[go: up one dir, main page]

Jump to content

Shkrimi pasqyrë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një kaligrafi otomane në shkrimin pasqyrë.

Shkrimi pasqyrë formohet kur shkruajmë në një drejtimin i cili është i kundërt me drejtimin e përcaktuar të gjuhës së dhënë. Si pasojë, një shkrim i tillë është shëmbëlltyrë në pasqyrë e shkrimit të zakonshëm. Shumë shpesh, sot, ky lloj shkrimi përdoret në pjesën e përparme të autoambulancave, ku fjala "AMBULANCE" shkruhet me gërma të mëdha në stilin e shkrimit pasqyrë në mënyrë që vozitësit që ndodhen para, në pasqyrat e tyre do t'a lexonin fjalën si e shkruar në mënyrë të zakonshme. Kërkimet shkencore sugjerojnë se aftësia e shkrimit pasqyrë është trashëguar nga një organizim jotipik i gjuhës në trurin e njeriut [1]. Nuk dihet saktësisht sa njerëz e trashëgojnë aftësinë e shkrimit pasqyrë, por një shkencëtar australian thotë se këtë aftësi e trashëgon 1 prej 6500 njerëzve që e kanë atë.[2]). Gjysma e fëmijëve me këtë aftësi, e trashëgojnë atë nga prindërit. Aftësinë e shkrimit pasqyrë më shumë e posedojnë ata të cilët shkruajnë me dorën e majtë dhe 15% prej tyre, qëndrën e gjuhës e kanë të shpërndarë në dy hemisferat e trurit të tyre.

"Ambulance" e shkruar nga mbrapa me qëllim që shoferët që e shohin nga pasqyrat të mund ta lexojnë
Wikipedia në stilin Leonardo.

Leonardo da Vinci dihet se shënimet e tij në ditarin personal i shkruante në stilin pasqyrë. Ai përdorte stilin e zakonshëm atëherë kur donte që ta lexonin edhe të tjerët. Matteo Zaccolini, në vitin 1600, siç duket i ndikuar nga Leonardo, i shkruajti me shkrimin pasqyrë të katër volumet e trajtimeve të tij për optikën, ngjyrat dhe perspektivën. Shkrimi pasqyrë (Kaligrafia) ishte i popullarizuar edhe ndër BektashinjtëPerandorinë Osmane gjatë shekujve XVIII dhe XIX bile, atyre shkrimeve u jepeshin asociacione mistike.[3] Origjina shkrimit pasqyrë mund të jetë edhe para Islamit në mbishkrime të gurëve në gadishullin Arabik.[3] Në disa raste personat që vuajnë nga dyslexia kanë aftësi të lexojnë dhe të shkruajnë vetëm në stilin pasqyrë.

Shkrimi pasqyrë është i realizueshëm edhe nga "njerëzit normal". Për këtë, me pak stërvitje, mjafton që gjatë shkrimit, së bashku me dorën me të cilën shkruajmë zakonisht të përdoret edhe dora tjetër dora pasive, - domethënë dora e majtë për ata që shkruajnë me të djathtën dhe e djathta për majtoshët,- njëkohësisht me dorën aktive. Në këtë rast duke përdorur si një bosht simetrie imagjinar mesin e fletës (apo të formatit) ku shkruhet dhe duke shkruajtur nga njëra ane e kësaj vije me dorën aktive dhe nga ana tjetër me dorën pasive, kjo e fundit do të bëje instiktivisht dhe ekzaktësisht atë që bën dhe tjetra. Sigurisht, atyre që shkruajnë me dorën e djathte do t'ju duhet të shkruajnë duke ju larguar vijës imagjinare, kurse majtoshëve duke ju afruar asaj. Si përfundim do të kemi një shkrim pasqyrë. Veprimi është instiktiv dhe nuk kërkon asnjë sforcim. Përdorimi pastaj i njërës dorë pa ndihmën e tjetrës është disi i vështirë por jo i pamundur. E gjithë kjo spjegohet me faktin e thjeshtë që hemisferat e trurit i komandojnë dhe i kontrollojnë në mënyrë të kryqëzuar lëvizjet e sinkronizuara te gjymtyrëve përderisa ato i përdorim njëkohësisht.

  1. ^ Mathewson I. (2004). "Mirror writing ability is genetic and probably transmitted as a sex-linked dominant trait: it is hypothesised that mirror writers have bilateral language centres with a callosal interconnection". Med Hypotheses. 62 (5): 733–9. doi:10.1016/j.mehy.2003.12.039. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ News in Science - Mirror writing: my genes made me do it - 02/06/2004
  3. ^ a b Library of Congress image bibliographic data.[1] Retrieved 19 January 2009.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Mirror writings – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale