[go: up one dir, main page]

Jump to content

Stefano Sensi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stefano Sensi
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1995-08-05) 5 gusht 1995 (29 vjeç)[1]
VendlindjaUrbino, Itali[1]
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
(në huazim nga Sassuolo)
Numri12
Karriera me të rinjtë
2001–2007Urbania
2007–2010Rimini
2010–2013Cesena
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2016Cesena31(4)
2013–2015San Marino (huazim)59(10)
2016–Sassuolo61(5)
2016Cesena (huazim)14(1)
2019–Internazionale (huazim)2(1)
Karriera ndërkombëtare
2012Italia U17[3]1(1)
2015Italia U20[3][nb 1]3(0)
2018–Italia4(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13:30, 2 July 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 September 2019

Stefano Sensi (lindur më 5 gusht 1995) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale, në huazim nga Sassuolo, dhe kombëtaren italiane.

Ai e nisi karrierën si profesionist me Cesenën në vitin 2013 dhe më pas u huazua për dy sezone te San Marino, para se të rikthehej në klub sërisht. Ai u transferua te Sassuolo në janar 2016 por u huazua menjëherë te Cesena deri në përfundim të sezonit. Ai u bë zyrtarisht pjesë e Sassuolos në verë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në UrbinoMarches, Sensi nisi të luante futboll me klubin lokal Urbania në moshën gjashtë vjeç. Gjatë kohës së tij atje, ai luajti me vëllain e tij më të madh.[5] Te Urbania, Sensi u zbulua nga një skaut i Riminin, i cili e bëri atë pjesë të ekipit të të rinjëve në vitin 2007. Ai qëndroi tre vite te Rimini, duke u larguar në përfundim të sezonit 2009–10 pasi klubi njoftoi falimentimin, duke lënë të lirë të gjithë lojtarët. Sensi më pas u bë pjesë e akademisë së të rinjëve të klubit rival Cesena.[6]

Sensi e nisi karrierën si profesionist me Cesenën, duke u përfshirë për herë të parë në ekipin e parë më 28 nëntor 2012 për një ndeshje të raundit të katërt të Coppa Italias kundër Atalantës, e cila fitoi 3–1 në Stadio Atleti Azzurri d'Italia.[7]

Më 23 korrik 2013, ai ishte një nga pesë lojtarët e Cesenës që kaluan te San Marino Calcio, në rastin e tij në formë huazimi me mundësi të bashkpronësisë.[8] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 8 shtator, duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 2–0 në transfertë kundër ReggianësLega Pro Seconda Divisione.[9] Një javë më vonë Sensi regjistroi golin e parë për klubin, duke shënuar me një gjuajtje në hyrje të zonës kundërshtare për të vulosur fitoren 2–0 ndaj ComosStadio Olimpico.[10] Më 16 mars 2014, ai ishte një nga tre lojtarët San Marinos që u përjashtuan me karton të kuq në distatën 2–0 në transfertë kundër Cremoneses.[11] Sensi zhvilloi 26 ndeshje në sezonin e tij të parë si profesionist, duke shënuar edhe në ndeshjen e fundit, një barazim 2–2 kundër Vicenzës më 4 maj.[12]

San Marino nuk e ushtroi të drejtën për t'a blerë Sensin përfundimisht, por më 7 korrik 2014, ata e morën lojtarin në huazim për një tjetër sezon.[13] Më 8 shtator, në ndeshjen e dytë të sezonit të ri, Sensi u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë të humbjes 2–1 kundër Pontederës.[14] Ai e mbylli me 33 ndeshje dhe 8 gola sezonin që pa ekipin të binte në Serie D; nga këto 8 gola, dy i shënoi në fitoren 3–2 në shtëpi kundër L'Aquilas, në një ndeshje ku ai u ndëshkua sërisht me karton të kuq.[15]

Sensi u rikthye te Cesena për sezonin 2015–16, duke debutuar zyrtarisht më 20 gusht në fitoren 4–1 kundër Catanias në raundin e tretë të Coppa Italias.[16] Më 5 shtator, në debutimin e tij në kampionat, Cesena fitoi 2–0 kundër BresciasStadio Dino Manuzzi në ndeshjen e parë të Serie B.[17] Sensi shënoi golin e parë më 3 tetor, një penallti në fitoren minimale 1–0 kundër Livornos.[18]

Më 13 janar 2016, Sensi u ble nga Sassuolo i Serie A.[19] Megjithatë, ai i shpenzoi gjashtë muajtë e parë të kontratës në huazim te Cesena.[20] Ai u rikthye te Sassuolo në korrik 2016 para fillimit të sezonit të ri 2016–17, duke debutuar në Serie A në disfatën 1–0 në transfertë ndaj Palermos në ndeshjen hapëse ku ai luajti 90 minuta të plota.[21] Goli i tij i parë në elitë erdhi në tetor 2016 në një fitore 2–1 kundër ekipit të sapongjitur Crotone.[22] Seni e mbylli sezonin e parë në Stadiumin Mapei duke luajtur 19 bdeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar vetëm një herë. Në sezonin 2017–18, ai shënoi dy gola në 17 ndeshje në kampionat.[23] Sensi ishte një nga protagonistët e ekipit në sezonin 2018–19 nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi, duke regjistruar 30 ndeshje dhe dy gola në kampionat dhe kupë.[24]

Më 2 korrik 2019, klubi tjetër i Serie A Inter njoftoi se kishte siguruar transferimin e Sensit nga Sassuolo në formë huazimi një-vjeçar me të drejtë blerje. I gjithë transferimi kushtoi 25 milion €.[25]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensi ka përfaqsuar ekipet e moshave të Italisë, fillimisht duke luajtur dy ndeshje me ekipin nën-17, e më pas duke dubutuar me ekipin nën-20 në barazimin 2–2 kundër Polonisë më 7 tetor 2015.[3]

Më 20 nëntor 2018, ai debutoi me kombëtaren e parë, duke luajtur si titullar në fitoren 1–0 në miqësoren kundër Shteteve të BashkuaraGenk, Belgjikë.[26] Më 26 mars 2019, Sensi shënoi golin e parë për ekipin kombëtar në suksesin në shtëpi kundër Lihtenshtajnit në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2020.[27]

Një ish mesfushor ofensiv ose qëndror, me vizion të dalluar, teknikë të mirë dhe instikt goli, Sensi tani funksionon në një rol mesfushori mbrojtës ose krijues për ekipin e tij.[2] Ai ndonjëherë luan si organizator i tërhequr para mbrojtjes, kjo për shkak të kontrollit të topit, rrezes së shpërndarjes së topit, topave të gjatë të saktë me të dyja këmbët edhe pse natyralisht është këmbë-djathtë; të gjitha këto aftësi i lejojnë atij të krijojë mundësi shënimi për shokët e ekipit.[28] Sensi është i aftë të luajë edhe në pozicione të tjera të mesfushës dhe sulmit, dhe ndonjëherë është aktivizuar si anësor ose sulmues i dytë.[29] I konsideruar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij në futbollin italian,[30] Sensi ka tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, kjo falë stilit të lojës, qëndrueshmërisë, fizikut të vogël, dhe qëndrës së vogël të gravitetit, duke bërë që të krahasohet me lojtarë si Marco Verratti dhe Andrea Pirlo, edhe pse Sensi personalisht ka deklaruar se ndikimi i tij më i madh ka qënë mesfushori spanjoll Xavi.[31][32] Sensi është vlerësuar gjithashtu edhe nga trajneri i ekipit kombëtar Roberto Mancini, i cili e përshkroi lojtarin si "të mirë, me dhunti teknike dhe të shpejtë", duke shtuar se "ai ka karakter." Pavarësisht fizikut të vogël, që nuk i jep shumë mundësi të fitojë duele fizike për zotërimin e topit, ai është i saktë në aspektin mbrojtës për shkak të inteligjencës taktike dhe interpretimit të hapsirës.[33][34]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 17 shtator 2019[35]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
San Marino (huazim) 2013–14 Lega Pro 26 1 0 0 26 1
2014–15 33 8 1 1 34 9
Gjithsej 59 9 1 1 0 0 0 0 60 10
Cesena 2015–16 Serie B 31 4 1 0 1 0 33 4
Sassuolo 2016–17 Serie A 16 1 1 0 2 0 19 1
2017–18 17 2 2 0 19 2
2018–19 28 2 2 0 30 2
Gjithsej 61 5 5 0 2 0 0 0 68 5
Internazionale (huazim) 2019–20 Serie A 3 2 0 0 1 0 4 2
Gjithsej karriera 154 20 7 1 3 0 1 0 165 21
Redaktuar më 8 shtator 2019[36]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia
2018 1 0
2019 3 1
Gjithsej 4 1

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 8 shtator 2019. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Sensi.[37]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 26 mars 2019 Stadio Ennio Tardini, Parma, Itali 2 Flamuri Lihtenshtajni 1–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
  1. ^ Ndeshja kundër Zvicrës[4] nuk është regjistruar në uebfaqen e FIGC-së.[3]
  1. ^ a b "Stefano Sensi" (në italisht). Eurosport. Marrë më 19 nëntor 2015.
  2. ^ a b Francesco Oddi (18 nëntor 2015). "Parla Sensi, mr 10 milioni: "Xavi l'idolo. Io erede di Verratti? La statura è quella"" [Sensi, Zotria 10 milion, thotë: "Xavi është idhulli im. Unë, pasardhësi i Verrattit? Jam gjatësia e tij"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 19 nëntor 2015.
  3. ^ a b c d "Nazionale in cifre: Sensi, Stefano" [Kombëtarja në shifra: Sensi, Stefano] (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 3 dhjetor 2015.
  4. ^ "Statistiche e risultati" [Statistikat dhe rezultatet] (në italisht). Federata Zvicerane e Futbollit. 17 nëntor 2015. Marrë më 21 nëntor 2018.
  5. ^ "Stefano Sensi, dall'Urbania alla serie A: "Un campetto vicino casa e gli amici la mia fortuna"" [Steafano Sensi, nga Urbania në Serie A: "Një fushë afër shtëpisë dhe shokët fati im"] (në italisht). uniurb.it. 17 shkurt 2016. Marrë më 31 mars 2016.
  6. ^ "Sensi, il nuovo Verratti: "Voglio giocare con lui: conta la testa, non l'altezza"" [Sensi, Verrati i ri: "Dua të luajë me të: llogarit kokën, jo gjatësinë]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 16 dhjetor 2015. Marrë më 31 mars 2016.
  7. ^ "L'Atalanta supera il Cesena 3-1" [Atalanta mposht Cesenën 3-1] (në italisht). L'Eco di Bergamo. 28 nëntor 2012. Marrë më 7 shtator 2015.
  8. ^ "Il San Marino prende Del Piero (e Cicarevic)" [San Marino huazon Del Piero (dhe Cicarevic)] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 23 korrik 2013. Marrë më 7 shtator 2015.
  9. ^ "Reggiana, vittoria sudata coi baby del San Marino" [Reggiana, fitore e vështirë me bebet e San Marinon] (në italisht). Il Resto del Carlino. 8 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 7 shtator 2015.
  10. ^ "San Marino-Como 2-0" (në italisht). La Provincia. 7 shtator 2015.
  11. ^ "Cremonese - San Marino 2 - 0" (në italisht). SMTV. 16 mars 2014. Marrë më 7 shtator 2015.
  12. ^ "San Marino–Vicenza 2-2" (në italisht). SMTV. 4 maj 2014. Marrë më 7 shtator 2015.
  13. ^ "Calcio: San Marino, torna Sensi e dal Cesena arriva anche Bangoura" [Calcio: San Marino, Sensi rikthehet dhe Bangoura gjithashtu mbërrin nga Cesena] (në italisht). Alta Rimini. 7 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 7 shtator 2015.
  14. ^ Lazzerini, Lorenzo (9 shtator 2014). "Pontedera-San Marino 2-1" (në italisht). Pisa Today. Marrë më 7 shtator 2015.
  15. ^ "Calcio, grandi emozioni tra San Marino e L'Aquila: finisce 3-2, Sensi show" [Futboll, emocione të mëdha ndërmjet San Marinos dhe L'Aquila: përfundon 3-2, shfaqja e Sensit] (në italisht). Alta Rimini. 14 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2019. Marrë më 7 shtator 2015.
  16. ^ "Coppa Italia, Catania fuori: il Cesena vince (4 – 1) e passa il turno" [Coppa Italia: Cesena fitoren (4-1) dhe kalon në raundin tjetër] (në italisht). Si 24. 20 gusht 2015. Marrë më 7 shtator 2015.
  17. ^ "Il Brescia parte male con un ko 2-0 a Cesena" [Brescia e nis keq me një distafë 2-0 në Cesena] (në italisht). Giornale di Brescia. 6 shtator 2015. Marrë më 7 shtator 2015.
  18. ^ "CALCIO, CESENA: Sensi di rigore, sorpasso sul Livorno e primo posto" [Futboll, Cesnea: Sensi nga penalltia, kalon Livornon dhe arrin vendin e parë] (në italisht). Tele Romagna. 3 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 3 dhjetor 2015.
