Dominici për përdorim në kopertinën e When Dream and Day Unite.

Performancat live

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë karrierës së tyre, koncertet e Dream Theater gradualisht janë zmadhuar, zgjatur dhe janë bërë më të llojllojshme. Shembulli më i dukshëm është lista e alternuar e këngëve të tyre. Kjo do të thotë se çdo natë në çdo turne e ka listën e vet të këngëve, listë e cila punohet nga Mike Portnoy në mënyrë të përpiktë dhe e cila garanton për unikumin e saj. Kështu, këngët që performohen në një natë nuk performohen në natën tjetër, duke garantuar që njerëzit që i shohin disa herë Dream Theater në vendin e njëjtë nuk do t'i dëgjojnë këngët e njëjta, madje edhe lista e këngëve që janë performuar nga grupi kur kanë qenë për herë të fundit në një vend shqyrtohet, dhe siguurohet që herën e ardhshme kur grupi do të vijë prapë në atë vend këngët nuk do të përsëriten. Kjo bëhet për shkak të fansave që shkojnë ta shohin grupin vazhdimisht. Që të jetë kjo e mundshme, grupi përgatitet të luajë shumicën e katallogut në cilëndo performancë, varësisht nga Portnoy se çka fut ai në program për atë natë. Ky proces gjithashtu kërkon përdorimin e një sistemi të komplikuar për ndriçim që është i aftë ta ekzekutojë ndriqimin e para-konfiguruar që bazohet në çdo këngë veçmas.

Dream Theater pas një koncerti në turnenë Progressive Nation (2008)

Të njohur për shkathtësi të rëndësishme muzikore, Dream Theater kanë performuar me bende të zhanreve të llojllojshme. Disa nga partnerët e tyre më të njohur të turneve janë Deep Purple, Emerson Lake and Palmer, Iron Maiden, Joe Satriani, King's X, Marillion, Megadeth, In Flames, Pain of Salvation, Porcupine Tree, Queensrÿche, Spock's Beard, Fear Factory, Enchant, Symphony X, dhe Yes. Në vitin 2005, Dream Theater bashkë me grupin Megadeth e udhëhoqën festivalin Gigantour.

Turnetë e plota botërore të grupit, që nga Six Degrees of Inner Turbulence, kryesisht janë quajtur si turne "Mbrëmje me ...", në të cilat grupi performon së paku për 3 orë me ndërprerje dhe pa para-bend. Shaqja që u inçizua për Live Scenes From New York zgjati afër 4 orëve (James LaBrie pas konceritit me humor kërkoi ndjesë nga audienca për "setin e shkurtër"), dhe rezultoi që Mike Portnoy për pak të shtrihej në spital.

Në koncertet e Dream Theater ekziston një sasi rëndësishme e humorit, e rastësive, dhe e improvizimit. Në mes të këngës "A Change of Seasons" është mjaft e zakonshme të përdoren temat e major League Baseball dhe The Simpsons, dhe Jordan Rudess-it iu është bërë pothuajse rutinë që ta ndryshojë solon e tij, zakonisht duke e luajtur pjesën ragtime të këngës "When The Water Breaks" nga Liquid Tension Experiment 2. Kuotime të tjera përfshijnë "Mary Had a Little Lamb" gjatë "Endless Sacrifice" në Gigantour; një ndërprerje të inspiruar nga organo calliope në mes të strofave të këngës "Under a Glass Moon"; një kuotë nga melodia kryesore e këngës "Don't Cry for Me, Argentina" përdoret nga John Petrucci kur e performon intron e solos në këngën "Through Her Eyes" në Buenos Aires; dhe Marshin Turk në një koncert në Stamboll. Në turnenë e fundit botërore "20th Anniversary World Tour", Rudess madje e përdor edhe temën e "Twinkle, Twinkle, Little Star" gjatë një ndërprerjeje në këngën "Endless Sacrifice".

Jordan Rudess dhe John Petrucci duke performuar përballë njëri tjetrit (2008)

Herë pas here, ndonjë pjesëmarrës merret nga audienca që të performojë në skenë, një shembull që mund të shihet në solon e Mike Portnoy-t në Live at Budokan DVD. Kanë ndodhur edhe disa "festime spontane të ditëlindjeve", kur ndonjë anëtar i grupit apo i brigadës e ka pasur ditëlindjen përkatësisht në të njëjtën datë me koncertin, që normalisht kanë rezultuar me një tortë të hedhur mbi subjektin.

