[go: up one dir, main page]

Jump to content

Salima Ikram

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Salima Ikram
Salima Ikram - 2015
U lind në1965 (age 58–59)
KombësiaPakistaneze
ShkollimiBryn Mawr College, Pennsylvania
Universiteti i Kembrixhit,UK
Karriera shkencore
FushatEgjyptologjia
InstitucionetUniversiteti Amerikan në Kajro
Faqja në rrjetwww.salimaikram.com

Salima Ikram (lindur më 1965) është një profesoresh e Egjyptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, një pjesëmarrëse në shumë projekte të arkeologjisë egjiptiane, autore e disa librave mbi arkeologjinë egjiptiane, një kontribuese në revista të ndryshme dhe një mysafire e shpeshtë në programe televizive.

Ikram ka lindur në Lahore, Pakistan në vitin 1965. Një vizitë në Egjipt, kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare nxiti interesin e saj për Egjyptologji.[1]

Ikram studioi Egjyptologji dhe Arkeologji në Bryn Mawr College në Pensilvani, SHBA, duke fituar një A. B. në Arkeologji dhe Historinë Klasike dhe të Lindjes së Afërt.[2] Ajo Vazhdoi studimet e saj në Universitetin e Kembrixhit, ku mori gradën M. Phil. dhe Ph. D. në Egjyptologji dhe në Studime Muzeale. Duke punuar për atë gradë Ph. D. ajo u aftësua edhe në fushën e analizës së faunës.

Ikram jeton në Kajro dhe është profesoreshë e Egjyptologjisë dhe Arkeologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, ku ajo tani është Profesoreshë ordinare e Egjyptologjisë. Ajo është edhe korrespondent për Kmt, një gazetë në fushën e Egjyptologjisë, dhe një kontribuese e shpeshtë në Egjipti Sot. Ajo është bashkë-drejtoreshë e Projektit  Animal Mummy në Muzeun Egjiptian.[3] Që nga viti 2001, Ikram së bashku, me Corinna Rossi, ka drejtuar North Kharga Oasis Survey (NKOS).[4][5]

Kontributet e saj televizive përfshijnë Sekretet e Lashta Nëntokësore: Mumiet e Kashëve në Sci Channel, Kodi i Da Vinçit: i Dekoduar në Channel 4 Britani të Madhe, Varri i Kalorësve: Grabitja e të Vdekurve dhe Mbreti i Vërtetë Akrep të dy në History Channel dhe disa seri dhe speciale për Discovery Channel, History Channel, National Geographic Channel, BBC, Channel 4 Mbretëria e Bashkuar, Canal+ dhe shumë të tjera. Ajo ka shërbyer edhe si këshilltar në Universal Pictures për filmin hit Mummy.

  • Excellence in Research Award by The American University in Cairo (2007)
  • Chapters in Nicholson & Shaw, Ancient Egyptian Materials and Technology (Cambridge: CUP)
  • Choice Cuts: Meat Production in Ancient Egypt (Leuven: Peeters, 1995)
  • Death and Burial in Ancient Egypt (Longman, 2003)
  • Divine Creatures: Animal Mummies In Ancient Egypt (American University in Cairo Press, 2005)
  • Encyclopedia of Ancient Egypt (New York: OUP)
  • Mummy in Ancient Egypt: Equipping the Dead for Eternity (New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 1998) (with Aidan Dodson)
  • Non Human Mummies Catalog (American University in Cairo Press, 2003)
  • Pyramids (Cairo: Zeitouna)
  • Royal Mummies in the Egyptian Museum (Cairo: Zeitouna/American University in Cairo Press, 1997) (with Aidan Dodson)
  • The Tomb in Ancient Egypt (London & New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 2008) (with Aidan Dodson)

Vepra për lexuesit e rinj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Egyptology (Amideast, 1997)
  • In Ancient Egypt: Gods and Temples (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • In Ancient Egypt: Mummies and Tombs (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • Pharaohs (Amideast, 1997)
  • Land and People (Amideast, 1997)
  1. ^ "Dr. Salima Ikram, Faunal Analyst - Theban Mapping Project". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2014. Marrë më 19 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Salima". The American University in Cairo. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 10 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Animal Mummies in the Cairo Museum". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2000. Marrë më 19 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Caring for the Dead". Arkivuar nga origjinali më 29 shkurt 2012. Marrë më 19 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "North Kharga Oasis Survey". Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2010. Marrë më 19 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]