Zhuri
Zhur | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 10.000 |
Zhur është një vendbanim në komunën e Prizrenit, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas konfigurimit të tokës pjesa më e madhe është malore. Sipërfaqja e tërësishme e Zhurit është 4021 hektar (nga të cilat 472 ha ara dhe kopshte, 5 ha pemishte, 39 ha vreshta, 132 ha livadhe, 896 ha kullosa, 2365 ha pyje dhe 112 ha të tjera). Është fshati më verior i Krahinës së Lumës. Në hartën e Shqipërisë etnike Zhuri gjegjësisht Luma ndodhet në pjesën qëndrore, ndërsa në hartën e sotme të shtetit shqiptar Zhuri pa dëshirën e tij ndodhet jashtë territorit të shtetit shqiptar. Në dokumente Zhuri së pari del në vitin 1331 (Milan Shuflaj). Zhur-i (m) është emërtim vendas (këtë e pohon edhe M. Shuflaj mbështetur në përbërjen e tokës gjegjësisht rërës së Zhurit). Pra toponimi Zhur hyn në grupin e emërtimeve vendore ku substrati ka shërbyer për shënimin e emrave.
Zhuri ka një pozitë të mirë gjeografike sepse Qafa e Zhurit është një unazë ku e lidhë Breznën, Dukagjinin dhe Lumën. Rruga Prizren – Zhur – Kukës në Qafë të Zhurit ndahet, njëri drejtim që shkon për Sharr (ish Dragash) – Restelicë – Mavrov (Rruga e vjetër e Dibrës) dhe drejtimi tjetër vazhdon për Kukës për në bregdetin shqiptar. Pozita gjeografike e Zhurit gjendet në shkallën 42 10’ 5” të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20 – 40 të gjerësisë gjeografike lindore dhe me një lartësi mbidetare rreth 430 m, duke bërë krahasimin e pikës të Kosovës në Vërmicë (270 m) dhe te Vau i Mirzës (Dobrushti 274 m). Për kushtet klimatike në Zhur është me rendësi largësia e tij prej Detit Adriatik (afro 100 km) dhe lugina e Drinit të Bardhë, përmes të cilës ndihet ndikimi i klimës medhetare. Zhuri karakterizohet me klimë me verëra të nxehta e të thata dhe me dimra me reshje të bollëshme. Gjatë dimrit moti është nën ndikimin e aktivitetit ciklonik që vijon nga Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe dhe të anticiklonit dimëror siberik që manifestohet me reshje të mëdha, me klimë të mesme kontinentale. Nën ndikimin e klimës mesdhetare në Zhur (në vendin e quajtur Garafie) rritet një bimë karakteristike ballkanike e quajtur Dioscorea ballcanica. Kjo bimë “endomite” është e veçantë dhe rritet vetëm në kodrinat e Zhurit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhuri që në kohërat e hershme është një vendbanim i banuar dendur. Me pushtimin e Dardanisë nga romakët edhe Zhuri si pjesë e saj, bije nën pushtimin romak. Romakët ndërtuan rruga e njohur Via-de- Zenta e cila lidhte Nishin - Prizrenin – Lezhën, dhe e cila kalonte nëpër territorin Zhurit. Rruga Via – de - Zenta mundësoj që në Zhur të grumbullohet një popullatë e dendur. Sipas regjistrimeve kadastrale osmane të popullsisë, në vitin 1571 Zhuri ka pasur 16 shtëpi të besimit krishterë, ndërsa në vitin e 1591 ka pasur 10 shtëpi të krishter. Në shekullin e XVII-të, filloi të ndryshoj gjendja fetare e popullatës zhuriane, përkatësisht konvertimi nga feja katolike - krishtere në atë myslimane, sikurse në viset e tjera të banuara me shqiptarë. Islamizimi në Zhur nuk qe i menjëhershëm por u shtri dhe u përhapa shkallë – shkallë dhe me anë të ushtrimit të dhunës dhe të presionit. Zhuri në gjysmën e parë të shek. XIX (vitet 40) kishte 79 shtëpi me 479 banor. Sipas regjistrimit të vitit 1919 Zhuri kishte 251 shtëpi dhe 1304 banor. Zhuri sot ka rreth 1500 shtepi dhe mbi 5000 banore dhe eshte fshati me i madh ne Kosove. Popullate në Zhur dhe lokalitet është etnikisht e pastër – shqiptare. Ako është krenare me të kaluarën e vetë historike, me përkatësin nacionale, me