  19. ^ "Stefano Sensi ceduto al Sassuolo" [Stefano Sensi shitet te Sassuolo] (në italisht). A.C. Cesena. 13 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2016. Marrë më 14 janar 2016.
  20. ^ "Calciomercato: ingaggiato Stefano Sensi e girato in prestito al Cesena" [Merkato futbolli: Stefano Sensi huazohet te Cesena] (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 13 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2016. Marrë më 14 janar 2016.
  21. ^ "Palermo 0-1 Sassuolo" (në anglisht). Sky Sports. 21 gusht 2016. Marrë më 13 gusht 2019.
  22. ^ "Sassuolo vs. Crotone 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 tetor 2016. Marrë më 13 gusht 2019.
  23. ^ "Games played by Stefano Sensi in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Stefano Sensi në sezonin 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 13 gusht 2019.
  24. ^ "Games played by Stefano Sensi in 2018/2019" [Ndeshje të luajtura nga Stefano Sensi në sezonin 2018/2019] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 13 gusht 2019.
  25. ^ "Zyrtare: Sensi lojtar i Interit". Telegrafi.com. 2 korrik 2019. Marrë më 17 shtator 2019.
  26. ^ "Politano breaks the ice for Italy" [Politano thyen akullin për Italinë] (në anglisht). Football Italia. 20 nëntor 2018. Marrë më 18 shtator 2019.
  27. ^ "Euro 2020: Italy hit Liechtenstein for six" [Euro 2020: Italia e godet Lihtenshtajnit për gjashtë] (në anglisht). Football Italia. 26 mars 2019. Marrë më 18 shtator 2019.
  28. ^ Matteo Dalla Vite (16 nëntor 2015). "Inter, Mancini promuove Sensi: "Bravo, tecnico, veloce e di personalità"" [Inter, Mancini promovon Sensin: "I mirë, teknik, i shpejtë dhe ka karakter"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 nëntor 2015.
  29. ^ Giovanni Capuano (17 nëntor 2015). "Chi è Stefano Sensi, il nuovo Verratti che fa impazzire le big" [Kush është Stefano Sensi, Verratti i ri i cili po i çmënd klubet e mëdha] (në italisht). Panorama. Marrë më 19 nëntor 2015.
  30. ^ Blair Newman; Luca Hodges-Ramon; Richard Hall; Franco Ficetola; Mark Neale; Emmet Gates (24 janar 2017). "The 50 best young footballers in Italy" [50 futbollistët e rinjë më të mirë në Itali] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 15 shkurt 2017.
  31. ^ "Sassuolo, Sensi confessa l'emozione. "Grande passo, mi farò trovare pronto"" [Sassuolo, Sensi rrëfen emocionet. "Hap i madh, do të jem gati"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 qershor 2016. Marrë më 31 tetor 2017.
  32. ^ Marco Rossi (10 tetor 2012). "I MATURANDI - Stefano Sensi" [Të larguarit - Stefano Sensi] (në italisht). TuttoCesena.it. Marrë më 31 tetor 2017.
  33. ^ Luca Di Leonardo (9 korrik 2016). "Fantacalcio, Oggi ti presento...STEFANO SENSI" [Fantacalcio, Sot j'u prezantojmë...STEFANO SENSI] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 31 tetor 2017.
  34. ^ Daniele Triolo (21 nëntor 2015). "PM – Milan forte su Sensi, la Juventus si defila" (në italisht). www.pianetamilan.it. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2018. Marrë më 17 mars 2018.
  35. ^ "Stefano Sensi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 nëntor 2018.
  36. ^ "Convocazioni e presenze in campo: Sensi, Stefano" [Thirrjet dhe paraqitjet në fushë: Sensi, Stefano] (në italisht). FIGC. Marrë më 23 nëntor 2018.
  37. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Stefano Sensi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 19 shtator 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]