[go: up one dir, main page]

Jump to content

Sali Bashota

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sali Bashota (Caravik, 31 gusht 1959) është shkrimtar, poet, studiues dhe profesor universitar.

SALI BASHOTA
U lind më 31 gusht 1959 Kombësia shqiptar

Sali Bashota lindi më 31 gusht 1959 në Caravik të Klinës, Republika e Kosovës.[1] Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë. Më 1978 u regjistrua në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, [2]ku u diplomua më 1982. Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, paralelja e ndarë në Kijevë dhe në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Në vitet 1983-1984 i vijoi studimet pasuniversitare në drejtimin e Letërsisë. Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërkaq në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore. Në vitin 1984 u zgjodh asistent në Fakultetin Filozofik (tani Fakulteti i Filologjisë) dhe u avancua në titujt: ligjërues (1994), docent (2000), profesor i asociuar (2005) dhe profesor i rregullt (2010). Në Fakultetin e Filologjisë i ligjëron lëndët mësimore: Letërsi romantike arbëreshe, Letërsi romantike shqipe, Autor i zgjedhur, Publicistikë letrare, Letërsi aktuale shqipe, Publicistikë dhe eseistikë.

Më 2 gusht 1998, në vendlindjen e tij, ushtria dhe policia serbe ia dogjën shtëpinë, bibliotekën, dorëshkrimet. Në vitin 1997 e bashkëthemeloi Shtëpinë Botuese “Rozafa”, duke qenë redaktor i botimeve dhe drejtues i saj. Nga viti 2000-2003 ishte kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”[3], ndërsa nga viti 2000-2004 ishte kryetar i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Nga janari i vitit 2003 deri në tetor të vitit 2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës[4]. Në vitin 2005, me propozimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i Bibliotekave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.

Nga viti 2009-2012 ishte kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i Këshillit të Studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Filologjisë. Nga viti 2009-2013 ishte nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (Balkan Libraries Union), me seli në Edirne të Turqisë. Nga viti 2013-2015 ishte kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Nga viti 2015-2018 ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 2017 ishte anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Nga viti 2017-2020 ishte kryeredaktor i revistës shkencore “Filologji”, e cila botohet nga Fakulteti i Filologjisë. Nga viti 2018-2021 ishte anëtar, pastaj kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ka botuar libra me poezi, prozë poetike dhe studime letrare.[5] Është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. [6]Poezia e tij është përkthyer në anglisht[7], frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht, finlandisht, në gjuhën esperanto dhe malazeze etj., ndërsa veprat e tij letrare janë promovuar në Paris, Sète, Bukuresht, Malmö, Sofie, Basel etj., si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë.

Nga viti 2004 është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës, ndërsa nga viti 2020 është udhëheqës i veprimtarive letrare dhe botuese të këtij asociacioni.[8]

Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2020 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.

SALI BASHOTA
Lutja e parë e shpirtit
  • Albumi i grisur, Rilindja, Prishtinë, 1986
  • Zogu me profil vjeshte, Rilindja, Prishtinë, 1989
  • Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
  • Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
  • Ndiz dritën magjike, poezi të zgjedhura, Rozafa, Prishtinë, 2002
  • Bukuri e nëmur, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2006
  • Jetë me vdekje, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2006
  • Natyrë e vrarë, poezi të zgjedhura, Ars Poetica, Tetovë, 2006
  • Kambanë zemërimi (Plagomë dhe Bukuri e nëmur), Toena, Tiranë, 2008
  • Dorëshkrimi i ngjallur, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2011
  • Dhembje e bekuar, 333 poezi të zgjedhura, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2013
  • Në fillim ishte Drita, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2017
  • Asnjë zë tjetër, Botimet AAB, Prishtinë, 2018
  • Lutja e parë e shpirtit, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
  • Pëshpëritja e agonisë - libri i karantinës, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
  • Vjershat më të bukura të dashurisë, përzgjedhje, Armagedoni, Prishtinë, 2022
    SALI BASHOTA
    Rruzullimi i zjarrit

Vepra me prozë poetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ëndrra në parajsë, Rozafa, Prishtinë, 2006
  • Sytë e vetmisë, Rozafa, Prishtinë, 2010
  • Rruzullimi i zjarrit, zgjedhje, Ombra GVG, Tiranë, 2011
  • Zemërimi i heshtjes, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2014
  • SALI BASHOTA
    Proza e filleve të modernitetit
    Shkallët e natës, Olymp, Prishtinë, 2020

Vepra me studime dhe kritikë letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shqipshkrimi kritik, Rilindja, Prishtinë, 1997
  • Kuteli prozator-poet-kritik, Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
  • Domethënia e ideve letrare, Rilindja, Prishtinë, 2001
  • Proza e filleve të modernitetit, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2006
  • Studime letrare, ese dhe studime të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2008
  • Enigma e shkrimit, Artini, Prishtinë, 2018
  • Esenca e ligjërimit letrar, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
  • EGO (Shqip, English, Français), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2014
SALI BASHOTA
Vepra të zgjedhura 1-6
  • Dialog me dy poetë (Sali Bashota dhe Lulzim Tafa), Armagedoni, Prishtinë, 2023

Kompleti i veprave të zgjedhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vepra të zgjedhura 1, Poezia, Logos-A, Shkup, 2023
  • Vepra të zgjedhura 2, Poezia, Logos-A, Shkup, 2023
  • Vepra të zgjedhura 3, Poezia, Logos-A, Shkup, 2023
  • Vepra të zgjedhura 4, Proza poetike, Logos-A, Shkup, 2023
  • Vepra të zgjedhura 5, Kritika letrare, Logos-A. Shkup, 2023
  • Vepra të zgjedhura 6, Kritika letrare, Logos-A, Shkup, 2023