doket dhe traditën e vetë. Këtu libri, arti, muzika, sporti kanë qenë dhe mbeten prore miq të dashur. Në Zhur janë lindur dhe rritur shumë personalitete të cilët i kanë kontribuar visarit të përgjithshëm kombëtar, shkencor dhe kulturor të kombit shqiptar. Në plejadën e personaliteteve të njohura duhet veçuar : Akademik Prof. Dr. Eshref Ademaj (për të arriturat shkencore, të cilat kanë pasur ndikim në shoqërinë tone, është nominuar dhe ka hyrë në Edicionin e Pesë mijë personalitete në Botë, më 1995), Akademik Prof. dr. Latif Susuri, Remzi Ademaj – Komandant Petrit Kodra (Dëshmor i Kombit) etj.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e Zhurit si rezultat i pozitës së përshtatshme natyrore në të kaluarën e largët dhe të afërme janë marrë ekskluzivisht me bujqësi, blegtori dhe vreshtari. Zhuri ka pyje të begatshme, kullosat, livadhe të cilat krijojn kushte të përshtatshme që në këtë lokalitet të zhvillohen qysh herët blegtorina, një kohë të gjatë në Zhur kujdes i veçantë i është kushtuar rritjes së kuajve, dhive, deleve dhe gjedhave. Zhurjanët janë marrë edhe me bletari. Ka qenë i njohur për shumë kohë mjalit i Zhurit. Mjalti përdorej për prodhimin e pijeve të preferuara që quhej “Pije me Mjaltë” ndërsa dylli shërbente për ndriçim. Prej drithërave kultivohet gruri, tërshra, thekra dhe misri. Në Zhur ka qenë e zhvilluar edhe vreshtaria. Në vreshtarat e Zhurit prodhohej (klutivohej) rrushi një cilësie të lartë. Prej rrushit me të madhe prodhohej lëngu i pekmezit e diku edhe vera. Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqerorë dhe drurin. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegëje dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit përdorej si lëndë për ndriqim dhe tek popullata vendase – zhurjane nihej me emrin - bujashka).
Në kohën e pushtimit austrohungarez të Zhurit (1916-1918) në Zhur popullata vendase krahas bujqësisë dhe blektorisë merrej edhe me tregti, nga banorët vendas u hapen shumë dyqane (afro 100) dhe dy herë në javë organizohej dita e tregu, ku mblidheshin shumë njerzë për të shitur dhe blerë. Me ripushtimin serb të Zhurit (1918) nga shteti borgjez serb, Zhuri u përballë me vështërsi të mëdha, krahas dhunës fizike de terrorit, shtetiti borgjez serb bëri edhe kolonizimin e tokave (koha e reformës agrare), shumë toka ju dhanë kolonëve serb. Shumë banor të Zhurit për të shuar urin e tyre ushqeheshin me : hidhra, lakra të egra etj. Kjo është periudha e stagimit (regresit) më të madhë të zhvillimit ekonomik të Zhurit.
Pas përfundimit të Luftës së II Botërore (1945) konkretisht gjerë nga fillimi i viteve të 70 të shek. XX popullata zhurjane vazhdojë të përballej me skamje dhe pasiguri sepse PKJ vazhdojë të ushtroj dhunë (kujtojmë aksionin e mbledhjes së armëve, ku shumë zhurjan pëjetuan mbi kurrizin e tyre dhunën shtetrore serbokomuniste) dhe politikë diskriminuese ndaj popullates shqiptare. Pas periudhës së rankoviqizmit, filloj një periudhë më e volitshme për popullin shqiptar, si në kontekstin politik, shoqëror dhe atë ekonomik. Rrjedhimisht në Zhur filloj të intensifikohet bujqësia intensive, një pjesë e banorëve filloj të merret me zejtari të ndryshme, konkretisht filluan të hapen ndërmarrjet e vogla private shërbyese, tregtare dhe prodhuese, dhe një pjesë e mirë e popullates shkuan në punë të përkoshme në botën e jashtme (sipas një statistike vlerësohet se në vitet 1991 – 1999 në botën e jashtme kanë qenë të punësuar rreth 1000 persona), që përbëjnë një bazë të mirë ekonomike e materiale për investime të reja në fusha të ndryshme. Në këtë periudhe Zhuri përjetojë një zhvillim të caktuar ekonomik.
Zhvillimin e vetë ekonomik Zhuri po e përjeton në vitet e pas Luftës së vitit 1998 / 1999. Kur filluan të hapen shumë ndërmarrje të mëdha e të vogla në sektorin privat të cilat merren me veprimtari të ndryshme prodhuese, shërbyese, tregtare etj. Gjithësesi duhet veçuar ndërmarrjet : “ Vëllezërit e Bashkuar”, “Renelual – Tahiri”, “Etem – Trade” të cilat ushtrojnë veprimtarin e prodhimit të elementeve të betonit dhe prodhimin e zhavorrit me kapacitete shumë të mëdha dhe me një teknologji bashkohore të ranguara në grupin e lineareve më të mëdha. Në vitet 1945 – 1990, për Zhurin mund të thuhet se ka shënuar disa përparime në zhvillimin ekonomik dhe në infrastrukturë. Me punën vullnetare dhe me investimet e pushtetit të kohës u ndërtuan pos godinës shkollore edhe : shtëpia e kulturës, godina e ambulancës (tipi montazh), u rregullua rrjeti i ujësjellësit, u bë elektrifikimi i fshatit, u asfaltua rruga gjerë në qendër të fshatit, në vendin e quajtur Gurishta u ndërtua një repart i Fabrikës së Tekstilit “Printeks” ku u punësuan afro 50 punëtor (pas vitit 1991 ky repart ndërpreu prodhimtarin), u ndërtua posta, u hapen disa lokale shitëse (shitore) në sektorin publik dhe privat etj. Pas vitit 1999 në Zhur filluan të bëhen investime më të fuqishme për përmisimin e infrastrukturës dhe të mirëqenies së qytetarëve të tij, konkretisht u ndërtua godina re shkollore (2004), godina e mjekësisë familjare (2004), rrjeti i ujërave të zeza, u ndërtua impianti i ujërave të zeza, u përmisua dhe riparua në tërësi rrjeti i ujit të pijes, u bë elektrifikimi i rrugëve publike në brendi të fshatit, u rregullua parku në qendër të fshatit, u bë asfaltimi i të gjitha rrugëve publike në fshat (2008) etj. Të gjitha këto ndërtime infrastrukturore Zhurit po ja ndryshojnë pamjen dhe ai gjithnjë e më shumë po bëhet një vendbanimi i urbanizuar.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhuri është vendbanim i hershëm iliro - dardan. Në oborrin e Xhamisë së madhe të Zhurit gjendet stela prej gurit e periudhës romake, dimensionet e saj janë afro 1,30 x 0,60 x 0,50 m, në të cilën është i gdhendur teksti dhe hardhia me kalaveshin e rrushit, veçori këto të epigrafisë dardane. Sipas të moshuarve stela është marrë nga një arë e quajtur “Ara e Popit”. Tek zhurianët brez pas brezi është përcjellur se popullata në Zhur është shpërngulur nga Gomëni (vend në afërsi të Zhurit të sotëm) për t’u mbrojtur nga sulmet osmane. Në vendin e quajtur Gomën ende ekzistojnë themelet e kishës iliro – shqiptare, me të cilën dëshmohet se ky lokalitet ka qenë i banuar që në kohën e hershme përkatësisht në kohën e Dardanisë. Për Zhurin në Gomën kemi edhe dëshmi të tjera, konkretisht në një hartë të vendosur në Muzeun e Skënderbeut në Lezhë, figuron Zhuri, afër lumit Drini, ku ciceroni i muzeut sqaron se shumë vendbanime që figurojnë në këtë hartë janë pikërisht ato vendbanime të cilat u masakruan nga ushtria osmane sepse ishin të padëgjueshëm ndaj saj. Në mesin e këtyre vendbanimeve ndodhet edhe Zhuri.
