[go: up one dir, main page]

Jump to content

radio

Nga Wiktionary

RADIO f.

  • 1. Dhënia dhe marrja e tingujve, e fjalëve dhe e sinjaleve në largësi me anë të valëve elektromagnetike, që përhapen në hapësirë me antenë, përdorimi i valëve elektromagnetike për të dërguar dhe për të kapur në largësi tingujt, fjalët dhe sinjalet. Valët e radios. Zbulimi i radios.
  • 2. Aparat i posaçëm për të marrë ose për të dërguar në largësi tinguj, fjalë ose sinjale, duke i kthyer në valë elektromagnetike. Radio marrëse (dhënëse). Radio me bateri (me vajguri). Llambë radioje. Mikrofoni i radios. Antenë radioje. Ndez (hap) radion. Shuaj (mbyll) radion.
  • 3. Qendër e pajisur me aparatura të posaçme që përgatit dhe përhap programe ose emisione të ndryshme për dëgjuesit; emisionet e kësaj qendre; ndërtesa e kësaj qendre. Programet (emisionet) e radios. Dëgjuesit e radios. Folësit e radios. Punonjësit e radios. Dëgjoj radion. Punoj në radio.
  • Enciklopedia e radios shih tek ENCIKLOPEDI, ~A.

RADIO- I fjalëform. libr.

  • Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin e fjalës «radio» («i radios, me radio, me anë të radios»); p.sh. radiodëgjues, radiodramë, radiodrejtim, radiofizikë, radiolidhje, radiozbulim etj.

RADIO- II fjalëform. libr.

  • Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin e fjalëve «radioaktiv, rrezatim