[go: up one dir, main page]

Jump to content

Yann LeCun

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yann LeCun
LeKën në vitin 2024
U lind në(1960-07-08)8 korrik 1960
KombësiaFrancez
ShkollimiESIEE Paris (MS)
Pierre and Marie Curie University (PhD)
Njohur përTë mësuarit e thelluar
ÇmimetTuring Award (2018)
AAAI Fellow (2019)
Legion of Honour (2023)
Karriera shkencore
FushatInteligjenca Artificiale
InstitucionetUniversiteti i Nju Jorkut
Facebook
Këshilltarët e doktoraturësMaurice Milgram

Yann André LeCun (shqip: Jan Andre LeKën) (lindur më 8 korrik 1960), është një shkencëtar francez në fushën e Inteligjencës Artificiale, i specializuar në të mësuarit makinerik, përpunimin digjital të imazheve, robotikën dhe neuroshkencën. Ai jep mësim në Universitetin e Nju Jorkut dhe njëkohësisht është drejtues i kërkimeve shkencore i IA në kompaninë Meta.

LeKën është i njohur për punën e tij në njohjen optike të gërmave dhe përpunimin digjital të imazheve duke përdorur rrjetet nervore thurëse (konvolucionale), dhe konsiderohet si një nga themeluesit e këtyre rrjeteve. Për më tepër, ai është një nga krijuesit kryesorë të teknologjisë së kompresimit të imazheve DjVu (së bashku me Léon Bottou dhe Patrick Haffner). Ai ka zhvilluar gjithashtu gjuhën e programimit Lush së bashku me Léon Bottou.

Në vitin 2018, LeKën mori Çmimin Turing, shpesh të quajtur "Çmimi Nobel për Informatikën", së bashku me Xhefri Hinton dhe Joshua Benxhion, për punën e tyre në mësimin e thelluar.[1] LeKën, Benxhio dhe Hinton shpesh quhen "kumbarët" e Inteligjencës Artificiale dhe të të mësuarit të thelluar.

  1. ^ "Fathers of the Deep Learning revolution receive 2018 ACM A.M. Turing Award". www.acm.org (në anglisht). Marrë më 2024-11-24.