Ndoshta shembulli më i mirë i strukturave të paparashikuara të koncerteve është koha kur Derek Sherinian ka qenë në Dream Theater. Në disa shfaqje, anëtarët e grupit i ndërrojnë instrumentet dhe performojnë në fund të koncertit me emrin Nightmare Cinema. Ata zakonisht e kanë mbuluar këngën e Deep Purple "Perfect Strangers", dhe vetëm një herë këngën e Ozzy Osbourne "Suicide Solution". Në disa shfaqje tjera, Sherinian, Petrucci dhe Portnoy dalin në skenë me emrin "Nicky Lemons and the Migraine Brothers". Sherinian, që ka të veshur një qafore gëzofi dhe syze dielli si risi, e performon një këngë pop-punk të quajtur "I Don't Like You", me Petruccin dhe Portnoy-n si vokal përcjellës.

Dream Theater si liderë në turne e kanë pasur audiencën më të madhe në Santiago, Kil, ku numri i njerëzve ka arritur në 20,000 më 6 dhjetor 2005.

Kultura "Bootleg"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mike Portnoy e filloi serinë e "bootleg"-ave zyrtarë si reagim ndaj pëlqimit të koncerteve live nga fansat e Dream Theater. Këtu tregohet kopertina e një "bootleg"-u zyrtarë e koncertit që është mbajtur në Tokyo, Japoni më 28 tetor 1995

Dream Theater janë një ndër bendet më të inçizuara nga audienca në zhanrin e progressive metal-it. Që nga koncertet e tyre të hershme në New York si Majesty, fansat kanë xhiruar gati çdo shfaqje të tyre (ndonjëherë gjinden disa verzione të një koncerti të vetëm), dhe disa nga inçizimet më profesionale janë lëshuar zyrtarisht.

Megjithatë, jo çdo anëtar e toleron lëshimin e "bootleg"-ave të Dream Theater. Mike Portnoy është anëtari më pro-bootleg, meqenëse ai ishte një koleksionar i etur i shumë inçizimeve "bootleg" në moshën rinore të tij dhe vazhdon ta posedojë arkivin e këtyre xhirimeve në bodrumin e tij. John Petrucci dhe James LaBrie e kanë ngritur zërin si shenjë e kundërshtimit ndaj këtyre xhirimeve. Petrucci i kundërshton xhiruesit për shkak se ai preferon që audienca të koncentrohet në muzicientët që gjinden në skenë, e jo në rregullimin e niveleve grafike të mjeteve të tyre për inçizim. LaBrie, në anën tjetër, argumenton që këta xhirues posedojnë kontrollin mbi performancat e Dream Theater dhe nuk lejojnë që vet grupi të merret me to. John Myung ka shprehur një kundërshtim të zbehtë ndaj "bootleg" xhiruesve, por në disa intervista aj ka cekur se këto gjëra atij nuk i interesojnë shumë.

Dream Theater kanë lëshuar disa seria të "bootleg"-ave zyrtarë, demove dhe rrallësive të tjera nëpërmjet YtseJam Records, e udhëhequr nga Mike Portnoy.

Këngët e mbuluara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dream Theater janë të njohur për mbulimin e veprave të artistëve tjerë gjatë karrierës së tyre. Ata e dërguan këtë praktikë në një nivel të ri gjatë turnesë reklamuese të Six Degrees of Inner Turbulence. Në tri koncerte speciale, në Barcelonë, Chicago dhe New York City, ata mbuluan albumin e Metallica-s, Master of Puppets në tërësi, pas materialit të plotë të Dream Theater. Kjo qe një befasi për fansat, sepse grupi nuk dha asnjë shenjë që kjo do të ndodhte, është ditur vetëm se këto shfaqje do të jenë "extra special". Kjo traditë si duket rrjedh nga njëri ndër bendet më të preferuara të Mike Portnoy-t, Phish, bend i cili filloi ta bënte këtë gjest që nga viti 1994. Portnoy e sajoi këtë "mbulim të albumeve" për ta paguar haraçin e bendeve që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e Dream Theater. Këto mbulime e ndanë audiencën në dy pjesë, disa njerëz duke u shprehur se ata kanë shkuar në koncertin e Dream Theater që të dëgjojnë muzikë origjinale dhe jo vepra të artistëve tjerë. Të tjerët, prapseprap, thanë se kjo gjë ishte një "shpërblim" dhe jo zëvendësim i një koncerti normal të Dream Theater, meqenëse një koncert normal ishte mbajtur një natë më parë.

Në etapën tjetër të turnesë Dream Theater mbuluan albumin e Iron Maiden The Number of the Beast dhe pranuan reagime të ngjajshme si me Master of Puppets, edhe pse tani më është ditur se një "mbulim" do të bëhej, pasi që kjo turne përfshiu dy shfaqje të njëpasnjëshme në një qytet të vetëm. Më 11 tetor 2005, Dream Theater mbuluan albumin e Pink Floyd The Dark Side of the Moon. Në webfaqen e Dream Theater është cekur se netëve të dyta në vendet si Amsterdam, Londër, Buenos Aires, São Paulo, Tokyo, dhe Osaka (përkatësisht 11 tetor, 25 tetor, 4 dhjetor, 11 dhjetor, 13 janar, dhe 15 janar) do të performohet një album "klasik" në tërësi. Dark Side of the Moon u performua përsëri më 25 tetor në Londër. Megjithatë, në Buenos Aires dhe São Paulo albumi i zgjedhur "klasik" ishte vetë albumi i Dream Theater Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory, sepse në turnenë e tyre Metropolis 2000 ata nuk e kishin vizituar Argjentinën dhe Brazilin. Më 13 janar 2006 (Tokyo) dhe 15 janar (Osaka), Dream Theater mbuluan live albumin e Deep Purple, Made in Japan. Portnoy thotë se ai e ka planifikuar edhe një alum të mbuluar, por refuzon të tregon se kur do të ndodhë kjo apo se cili album do të mbulohet.

Anëtarët aktualë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri i anëtarit Instrumenti Vitet e kaluara në Dream Theater Ka bashkpunuar me
John Petrucci kitarë 1985 - prezent Liquid Tension Experiment, Explorers Club, G3, Marty Friedman, Derek Sherinian, Jordan Rudess, Jon Finn Group
John Myung bas kitarë 1985 - prezent Platypus, The Jelly Jam, Explorers Club, Gordian Knot
Mike Portnoy bateri 1985 - 2010, 2023 - prezent Liquid Tension Experiment, Neal Morse, Transatlantic, Yellow Matter Custard, OSI, John Arch
James LaBrie vokal 1991 - prezent Winter Rose, Ayreon, MullMuzzler, True Symphonic Rockestra, Fates Warning, Shadow Gallery, Explorers Club, Trent Gardner, Henning Pauly, Frameshift, Tim Donahue
Jordan Rudess tastierë 1999 - prezent Dixie Dregs, Liquid Tension Experiment, John Petrucci, Rod Morgenstein, David Bowie, Vinnie Moore, Noirin Ni Riain, Rhonda Larson, Paul Winter, Scott McGill, Prefab Sprout, Jupiter, Neal Morse, Daniel J, Neil Zaza, John-Luke Addison

Anëtarët e mëparshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri i anëtarit Instrumenti Vitet e kaluara në Dream Theater Statusi aktual Ka bashkpunuar me
Chris Collins vokal 1985 - 1986 këndon për grupin Winterspell
Charlie Dominici vokal 1987 - 1990 këndon për grupinDominici
Kevin Moore tastierë 1985 - 1994 udhëheq projektin Chroma Key OSI, Fates Warning
Derek Sherinian tastierë 1994 - 1999 udhëheq grupin Planet X, gjindet në grupin e Yngwie J. Malmsteen Platypus, Alice Cooper, Kiss, Billy Idol
Mike Mangini bateri 2010 - 2023 Steve Vai, Extreme, Annihilator, James LaBrie

