[go: up one dir, main page]

Jump to content

Nellie Bly

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nellie Bly

Elizabeth Cochrane Seaman[1] (lindur në 5 maj 1864 [2]- 27 janar 1922) e njohur ndryhe me emrin artistik Nellie Bly ishte një gazetare amerikane, e njohur për udhëtimin e saj nëpër botë për vetëm 72 ditë, duke imituar personazhin e romanit të Zhyl Vernit i cili kryen të njëjtën ekspeditë. Ajo punoi për një raportim investigativ në një institutë mendor.[3] Ajo ishte pionere në këtë fushë si dhe krijoi në këtë mënyrë një formë të re investigimi në gazetari.[4] Bly ishte gjithashtu shkrimtare, shpikëse dhe bamirëse.

Në lindje ajo kishte emrin Elizabeth Jane Cochran. Ajo lindi në “Cochran’s Mills”, tanimë pjesë e periferisë së Pitsburgut të Burrel Township, Pensilvani.[5][6][7] Babai i saj, Michael Cochran, lindur në 1810, nisi punën si punonjës i thjeshtë në mulli përpara se ta blinte mullirin lokal si dhe pjesën më të madhe të tokës përreth fermës së shtëpisë së tij. Më vonë ai u shndërrua në tregtar. Michael u martua dy herë. Ai pati 10 fëmijë me gruan e tij të parë, Catherine Murphy si dhe 5 fëmijë më tepër, duke përfshirë këtu Elizabeth, me gruan e tij të dytë, Mary Jane Kennedy. Babai i Michael Cochran ishte emigrant nga Irlanda në 1970.

Kur ishte vajzë e vogël Elizabetha thirrej me emrin “Pinky” pasi vishej pjesën më të madhe të kohës me ngjyrën rozë. Me kalimin e kohës kur ishet adoleshente ajo i vuri vetes nofkën “Cochrane” për tu dukur më e sofistikuar.[8]

  1. ^ DeMain, Bill. "Ten Days in a Madhouse: The Woman Who Got Herself Committed". mental floss. Marrë më 10 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kroeger 1994 reports (p. 529) that although a birth year of 1867 was deduced from the age Bly claimed to be at the height of her popularity, her baptismal record confirms 1864.
  3. ^ "Five Reasons why a Google Doodle Tribute to Nellie Bly is justified". Biharprabha. 5 maj 2015. Marrë më 5 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "American Experience". PBS. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Nellie Bly" (PDF). Pittsburgh Civic Light Opera. Marrë më 20 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Nellie Bly Historical Marker". Explore PA History. WITF-TV. Marrë më 20 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Cridlebaugh, Bruce S. "Cochran's Mill Rd over Licks Run". Bridges and Tunnels of Allegheny County and Pittsburgh, PA. Marrë më 20 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Kroeger 1994, f. 25.