Popullata dardane nuk u pajtua për asnjë çaste me pozitën e të pushtuarit. Sipas autorit të mirënjohur të çështjeve dardane pro. Zef Mirdita, Zhuri ka qenë ndër vatrat e kryengritjeve dhe turbullirave të pandërprera që kanë ndodhur ndaj romakëve në viset ilire. Për të shuar kryengritjet dhe revoltat e banoreve vendas, romakët kishin ngritur një rrjetë të gjërë të stacioneve policore, gjegjësisht beneficiare, rrjeti i të cilave ka qenë i dendur në pjesën qendrore të Dardanisë, në fshatin Zhur afër Prizrenit, në veriperëndim të Mitrovicës dhe Kaqanik (Zef Mirdita, Studime dardane, Prishtinë, 1079, fq. 121). Zhuri në historinë kombëtare shqiptare njihet një nga punktet e para të rezistencës antiosmane në këto treva. Konkretisht në territorin e Zhurit, disa here ishin sulmuar konvojet e ushtrisë osmene të cila kolonin nëpër këtë territor për të vazhduar rrugëtimin e tyre për në thellësi të Shqipërisë. Në shenjë hakmarrje ushtria osmane kishte ushtruar terror dhe masakrime ndaj popullatës zhurjane. Për tu mbrojtur ndaj sulmeve osmane popullata vendase fillojë të dyndet nga Gomëni në brendin e thellë të Zhurit të sotëm dhe atë rrëzë maleve përkatësisht Bjeshkës së Zhurit (laxhet Ademaj, Omaj, Ajazaj, Muja, Badallaj...) Për të gjitha këto luftime për fat të keq nuk janë bërë studime përkatëse.
Në histori shënon që në vitin 1881 në Qafën e Zhurit u organizua rezistenca kundër forcave osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha. Gjithashtu edhe në vitin 1884 është organizuar një rezistencë tjetër kundër forcave osmane, konkretisht është sulmuar garnizoni i ushtrisë osmane i stacionuar në Zhur, nga forcat e ushtrisë lumjane e zhurjane të prira nga Ramadan Zaskoci e Shaqir Ali Zhuri. Kur Ramadan Zaskoci natën e 27 gushtit të vitit 1878 me dy shokët e tij, bëri atentat ndaj telegrafistit të Mehmet Ali Pashës, për të mos ra në duart e osmanlinjëve iku nga Prizreni dhe u strehua në Zhur, në konakun e Shqair Ali Zhurit.
Zhuri në historinë kombëtare shqiptare njihet edhe për Betejën e përgjakshme të nëntorit të vitit 1912 kur në “Qafë të Zhurit” u përplasën ushtria serbe dhe luftëtarët e Lumës të prirë nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Cen Daci, Syl Elezi etj. Në këtë betejë që zgjati 2 – 3 ditë, ushtria serbe pësoi goditje të rënd, duke lën në fushën e betejes shumë të vrar e të plagosur. Pas këtij dështimi ushtria serbe në shenjë hakmarrje, në Zhur mori peng 37 shqiptarë dhe krey disa nga masakrat më rënda në këto territore, masakrën në fshatin Mirëz (Dobrusht) ku vrau të gjithë burrat e fshatit dhe në fshatin Kushtrim (ish Billush). Në mëngjesin e 14 marsit të vitit 1914 në Zhur sulmohet forcat serbe (porta kufitare) nga kryengritësit lumjan dhe zhurjan, në këtë betejë vriten shumë ushtar serb. Në shkurt të vitit 1915 në Zhur zhvillohet edhe një betejë tjetër kundër forcave serbe, konkretisht sulmohet garnizoni i ushtrisë serbe, me që rast vriten mbi 100 ushtar serb dhe forcat serbe u tërhoq në territorin e Prizrenit. Në ballë të forcave lumjane ishte Hasan Prishtina. Me forcat e Hasan Prishtinës u bashkuan edhe shumë zhurjan të udhëhequr nga prisit lokal të kohës si : Mulla Nasuf Zhuri, Dan Gavazi e Asllan Rexhë Ademaj. Luftime në këtë betejë zgjate disa ditë. Luftimet ishin të ashpra. Forcat ushtarake serbe të stacionuara në Prizren arritën t’i rikthejnë pozicionet e tyre dhe ta ripushtojnë Zhurin. Popullata zhurjane nga friga e ndonjë masakre, për disa muaj qëndroi në Shqipëri, thuhet afro 6 muaj. Zhuri gjatë viteve 1916 – 1918 ishte pushtuar nga forcat austro-hungareze. Sipas gazetës “Posta e Shqipnisë” nr. 82 të datës 19.09.1917, Zhuri ishte një vend i hieshëm, me shumë shtëpi, me një rrugë në mes, ku dy herë në javë bëhet treg, ku mblidhet një popull i madh me shit e me ble. Në Zhur në këtë kohë kishte lulëzuar tregtia, vlerësohet se Zhuri kishte afro 100 dyqane. Zhuri ishte i lidhur me qytetin e Ferizajit me anë të një treni miniaturial. Në Zhur në këtë kohë kishte edhe një shtypshkronjë për shtypjen e monedhës dhe ishte hapur një mësonjëtore ku nxënësit mësonin në gjuhën shqipe (1917).
