[go: up one dir, main page]

Jump to content

Vangjel Koça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vangjel Koça (Gjirokastër 1900 - Adriatik 1943) qe gazetar, përkthyes, publicist shqiptar mes periudhës së dy luftrave botërore, i njohur me emrin e penës Vangjo Nirvana. Pas pushtimit italian qe ndër krerët e administratës kolaboracioniste shqiptare.[1]

Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas "Demokratia" të Gjirokastrës. Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën "Lëvizje mendore". Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren "Neo – shqiptarizma", gazetë vërtet jetëshkurtër.

Revista "Përpjekja shqiptare" ka në themel edhe mendimin sociofilozofik të Vangjel Koçës. Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu "Dialogjet" e Lukianit, "Manualin" e Epiktetit dhe "Bisedë për metodën e Dekartit". Mbetet një nga intelektualët më të shquar të viteve 1930. Pas pushtimit italian qe ndër anëtarët e Institutit të Studimeve Shqiptare,[2] anëtar i Këshillit Qendror të Partisë Fashiste Shqiptare si dhe nënkryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashit nga 9 prilli i 1940 deri më 8 maj 1943.[3]

Vdiq aksidentalisht në gusht 1943.

  • Koça, Vangjel. Në udhën e shqiptarizmës. Tiranë: Phoenix. 1999.
  1. ^ Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në luftën e dytë botërore. fq. 60.
  2. ^ AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.
  3. ^ Ligjvënësit shqiptarë (1912-2017) dhe Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë (PDF). Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë. 2018. fq. 105, 108. ISBN 978-9928-166-76-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 maj 2021. Marrë më 27 shtator 2021.