[go: up one dir, main page]

Jump to content

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga OECD)

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (anglisht: Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD) ishte pasardhëse apo trashëguese e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OECC) e cila ishte themeluar në vitin 1948 me seli në Paris, ku 18 vende evropiane ishin anëtarë të kësaj organizate.

Roli kryesor i OECC-së ishte zhvillimi i bashëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtarë duke realizuar planin Marshall i cili kishte ardhë si ndihmë nga amerikanët në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore në mënyrë që të rindërtohet dhe të stabilizohet ekonomia e shkatërruar. Pas përfundimit të këtij misioni, detyrë tjetër e OECC-së ishte edhe liberalizimi i tregtisë evropiane duke eleminuar gradualisht barrierat doganore si dhe multilateralizmi i pagesave evopiane.

Si pasardhëse e OECC-së, OECD-ja u themelua në vitin 1960, e cila sot ka 24 anëtar, ku 18 anëtar janë të OECC duke përfshirë edhe

  • Finlandën
  • SHBA,
  • Kanada,
  • Japonia,
  • Australia dhe
  • Zelanda e Re.

Arsyet e themelimit te OECD

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy arsyet kryesore për themelimin e OECD ishin:

  1. rezervat e tepërta të produkteve të SHBA-së të cilat nuk kishtë ku t`i eksportonte dhe ndihej e izoluar, andaj si mundësi e shihte Evropën Perëndimore si dhe frika nga forcimi i shteteve socialiste të cilat kishin krijuar Këshillin për Ndihmë Ekonomike Reciproke (KNER).

OECD kishte për qëllim:

  • forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtarë,
  • liberalizimin e këmbimit dhe qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve duke eleminuar barrierat në mënyrë graduale si dhe
  • ndihma për zhvillim ekonomik jo vetëm të vendeve anëtare, por edhe të vendeve në zhvillim të cilat nuk janë anëtare e kësaj organizate.

OECD aktivitetin e vet e bazon kryesisht nëpërmjet komiteteve siç janë:

  • Komiteti i Politikës Ekonomike,
  • Komitieti i Këmbimit,
  • Komiteti i Bujqësisë,
  • Komiteti i Industrisë,
  • Komiteti për Ndihmën e Zhvillimit dhe
  • Komiteti i Marrëveshjes Monetare Evropiane.