Tomoci
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Tomoc
Kushtrim | |
---|---|
Fshat |
Tomoc është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kushtrim.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Tomoci ka sipërfaqja: 326 ha, 29 ari, 43 m.
Shtrihet rreth 4 km në jug të Istogut. është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar.
Sipërfaqja: 326 ha, 29 ari, 43 m.
Lagjet: Shala e Isniqit (me mbiemrin Shatri); Lagja Bregu (Imerajt, Selmanajt, Xhemajt, Salihajt, Bardhajt, Jabllanicët);
Lagja e Gjocajve: Halitajt, Sylajt dhe e Lulajt); Lagja e Lubeniqëve; Lagja e Kabashëve; Lagja e Llabjanëve ( ashkali), Shabanaj, Mehaj; Lagja e Kikaj; Lagja Rexhaj dhe dy familje malazeze – Rexhiq.
Mikrotoponimet më karakteristike: Jazi i Gogës, Jazi i Magjupit, Tërska, Livadhet, Bregu, Batun, Sharajeve, Poillat, Razor, Terezi, Këneta e Tomocit, etj.
Demografia dhe Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tomoci është kryefshati i komunës së Istogut, i cili shtrihet mes Istogut dhe Gurrakocit. Tomoci për nga vjetërsia është ndër fshatrat më të hershme të banuara të rajonit. Popullsinë shumicë e përbëjë familja Shatri.
Në vendin e quajtur Gumuraqa ka ekzistuar një vendbanim i vjetër e në vendin Batun në vitin 1989 është gjetur një sepatë e vjetër.
Në regjistrin kadastral të Shkodrës të vitit 1485 është regjistruar me emrin Otomaniqa me 32 shtëpi, 5 beqarë e 1 e vejë.
Me emrin Otomanc është i regjistruar në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893.
Në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore në Tomoc u vendosen 5 familje kolonësh malazez.
Në vitin 1945 një familje shqiptare ka migruar në Shqipëri, e një tjetër, po në Shqipëri, ka shkuar në vitin 1948. Në vitin 1955 një familje ka shkuar në Australi.
Në vitin 1921 ka pasë 50 shtëpi me 340 banorë, në vitin 1948- 48 shtëpi me 414 banorë,në vitin 1981 - 156 shtëpi me 1429 banorë (1347 shqiptarë, 70 serbë,11 malazez, 1 të tjerë).
Sipas regjistrimit serb të popullsisë të vitti 1991 Tomoci kishte 52 banorë serbë, 21 jugosllavë, 11 shqiptarë, 22 romë dhe 8 egjyptianë. Banorët e tjerë shqiptarë e bojkotuan atë regjistrim.
Në prag të agresionit serb të vitit 1999 fshati kishte 190 shtëpi me 1929 banorë dhe 10 shtëpi serbe me 52 banorë.
Agresori serb ka djegur 165 shtëpi, është granatuar xhamia e fshatit, janë vrarë 7 persona, 2 ushtarë të UCK-së. Popullata
Gjatë marsit është dëbuar përnë Mal të Zi dhe Shqipëri.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banja | Banjica | Belica | Bellopoja | Caralluka | Cerkolezi | Cerrca | Drenusha | Dragoleci | Dreja | Dubova e Vogël | Dubrava | Gjurakoci | Istogu i Poshtëm | Kaliçani | Kashica | Kërnina | Koshi | Kovraga | Lubova | Lubozhda | Lluga | Llukaca e Begut | Llukaca e Thatë | Mojstiri | Muzhevina | Orobërda | Osojani | Polana | Prekalla | Prigoda | Rakoshi | Saradrani | Serbobrani | Sinaja | Studenica | Suhogërlla | Shalinovica | Shushica | Tomoci | Trubuhoci | Tuçepi | Uça | Veriqi | Veriqi i Ri | Vrella | Zabllaqi | Zallçi | Zhakova
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |