Uagadugu
Ouagadougou | |
---|---|
Nofkat: Ouga | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2 532 311 |
Faqja zyrtare | www.mairie-ouaga.bf |
Ouagadougou është kryeqyteti i Burkina Faso. Sipas vitit 2006, Ouagadougou është qyteti më i madh me popullsi të 1,475,223.[1] Emri i qytetit shpesh shkurtohet në Ouaga.
Industritë kryesore të Ouagadougou janë përpunimi i ushqimit dhe tekstilet. Është një autostradë e shtruar në Niamey, Niger, në jug të Ganës dhe në jugperëndim të Bregut Fildishtë. Marketi më i madh në Ouagadougou dhe një nga marketet më të mëdhaja në Afrikën Perëndimore, i cila u dogj në vitin 2003 dhe që prej asaj kohe është rihapur.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reshjet e shiu janë rreth 800 mm në vit. Sezoni i shiut është prej majit deri në tetor, ku temperatura mesatare është 28 °C. Sezoni i ftohtë është prej dhjetorit deri në janar, ku temperatura mesatare është 16 °C. Temperaturat maksimale gjatë sezonit të nxehtë, e cila është prej marsit deri në maj, mund të arrijnë deri në 43 °C.
Edhe pse Ouagadougou është larg ekuatorit, temperaturat në muajt e nxehta janë pak më të nxehta se sa në Bobo-Dioulasso.
Qeveria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zgjedhjet e para komunale janë mbajtur më 1956.
Ouagadougou qeveriset nga kryetari i cili detyra e tij është pesë vjeçare, dy këshilltarë të lartë dhe 90 këshilltarë.
Sipas regjistrimit të popullsisë më 2006, popullsia ishte vlerësuar të jetë 1,457,000 banorë, 48% meshkuj dhe 52% femra. Popullsia urbane ishte rreth 95% gjithsej dhe dendësia e popullsia ishte 6,727 banorë për kilometër katrorë.
Arsimim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ouagadougou ka tre univesitete. Kolegji më i madh është Universiteti i Ouagadougous, i cili u themelua në vitin 1974. Më 2010 ka pasur 40,000 studenta.[2]
Gjuha zyrtare në qytet është frëngjishtja. Programi dygjuhësh në shkolla (frëngjishtja plus edhe një nga gjuhët lokale) u themelua në vitin 1994.
Shëndetësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ouagadougou ka spitale shtetërore dhe private. Dy spitalet shtetërore në qytet janë Hospitalier National Center Yalgado Ouedraogo (CHNYO) dhe Qendra Kombëtare e Spitalit Pediatrike Charles de Gaulle (CHNP-CDG), por ka edhe spitale private. Përkundër kësaj, popullsia lokale ende në masë të madhe mund të përballojë vetëm mjekësinë tradicionale vendore dhe "farmakopenë".[3]
Binjakëzimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "National 2006 census final results" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2015. Marrë më 18 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Government of France, MINISTERE DES AFFAIRES ETRANGERES ET EUROPEENNES, AMBASSADE DE FRANCE AU BURKINA FASO, FICHE BURKINA FASO (Frëngjisht) http://www.diplomatie.gouv.fr/fr/IMG/pdf/BURKINA_18-5-11__2_.pdf
- ^ Commune Ouagadougou.(2005). Mairie de Ouagadougou. Retrieved 19 March 2006 from http://www.mairie-Ouaga.bf Arkivuar 29 qershor 2011 tek Wayback Machine
- ^ "Partner Cities of Lyon and Greater Lyon". 2008 Mairie de Lyon. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2009. Marrë më 17 korrik 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Qytete në Burkina Faso
- Kryeqytete në Afrikë