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Prizreni rrjedhimisht edhe Zhuri ripushtohet nga forcat serbe. Gjatë vitet 1918- 1941 Zhuri u përball me sundimin e egër të shtetit borgjez serbo-sllav. Ushtria serboborgjeze (e stacionuar në Zhur) ushtronte terror në popullatën zhurjane, duke rrahur, burgosur, dhe vrar të gjithë ata individ të cilët kishin ide përparimtare dhe vlersoheshin si të rrezikshëm për pushtetin e kohës. Ushtria serbe kishte arrestuar Asllan Rexhë Ademajn dhe e internoi. Për fati e tij nuk u mësua asnjëherë por supozohet se ai është ekzekutuar. Ushtria serbe Mulla Nasuf Zhurin (imamin e fshatit i cili shquhej për veprimtarin e tij atdhetare) e deportoi dhunshëm për në Shqipëri. I ndjeri vdiq në Shqipëri në vitin 1924. Varri i tij ndodhet edhe sot në Kolsh. Nga viti 1945 e gjerë në vitin 1999 pa dëshirën e tij Zhuri, ishte pjesë përbërse e ish Jugosllavisë komuniste. Zhurjanët kurrë nuk u pajtuan me riokupimin komunist dhe disa herë organizuan protesta dhe demonstrata antikomuniste, kështu ishte në vitiet 1945, 1968, 1981 etj. por gjithësesi demonstrata e 28 marsit të vitit 1989 ishte nga demonstratat më të mëdha dhe më të fuqishme e cila u organizua jo vetëm në Zhur por edhe më gjerë kundër pushtuesit serbokomunist, në mbrojte të autonomisë së Kosovës dhe të shkollës shqipe. Në këtë demonstrate masive morën pjesë me mijëra banor të Zhurit dhe të lokalitetit. Forcat kriminale policore serbe shtin me armë zjarri në masën e demonstruesve me ç’rast vriten 3 prej tyre (Xhymshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallajn) dhe plagosën me dhjetra të tjerë. Njëri prej demonstruesve të vrar Hajrimi, ishte fëmijë përkatësisht nxënës i cili i vijonte mësimet në klasën e VI-të të shkollës fillore të Zhurit. Që të tre këta demonstrues të vrar u shpallën Dëshmor. Në shenjë respekti Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, me Vendimin nr. 8 të datës 20 qershor 1992, shkollën e Zhurit e ri – emërtoi me emrin “Dëshmorët e Zhurit” emër ky që simbolizon dëshmorët e vrar në demonstratën e datës 28 mars 1989, emër të cilin shkolla e Zhurit vazhdon ta mbajë me shumë krenari edhe sot. Pas daljes publike të UÇK-së, shumë të rinjë dhe të reja nga Zhuri, ju bashkuan radhëve të kësaj ushtrie të lavdishme çlirimtare dhe kontribuuan për çlirimin definitive të Kosovës. Shumë prej tyre ranë në altarin e lirisë, shumë të tjerë u plagosën Në altarin e lirisë ranë : Remzi Ademaj (Komandant Petriti), Mevlan Hoxhaj, Feriz Susuri, dhe Behamir Memaj.
Gjatë vitit 1998 dhe 1999 në Zhur dhe rrethinat e tij ishin të stacionuara forca të mëdha policore e ushtarake serbe, të cilat mbanin në shtetrrethim të plot popullatën lokale. Me të filluar bombardimet e NATO-së ndaj forcave ushtarako – policore serbe (24 mars 1999) popullata e Zhurit dhe lokalitetit dhunshëm dëbohet për në Shqipëri, ku qëndruan nga data 28 mars e gjerë më datën 12 qershor 1999, shumica dërmues në qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Zhuri nga 12 qershor i vitit 1999 frymon lirshëm, vazhdon rritën dhe zhvillimin e vetë në Kosovën e Pavarur, kjo fal aktivitetit njëqindvjeçar të veprimtarëve, patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë, në veçanti të luftës heroike të UÇK-së dhe të ndihmës së shteveve demokratike ndërkombëtare me në krye SHBA (kujtojm bombardimet 78 ditore të NATO-së) sepse nga Zhuri (sikurse edhe nga tërë Kosova) definitivisht dhe përgjithmonë u dëbuan forcat kriminale ushtarako – policore serbe dhe Zhuri (sikurse e tërë Kosova) frymon lirshëm dhe arritën ditën e bardhë, ditën e lirisë dhe të demokracisë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |