[go: up one dir, main page]

Jump to content

Wikipedia:Mirëbesimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Supozimi i mirëbesimit është një parim themelor në Wikipedia. Supozohet se redaktimet dhe komentet e redaktorëve janë bërë në mirëbesim. Shumica e njerëzve përpiqen të ndihmojnë projektin, jo ta dëmtojnë atë. Nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë, një projekt si Wikipedia do të ishte i dënuar që nga fillimi. Ky udhëzim nuk kërkon që redaktorët të vazhdojnë të marrin mirëbesimin në praninë e fakteve të dukshme për të kundërtën (p.sh. vandalizmi). Supozimi i mirëbesimit nuk ndalon diskutimet dhe kritikat. Më tepër, redaktorët nuk duhet t'i atribuojnë veprimet që kritikohen për keqdashje, nëse nuk ka dëshmi specifike për këtë.

Kur të ndodhë mosmarrëveshja, përpiquni të përfitoni më së miri nga aftësia juaj për të shpjeguar dhe zgjidhur problemin, mos shkaktoni më shumë konflikte dhe t'u jepni të tjerëve mundësinë për t'u përgjigjur në mënyrë korrekte. Merrni parasysh nëse një mosmarrëveshje rrjedh nga pikpamie të ndryshme dhe kërkoni mënyra për të arritur marrëveshjen.

Kur dyshohet mirëbesimi, vazhdoni t'a mani atë deri sa është e mundur. Arsyetoni dhe ndiqni procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, në vend që të sulmoni redaktorët ose të ndërmerrni luftë redaktimesh. Nëse dëshironi të shprehni dyshime rreth sjelljes së shokëve wikipedianë, ju lutemi mbështetni ato dyshime me ndryshime specifike dhe prova të tjera të përshtatshëme, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë bazën për shqetësimet tuaja. Megjithëse sjellja e keqe duket sikur është për shkak të keqbesimit, zakonisht është më mirë të trajtohet sjellja pa përmendur motivet, gjë që mund të përkeqësojë pakënaqësitë në të gjithë.

Kini kujdes duke cituar këtë parim shumë agresivisht. Ashtu si dikush mund të gjykojë gabimisht se një tjetër vepron me keqbesim, po ashtu tjetëri mund të supozoj gabimisht keqbesimin; të këshillosh të tjerët që të "supozojnë mirëbesimin" vetë mund të pasqyrojë supozime negative për të tjerët.

Rreth mirëbesimit

[Redakto nëpërmjet kodit]
Arsyetueshmëria dhe mirëbesimi janë qëllime thelbsore për ndërtesën e Wikipedia-s.

Gjithkush bën gabime, si në sjellje (sulme personale) dhe në përmbajtje (hulumtimi vetjak). Përgjithësisht, ne mund t'i korrigjojmë këto gabime me përkujtues të thjeshtë. Megjithatë, do të ketë mosmarrëveshje në Wikipedia për të cilën asnjë politikë apo udhëzim nuk ka një përgjigje të lehtë. Kur ndodhin mosmarrëveshje, keqbesimi nuk mund të përfshihet. Mbani gjakun e ftohtë dhe shqyrtoni zgjidhjet e konfliktit nëse mosmarrëveshjet duken të papërshtatshme; se disa prej tyre mund të mos jenë ashtu siç mendoni.

Shkelja e politikave – të tilla si përfshirja e përdoruesve të shumëfishtë, shkelja e marrëveshjes së përgjithëshme, dhe kështu me radhë – mund të kryhet në besim të mirë ose të keq. Ka disa rrugë të cilat mundet të merren për të zgjidhur këto probleme, dhe dënimet për shkelje të përsëritur të politikës do të zbatohen pavarësisht nëse besimi i keq është përfshirë apo jo.

Mirëbesimi dhe përdoruesit e rinj

[Redakto nëpërmjet kodit]

Jini të durueshëm ndaj veprimeve të përdoruesve të rinj, të cilët nuk do të njihen me rregullat e Wikipedia-s, por megjithatë mund të jenë kontribues të vlefshëm.

Sjellja e një përdoruesi të ri mund të duket atij si e përshtatshme, dhe një problem në këtë drejtim zakonisht tregon mosnjohje apo keqkuptim të zakoneve wikipediane. Shpesh ndodh që një përdorues i ri të besojë se një politikë e panjohur duhet të ndryshohet për të përputhur mendimin e tij se si gjërat duhet të funksionojnë, veçanërisht nëse vëren se ekziston tashmë një nivel mosmarrëveshjeje mbi politikën në fjalë. Në mënyrë të ngjashme, shumë përdorues të rinj dëshirojnë të kenë kontributet e tyre në artikujt e pranuar pa ndonjë pyetje, posaçërisht ato që i përkasin lëndëve në të cilat ata kanë njohuri të gjera. Sjelljet që dalin nga këto pikpamie, ndoshta të gabuara, zakonisht nuk janë keqdashëse dhe nuk duhet të quhen si të tilla. Shumë përdorues të rinj që nuk kanë një zotërim të mprehtë të zakoneve të Wikipedia-s, do t'i përfshijnë ata me kalimin e kohës, pasi njohia e këtyre zakoneve bëhet më e qartë për ta.

Mirëbesimi dhe e drejta e autorit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kur bëhet fjalë për shkelje të mundshme të të drejtës së autorit, besimi i mirë nënkupton supozimin se redaktorët synojnë të veprojnë në përputhje me politikën e projektit dhe ligjin. Kjo është ndryshe nga supozimi se ata e kanë përmbushur apo jo ate. Redaktorët janë të dëtyruar të dokumentohen ndaj ngarkimeve të imazheve etj. Edhe materiali mund të fshihet nëse burimi është i pasaktë ose i papërshtatshëm.