[go: up one dir, main page]

Jump to content

Rendi jonik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rendi Jonik
Erekteu ose Erekteioni, në Akropolin e Athinës: një ndërtim me plan asimetrik, për paraqitjen e ofertave Athinasë.
kapiteli këndor me një spërdredhje diagonale, që tregon edhe detaje të hullive të ndara nga shiritat.
Frizë e stilizuar që alternon palmat dhe kallamat si dhe një kornizë me dekorime "vezësh dhe shigjetash".

Rendi Jonik dallohet nga kapiteli i tij me spërdredhje, në të cilat një ekin i lakuar me formë të ngjashme me atë të rendit dorik, por të dekoruar me zbukurime të stilizuara, kurorëzohet nga një fashë horizontale që rrotullohet nën të dy krahët, duke formuar spirale ose spërdredhka të ngjashme me ato të guackave nautilus ose brirët e dashit. Në plan, kapiteli është drejtkëndor. Është i projektuar për tu parë përballë por kapitelet nëpër kënde janë modifikuar me një rrotullame shtesë në mënyrë që të duket e rregullt në bashkimin e dy faqeve. Në periudhën helenistike, kapitelet me katër faqe u bënë të zakonshme.[1]

Si Rendi dorik, Rendi jonik mban shenja të zanafillës së tij nga arkitektura prej druri. Spërdredhje horizontale e një pllake druri të sheshtë përgjatë kreut të një kolone është një pajisje e zakonshme në konstruksionet prej druri, duke dhënë një zonë të hollë vertikale të gjerë në të cilën mbështetet trari, ndërsa në të njëjtën kohë përforcon fuqinë peshëmbajtëse të vetë trarit. Në të njëjtën mënyrë, kolonat kanë gjithmonë baza, një nevojë në arkitekturën e drurit për të shpërndarë ngarkesën dhe mbrojtur bazën.[1] Kolonat janë me hulli të ngushta dhe të cekta që nuk takohen në një cep të mprehtë por kanë një shirit të sheshtë ose fileto midis tyre. Numri i zakonshëm i hullive është njëzet e katër por ndoshta edhe dyzet e katër. Baza ka dy zbukurime konvekse të quajtura torus dhe që nga periudha e vonë helenike qëndruan në një plint katror të ngjashëm me abakun.[1] Arkitrari i Rendit jonik është disa herë i pa dekoruar, por më shpesh lartësohet në tre fasha të shkallëzuara së jashtmi si trungje të mbivendosur druri. Friza, e cila shtrihet në një fashë të vazhduar, është e ndarë nga pjesët e tjera nga rreshta blloqesh të vegjël të dalë. Ata janë referuar si dentilë, në kuptimin "dhëmbëza", por zanafilla e tyre është qartësisht në ristelat e ngushta prej druri që mbanin çatinë e një strukture druri.[1] Rendi jonik është gjithashtu më i lehtë në pamje se sa Rendi dorik, me kolonat, që përfshijnë bazën dhe kapitelin, që ka një raport 9:1 me diametrin, ndërsa gjithë trabeacioni ishte gjithashtu më i ngushtë dhe më pak i rëndë sesa trabeacioni dorik. Kishte disa variacione në shpërndarjen e dekorimit. Fasha të formalizuara motivesh siç janë format e alternuara të njohura si "vezë dhe thumba" ishin një veçori e trabeacionit jonik, së bashku me fashat e dentilëve ose dhëmbëzave. Frizae jashtme shpesh përmbante një fashë të vazhduar skulpturash figurative ose zbukurime, por kjo nuk ndodhte gjithmonë. Ndonjëherë një frizë dekoruese vendosej rreth pjesës së sipërme të naosit në vend të eksteriorit të ndërtesës. Këto friza të stilit jonik rreth naosit ndonjëherë janë gjetur në ndërtesa dorike, rasti më i shquar i të cilave është Partenoni. Disa tempuj, si Tempulli i Artemisës në Efes, kishin friza figurash rreth tamburit të poshtëm të secilës kolonë, të ndara nga seksionet me hulli nga një zbukurim i theksuar.[1] Kariatidet, figura femërore me veshje të rrudhosura të përdorura si gjymtyrë që mbajnë trabeacionin, ishin veçori e Rendit dorik, duke u hasur në mjaft ndërtesa duke përfshirë Thesarin Sifnian në Delfi në vitin 525 p.e.s. dhe Erekteun, rreth vitit 410 p.e.s..[2]

  1. ^ a b c d e Banister Fletcher: A History of Architecture on the Comparative method; 2001. Elsevier Science & Technology. ISBN 0-7506-2267-9, fq. 125-129
  2. ^ John Boardman, Jose Dorig, Werner Fuchs & Max Hirmer: "The Art and Architecture of Ancient Greece"; Thames and Hudson, London, 1967, fq. 45, 49
  • Banister Fletcher: A History of Architecture on the Comparative method; 2001. Elsevier Science & Technology. ISBN 0-7506-2267-9.
  • John Boardman, Jose Dorig, Werner Fuchs & Max Hirmer: "The Art and Architecture of Ancient Greece"; Thames and Hudson, London, 1967.