[go: up one dir, main page]

Jump to content

Octavio Paz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Octavio Paz
Octavio Paz
U lind më31 mars 1914
Qyteti Meksiko, Meksikë
Vdiq më19 prill 1998
Qyteti Meksiko, Meksikë
Kombësiameksikan
Gjinitë letrarepoezi

Octavio Paz ose Octavio Paz Lozano (31 mars 1914 - 19 prill 1998) ishte shkrimtar dhe diplomat meksikan. Octavio Paz lindi më 1914 në Qyteti Meksiko, Meksikë. Duke i falenderuarit gjyshit dhe bibliotekës së tij të mahnitshme, ai hyni shum herët në kontakt me letërsinë. Edhe babën e kishte intelektual, gazetar politik tejet aktiv i cili ju bashkangjit me shum intelektual të tjerë përparimtarë, lëvizjes së udhëhequr nga Emiliano Zapata, si dhe u takua gjatë luftës së Spanjës me Pablo Nerudën dhe Louis Aragon-in.

Paz filloi të shkruaj që i ri dhe më 1937 udhton për në Spanjë, në qytetin e Valencës ku morri pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Anti-Fashistë. Me të këthyer në Mexico (1938), bashkëthemeloi gazetën « Taller » ku zënë vend vala e re e shkrimtarëve me ndjenja dhe pikëparje të reja letrare.

Gjatë vitit 1943 bëri një udhëtim në SHBA ku u pasurua me njohuri mbi poezinë bashkëkohëse angloamerikane. Dy vjet pas këtij udhëtimi Octavio Paz hyn në stafin diplomatik të vendit dhe kështu u gjind në Francë ku shkroi një studim themelor mbi identitetin meksikan të titulluar « Labirinti i vetmisë » që konsiderohet nga kritika letrare si kryevepra e tij. Përpos kësaj ai merr pjesë aktive bashkë me André Breton-in dhe Benjamin Peret-in kur edhe muarr njohuri mbi poezinë syrealiste.

Vitin 1962 e hasim Ambasador i Meksikës në Indi ku edhe shkroi shum libra e ndër ta , shum të njohurin Ladera Esta (Ana lindore).

Më 1968, vit i Lojrave Olimpike në Mexico, vihet në protestë kundër pushtetit i cili ushtronte represion të ashpër kundër studentëve të Tlatelolco-s.

Pas kësaj kohe, ai i jepet punës së tij si botues sepse në ndërkohë pat themeluar dy revista që merreshin me art dhe me politikë (Plural 1971-1976 dhe Vuelta 1976).

Më 1980 iu nda titulli Doctor Honoris Causa i Univerzitetit të Harvard-it, kurse në vitin vijues ai morri Çmimin Cervantes që është dhurata më me nam në gjuhën spanjolishte. Më 1982 i ndahet edhe Çmimi Neustadt, një njohje gjithashtu shum prestigjioze në botën e kulturës dhe letërsisë.

Më 1990, Octavio Paz, merr dhuratën dhe mirënjohjen më të lartë: Çmimi Nobel për Letërsi.

Vdiq më 1998 duke lënë një shprazëti në botën letrare të cilën e shënoi thellë me humanizmin, me veprën dhe me kulturën e tij të gjërë si një ndër njerëzit dhe autorët më të respektuar të kohës moderne.

Poezi

  • Piedra de sol
  • Libertad bajo palabra
  • Salamandra
  • Ladera Este
  • Vuelta
  • Árbol Adentro
  • El mono gramático
  • El fuego de cada día

Ese

  • El laberinto de la soledad
  • El Arco y la Lira
  • Las peras del olmo
  • Cuadrivio
  • Puertas al Campo
  • Corriente Alterna
  • Conjunciones y Disyunciones
  • Postdata, prolongement de "El Laberinto de la Soledad"
  • El signo y el Garabato
  • Los Hijos del Limo
  • El Ogro Filantrópico
  • In-mediaciones
  • Sor Juana Inés de la Cruz o las trampas de la fe
  • Tiempo Nublado
  • Sombras de Obras
  • Hombres en su Siglo
  • Pequeña Crónica de Grandes Días
  • La Otra Voz
  • Convergencias
  • Al Paso
  • La Llama Doble (La Flamme double)
  • Itinerario
  • Vislumbres de la India

[1] Arkivuar 7 nëntor 2012 tek Wayback Machine