Studio albumet dhe EP-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Titulli Kompania Shitjet në ShBA Notes
1989 When Dream and Day Unite Mechanic Records 60,000+ First studio album; studio albumi i vetëm me Charlie Dominici.
1992 Images and Words ATCO Records 620,000+ Albumi i parë me James LaBrie; konsiderohet si shpërthimi i grupit në skenë (arriti pozitën #61); iu dha çmimi i artë.
1994 Awake EastWest Records 324,000+ Albumi i fundit i grupit me Kevin Moore. Arriti pozitën më të lartë deri më sot, #32.
1995 A Change of Seasons (EP) EastWest Records 188,000+ Lëshimi i parë zyrtar i Derek Sherinian me Dream Theater. Arriti pozitën #58.
1997 Falling into Infinity EastWest Records 160,000+ Albumi i vetëm i Derek Sherinian me Dream Theater. Arriti pozitën #52.
1999 Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory Elektra Records 179,000+ Paraqitja e parë e Jordan Rudess, dhe koncept albumi i parë i grupit. Arriti pozitën #73.
2002 Six Degrees of Inner Turbulence Elektra Records 115,000+ Albumi i parë i dyfishtë i Dream Theater. Arriti pozitën #46.
2003 Train of Thought Elektra Records 143,000+ Arriti pozitën.
2005 Octavarium Atlantic Records 106,000+ Albumi i fundit që u inçizua në The Hit Factory, New York. Arriti pozitën #36.
2007 Systematic Chaos Roadrunner Records 103,000+ Albumi u lëshua 5 qershor 2007. I pari album me Roadrunner Records.
2009 Black Clouds & Silver Linings Roadrunner Records Albumi i fundit me Mike Portnoy.
2011 A Dramatic Turn of Events Roadrunner Records Albumi i parë me Mike Mangini.
2013 Dream Theater Roadrunner Records
2016 The Astonishing Roadrunner Records
2019 Distance over Time Inside Out
2021 A View from the Top of the World Inside Out
2025 Parasomnia Inside Out
Viti Titulli Kompania Shitjet në ShBA Shënime
1993 Live at the Marquee ATCO Records - Live albumi i parë; u inçizua në Londër, Angli.
1998 Once in a LIVEtime EastWest Records 75,000+ 2CD, u inçizua në Paris, Francë. Arriti pozitën #157 në Billboard charts.
2001 Live Scenes From New York Elektra Records 46,000+ 3CD, u inçizua në New York, ShBA. Arriti pozitën #120.
2004 Live at Budokan Elektra Records 35,000+ 3CD/2DVD, kombinimi u inçizua në Tokyo, Japoni.
2006 Score Rhino Entertainment 22,000+ 3CD/2DVD, u inçizua në Radio City Music Hall më 1 prill 2006 në New York, ShBA.
2008 Chaos in Motion: 2007–2008 Roadrunner
2013 Live at Luna Park Eagle Rock Entertainment
2014 Breaking the Fourth Wall Roadrunner
2020 Distant Memories Sony BMG

Videot dhe DVD-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Year Title Label Notes
1993 Images and Words: Live in Tokyo ATCO Records VHS e inçizuar në Tokyo, Japoni.
1998 5 Years in a LIVEtime EastWest Records VHS
2001 Metropolis 2000: Scenes From New York Elektra Records E njëjta shfaqje si Live Scenes From New York, por të lëshuara veçmas dhe me disa këngë më pak.
2004 Live in Tokyo / 5 Years in a LIVEtime Elektra Records DVD e kombinuar dhe e ri-lëshuar.
2004 Live at Budokan Elektra Records Kombinimi 3CD/2DVD e inçizuar në Tokyo, Japoni.
2006 Score Rhino Entertainment Kombinimi 3CD/2DVD e inçizuar në Radio City Music Hall më 1 prill, 2006 New York, ShBA.

Shpërblimet dhe certifikatat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Certifikatat e arta dhe të argjendta nga RIAA

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpërblimet individuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jordan Rudess fitoi këto shpërblime:

  • Best New Talent (Keyboard Magazine) (1994)
  • Best Keyboards Player of the Year (Burrn Magazine) (2007)

Mike Portnoy fitoi këto shpërblime nga revista Modern Drummer:

Albumi Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory u rendit #95 në listën e revistës si "100 albumet më të mira me kitarë të të gjitha kohërave".

John Petrucci ka fituar këtë shpërblim nga revista Total Guitar:

  • Guitarist of the Year (2007)
  • Bredius, Mark. Dream Theater - The Official Site.
  • Dixon, Brad et al. Official Dream Theater FAQ Arkivuar 19 prill 2010 tek Wayback Machine.
  • Hansen, Scott & Portnoy, Mike. Dream Theater Tourography Arkivuar 20 dhjetor 2008 tek Wayback Machine.
  • King, Brian. (2003). "JaM Progductions! Interview with John Petrucci and Mike Portnoy". Theater of Dreams 29, pp. 14–20.
  • Hansen, Scott. (2003). "James LaBrie: As this man thinks". Theater of Dreams 27/28, pp. 26–30.
  • Hale, Mark (1993). "1731 Majesty", Headbangers, First edition, second printing, Ann Arbor, Michigan: Popular Culture, Ink. ISBN 1-56075-029-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]