[go: up one dir, main page]

Jump to content

Çikago

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Chicago)
Çikago
Chicago
Qytet
Duke filluar nga lart, nga e majta në të djathtë: Pamje e Çikagos, Qendra e Çikagos, Teatri i Çikagos, Moli "Navy Pier", Parku Millenium, Kulla Willis, Muzeum
Duke filluar nga lart, nga e majta në të djathtë: Pamje e Çikagos, Qendra e Çikagos, Teatri i Çikagos, Moli "Navy Pier", Parku Millenium, Kulla Willis, Muzeum
Popullsia
 • Gjithsej2,707,120
Faqja zyrtarewww.cityofchicago.org

Chicago (shqip Çikago) është qytet në shtetin IllinoisSHBA. Ai është qyteti i tretë më i populluar në Shtetet e Bashkuara. Me mbi 2,7 milionë banorë, është qyteti më i populluar në shtetin e Illinois dhe Midwest. Çikago është selia e qarkut Cook.

Çikago gjendet në verilindje të Illinois në qoshen jugperëndimore të liqenit Miçigan. Qyteti shtrihet pranë liqenit Miçigan, dhe dy lumenjve, lumit Çikago në qendër të qytetit dhe lumit Calumet në anën jugore industriale. Historia dhe ekonomia e Çikagos janë të lidhura ngushtë me afërsinë me liqenin Michigan. Liqeni gjithashtu ofron një tjetër efekt pozitiv, zbut klimën e Çikagos, duke i bërë lagjet buzë liqenit pak më të ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë.

Lartësia mesatare e tokës është 176 metra mbi nivelin e detit. Pika më e ulët është përgjatë bregut të liqenit 175m, ndërsa pika më e lartë, 224 m, ndodhet në zonën e komunitetit Hegewisch në anën më jugore të qytetit.

Qyteti shtrihet brenda zonës së lagësht kontinentale klimatike dhe ka katër stinë të dallueshme. Vera është e nxehtë dhe e lagësht, me një temperaturë mesatare ditore në korrik 29,3 °C. Në një verë normale, temperatura e kalon 32 °C për 21 ditë. Dimri është i ftohtë, me dëborë dhe erë, me disa ditëve me diell, dhe me një temperaturë mesatare në janar -4,7 °C. Temperaturat shpesh (43 ditë) qëndrojnë nën zero për një ditë të tërë. Pranvera dhe vjeshta janë stinë të buta me lagështi të ulët.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, temperatura zyrtare më e lartë e Chicagos prej 42 °C është regjistruar më 1 qershor 1934 dhe 11 korrik 1936. Temperatura më e ulët prej -33 °C është regjistruar më 20 janar 1985. Valë ekstreme të ftohta në dimër dhe valë të nxehta në verë mund të zgjasin për disa ditë rresht.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]