Vepra të përkthyera në gjuhë të ndryshme të botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Exilul Sufletului/Ekzili i Shpirtit, Editura Muzeul Literaturii Romane, București, 2004
  • Schalte das magische Licht ein, Magic Verlag, Zürich, 2004
  • Only Death is White, Rozafa, Prishtinë, 2005
  • Ako stanam angel, Fenix, Skopje, 2006
    SALI BASHOTA
    Allume la lumière magique
  • Ploaia fara Tine, Editura Do-Minor, București, 2008
  • Beauté maudite, Xanthippe/Edition ASPASIA, Zürich, 2010
  • Прокълната красота, Balkani, Sofie, 2012
  • När himlen tystnar, Holmbergs, Malmö, 2012
  • Allume la lumière magique, L’Harmattan, Paris, 2012
  • Il gioco delle foglio, Editon Xanthippe, Zürich, 2015
  • Ηάλλη όψη του, Janinë, 2016
  • Albán éjzaska, Napút, Budapest, 2017
  • La ŝtono de la amo, elektitaj poeziajoj, Kava Pech, Prago-Dobrichovice, 2017
  • Whispering Agony (a quarantine book), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020

Prezantime në antologji dhe në botime të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Burim drite e dashurie, Shpresa, Prishtinë, 1999
  • Dritaren lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002
  • E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003
  • Eni vjen p’ej Çamërie, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2004
  • Një gur i çarë, DÇJ & Rozafa, 2005; Toena, Tiranë, 2005
  • Insula nemuririi, Editura Muzeul Literaturii Romane, București, 2005
  • Nie jest za pozno na milosc, Pogranicze, Sejny, 2005
  • A Split Stone, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2006
  • Dann sagte der Dichter, Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
  • Poesie premiere, Revue poetique et litterature, Paris, 2007
  • Antologji e poezisë bashkëkohore të Kosovës, Azminah, Jordani, 2009
  • Punti de cuvinte (Urat e fjalëve), Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Iași, 2009 Balcanica, Editura Proilavia, Braila, 2010
  • Antologji poeziei albaneze de azi, Editura Privirea, București, 2012
  • Voix Vives, Festival de méditerranée en méditerranée, Anthologie Sete, Paris, 2013
  • Fjala poetike, Antologji e poezisë shqipe në Kosovë, Balkans free Press/Jalifat Publishing Houston/Edmonton, New York/Prishtinë, 2013
  • Napút, Budapest, 2014
  • Çagdas Kosova Arnavut Siiri Antolojisi, Imza, 2015
  • Zemra e Qiellit, antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2015
  • Dritë mbi plagë, Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur, Prishtinë, 2020
  • Urë në ëndërr (poezi, prozë, ese), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2022
  • Anologia poeziei albaneze de la inceputuri pana azi, (Antologjia e poezisë shqipe nga zanafilla e deri më sot), Shtëpia Botuese A, Bukuresht, 2023

Çmimet për krijimtarinë letrare dhe shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çmimi Pena e Artë për vitin 1990, revista për letërsi, art dhe kulturë, Fjala, Prishtinë, 1990
  • Çmimi Pjetër Bogdani, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, libri më i mirë i vitit, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1999
  • Çmimi Pena e Artë për vitin 2000, revista për letërsi, art dhe kulturë, Fjala, Prishtinë, 2000
  • Çmimi ndërkombëtar Menada, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedoni, 2004
  • Çmimi i Mitingut të Poezisë, për librin më të mirë të vitit me poezi Bukuri e nëmur, Gjakovë, 2006
  • Çmimi Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipëri/Itali, 2010
  • Medaljoni 90 vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011
  • Çmimi vjetor për letërsi për veprën më të mirë me poezi, të botuar brenda vitit 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2012
  • Çmimi i Mitingut të Poezisë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Gjakovë, 2012
  • Çmimi vjetor për letërsi Ibrahim Rugova, për veprën më të mirë në kritikë letrare, të botuar brenda vitit 2018, me titullin Enigma e shkrimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2019

Libra me studime për Sali Bashotën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Grup autorësh, Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012
  • Flamur Maloku, Polisemia e veprës (Lexime empirike mbi poezinë e Sali Bashotës), Olymp, Prishtinë, 2013
  • Gëzim Arifi, Palimpsesti i ideve (Intervistë me Sali Bashotën, poezia e tij dhe shkrime kritike për të), Parnas, Prishtinë, 2013
  • Xhemail Ali Peci, Sali Bashota-Poet i Shpirtit, Artini, Prishtinë, 2019
  1. ^ Plus, Kult (2019-09-19). "Dialog me shkrimtarin Sali Bashota". KultPlus. Marrë më 2023-08-09.
  2. ^ i Prishtinës, Universiteti. "Universiteti i Prishtinës". staff.uni-pr.edu. Marrë më 2023-08-09.
  3. ^ "Si të shkruash / Sali Bashota". Gazeta Express. 2022-07-01. Marrë më 2023-08-09.
  4. ^ ORA 7 - Sytë 7 - Mysafir: Sali Bashota - 17.04.2013, marrë më 2023-08-09
  5. ^ "Intervista e plotë me studiuesin dhe shkrimtarin Sali Bashota – Epoka e Re" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-08-09.
  6. ^ Bashota, Rozafa (2023-03-02). "Bota e shkrimtarit: Sali Bashota". Paper FM. Marrë më 2023-08-09.
  7. ^ Literature, Albanian. "Sali BASHOTA". www.albanianliterature.net (në anglisht). Marrë më 2023-08-09.
  8. ^ "Sali Bashota | PEN Qendra e Kosovës". Marrë më 2023-08-09.