[go: up one dir, main page]

Jump to content

term

Nga Wiktionary

TERM m.

  • 1. Emërtim i përcaktuar mirë dhe i përpiktë i një nocioni të një fushe të shkencës, të teknikës, të artit, të jetës shoqërore etj., që shprehet me një fjalë ose me një togfjalësh; fjalë ose togfjalësh, që shpreh një nocion të caktuar dhe që përdoret nga një grup i veçantë njerëzish të një profesioni. Term shkencor (teknik, ushtarak). Term ndërkombëtar. Term i filozofisë (i botanikës, i fizikës, i kimisë, i gjuhësisë, i mjekësisë, i muzikës). Përdor një term. Kuptimi i termit.
  • 2. mat. Numër a gjymtyrë përbërëse e një raporti. Termat e jashtëm (e brendshëm). Termat pasardhës (paraardhës).