[go: up one dir, main page]

Jump to content

Othello

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Otello një libër i shkruar nga një nga autorët më të mirë të të gjitha kohërave "Uilliam Shekspir".

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Otello

Tragjedi.Otelloja , Arapi i Venedikut u shkrua më 1604.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Otelloja një arap i Mauritanisë dhe gjeneral i Republikës së Venedikut , bie në dashuri me Desdemonën , të bijën e senatorit Brabant të kësaj Republike , e rrëmben dhe martohet fshehurazi . Jagoja , nënoficer i Otellos,i fut idenë që e shoqja e turpëron me një oficer të tij të quajtur Kasi dhe ia mbush aq mirë koken , sa Otelloja e mbyt në shtrat të shoqen e tij dhe pastaj vret dhe veten , kur e merr vesh që e shoqja qe fare e pafajshme . Rolet e para të kësaj tragjedie i luajnë Otelloja , Desdemona dhe Jagoja.

Përshkrimi i personazheve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Otelloja , një arap i Afrikës së Veriut , i lindur nga një familje mbretërore , që ka shëtitur tërë botën dhe ka shkuar tërë jetën në luftëra . Është trim, besnik, i ndershëm , i drejtë , i padjallëzuar dhe kryelartë. Por të gjithë Venedikasit e quanin te zi . E nderojnë dhe e qasin ne shtëpitë e tyre po asnjëherë nuk e quajnë shok , ngaqë ka lindur zezak.

Desdemona , si e përshkruajnë dhe personazhet "më i bardhi dhe më i ëmbli pëllumb që fluturoi në këtë botë. E rritur mirë, muzikante e mbaruar , luan me delikatesë dhe me një elegancë aristokrate . Flet me ëmbëlsi dhe mirësi , nikoqire dhe e zonja në gjilpërë , e qetë dhe e urtë. Të gjithë trimat e Venedikut vdisnin për të por ajo s'u kthen syrin aspak dhe s'do të martohet me asnjë.

Jagoja, një intrigant, molla e këtij sherri. Një njeri i lig ,i poshtër dhe shpirtzi. Një djall në formë njeriu. Ligësia e tij ishte e paduruar. Një njeri ziliqar dhe xheloz .

Kasi, një njeri i hijshëm . Një njeri i drejtë dhe besnik ndaj të zotit.

I ati i Desdemonës e ftonte shpesh Otellon në shtëpinë e tij për të dëgjuar trimëritë dhe aventurat e tij. Desdemona sa herë që ky arap tregonte historitë e tij ajo dëgjonte fshehurazi çdo trimëri të tij me aq dashuri.Asaj i vinte keq për këtë të huaj të arratisur që kishte vuajtur dhe po vuante kaq shumë.Arapi për të ishte burri i duhur.Po kishte një ndalim të pakapërcyer për martesën e tyre. Brabanti, senatori i Venedikut nuk do ta jepte kurrë vajzën e tij një arapi të arratisur.Këtë ndalim e kapërceu Desdemona , duke ikur natën nga shtëpia duke vajtur në krahët e Otellos.Kjo mund të ishte një martesë shumë e bukur dhe e lumtur po Otelloja kishte një armik të fortë.Ky qe Jagoja.Ai mendonte se gruaja e tij Emilia kishte fjetur me të.Ai ishte xheloz për të dhe kjo është arsyeja e kësaj tragjedie.Jagoja thur planin për ti futur idenë në kokë Otellos se e shoqja e tij e ka tradhëtuar me mikun e tij më të ngushtë Kasin.Otelloja ngarkon Jagon ta vrasi Kasin dhe ai vetë e mbyt Desdemonën.Ndërkohë Roderigoja një njeri i dashuruar marrëzisht pas Desdemonës bashkohet në intrigen dhe planin e keq të Jagos.Otelloja është një njeri i drejtë dhe i padjallëzuar dhe nuk i shkon në mendje që shoku i tij Jago ta tradhëtojë.Dyshimet e Otellos shtohen më shumë nga fjalët që i ati i Desdemonës thotë që një vajzë që gënjen të atin gënjen dhe të shoqin.Dhe duke qënë se Kasi është i ri, i hijshëm dhe i ka të gjitha gjërat qëu pëlqejnë grave atij i shtohen edhe më shumë dyshimet.E gjitha kjo gjë shkaktohet nga një shami e bardhë që Otello ia kishte dhuruar Desdemonës si shenjë dashurie e cila më e marrë na Emilia dhe pa asnjë qëllim të keq ia jep Jagos, i cili e fut në shtëpinë e Kasit.Otello e shikon dhe të gjitha dyshimet e tij kthehen në të vërteta.Në fund Desdemona vdes nga duart e te shoqit të saj Otellos i cili mendonte se ajo kishte humbur nderin e saj.Kur e vërteta merret vesh Otelloja vret veten se jeta tani është një mundim për të.Fjalët e Otellos mbyllen duke shprehur pendimin e tij sesi e puthi vetë dhe e vrau po përsëri vetë.Veç, pasi u vrava , të të puth edhe të vdes.