[go: up one dir, main page]

Jump to content

Prokopi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Prokopi

Shën Prokopi ose Prokopi i Scythopolis (ndërroi jetë më 7 korrik, 303 AD) nderohet si një martir i hershëm dhe shenjtor më 8 korrik në Kishën Ortodokse të Tiranës dhe mbarë Kishat e Lindjes. Eusebi i Cezareas shkruan se martirizimi i tij ka ndodhur gjatë persekutimit të Dioklecianit, dhe thekson se "ai ka lindur në Jeruzalem, por kishte shkuar për të jetuar në Scythopolis, ku ai mbajti tre zyra kishtare. Ai ishte lexues dhe përkthyes në gjuhën siriane, dhe shëronte të pushtuarit nga shpirtërat e këqij ". Eusebi shkruan se Prokopi është dërguar me shokët e tij nga Scythopolis të Cezaresë maritima, ku dhe u martirizua.

Më vonë legjendat e paraqesin atë si një shenjt ushtarak, apo një asket, një Persian, ose një princ të Aleksandrisë. Një histori e tregon sesi mundi afro 6,000 pushtues barbarë thjesht duke u treguar atyre Kryqin. Një legjendë e ngjashme me atë të treguar prej Palit nga Tarsi, e bën atë përndjekës i të krishterëve quajtur Neanias i cili ishte bërë duka i Aleksandrisë nga Diokleciani. Në rrugën nga Antiokia Neanias përjetoi një vizion dhe e deklaroi veten si i krishterë.

  • Në Evropën Perëndimore, Shën Prokopi është shtuar për herë të parë në kalendarin e shenjtorëve nga Bede, Martirologjia të cilit e liston e shenjt në 8 korrik. Emri dhe data u kalua në Martirologjinë Romake.
  • Në Scytholopis, ka pasur një kishëz dedikuar atij. Në Cezare maritima, ka pasur një kishë kushtuar atij ndërtuar në vitin 484 gjatë perandorit Zeno. Reliket e tij u vendosën në Antioki në kishën e Shën Mihalit. Ka pasur katër kisha të kushtuara Shën Prokopit në Kostandinopojë (Stamboll).
  • Në kishën lindore ortodokse, ai përmendet në ritin e martesës

bksh.al