[go: up one dir, main page]

Jump to content

Taipei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Taipei është një kryeqyteti i Tajvanit.

Taipei ndodhet në pjesën veriore të ishullit të Tajvanit. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit është 272 km2, është qyteti më i madh në këtë ishull. Në këtë qytet ka një popullsi prej 2 milionë e 700 mijë banorësh që përbën 1/8 të popullsisë së gjithë ishullit.

Qyteti Taipei është qendra industrialo-tregtare e Tajvanit. Kompanitë, firmat, ndërmarrjet, bankat dhe qendrat tregtare më të mëdha të gjithë ishullit e kanë selinë qendrore në këtë qytet. Në Tajvan, është krijuar zona më e madhe e prodhimit industrial dhe zona më e madhe tregtare duke pasur qytetin Taipei në qendër dhe duke përfshirë distriktin Taipei, distriktin Taoyuan dhe qytetin Jilong.

Qyteti Taipei është edhe qendra kulturore e arsimore e gjithë provincës Tajvan. Këtu ndodhen 24 shkolla të larta si Universiteti i Tajvanit, Universiteti politeknik i Tajvanit, Universiteti pedagogjik i Tajvanit. Këtu janë edhe qendra informative, të botimeve, të radios e televizionit si dhe biblioteka më e madhe, muzeu më i madh i Tajvanit.

Në qytetin Taipei, komunikacioni është i zhvilluar, është një nga qendra të komunikacionit hekurudhor dhe automobilistike të provincës Tajvan. Porti Jilong dhe porti Danshui janë dalja e qytetit Taipei në det, aeroporti Songshan i Taipeit është aeroporti i dytë i madh ndërkombëtar i Tajvanit.