Skip to main content

    Romina Shqypi

    Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i materialeve dixhitale kanë sjellë ndryshime drastike në çdo aspekt të jetës së përditshme dhe kjo gjë normalisht ka ndikuar edhe në fushën e mësimit. Mësimi online (apo e-learning) është... more
    Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i materialeve dixhitale kanë sjellë ndryshime drastike në çdo aspekt të jetës së përditshme dhe kjo gjë normalisht ka ndikuar edhe në fushën e mësimit. Mësimi online (apo e-learning) është konsideruar si revolucioni më i madh i teknologjisë së komunikimit dhe jo vetëm kaq por cilësohet si një kategori dhe mënyrë shumë e ndryshme komunikimi. Dhe meqënëse komunikimi është në qendër të të gjitha formave të sistemit të arsimit, kjo është një fazë shumë e rëndësishme. Shumëllojëshmëria e perspektivave që lidhen me të mësuarit online shkakton konfuzion dhe ndonjëherë edhe kontradita. Pikërisht për shkak të natyrës shumë dimensionale që ka vetë e-learning janë krijuar edhe shumë platforma dhe koncepte të cilat në një mënyrë apo një tjetër përfaqësojnë të gjitha ato cilësi që karakterizojnë e-learning. Jo vetëm që ka koncepte të ndryshme që i referohen e-learning, por termi edhe është zëvendësuar nga të tjerë, ndër të cilat MOOCs (Massive Open Online Courses). Të tilla koncepte tashmë u lejojnë mësuesve të kuptojnë sjellje të ndryshme pedagogjike dhe të angazhohen për të punuar me studentin. Gjithashtu ju japin mundësinë studentëve të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me profesorët dhe të jenë të lirë ti ndjekin leksionet sipas ritmit që duan. Pikërisht për të kuptuar më thellësisht të gjithë këtë proçes se si funksionon në brendësi, në këtë punim është marrë në studim një nga platformat më të mëdha të e-learning, ALMOOC. Nëpërmjet studimit të kësaj platforme sjellim eksperiencën e të mësuarit online me një nga teknologjitë më të fundit, por jo vetëm kaq pasi kjo platformë është e vetmja e llojit të saj që ka kurse online në gjuhën shqipe dhe ndihmon të gjithë studentët shqiptarë.
    Research Interests: