[go: up one dir, main page]

Jump to content

Naser Ferri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Naser Ferri

Naser Ferri (1955, Pejë, Kosovë) është arkeolog dhe historian kosovar.

Prof. dr. Naser Ferri është lindur më 1955 në Pejë në Kosovë.Arsimin fillor dhe të mesëm e fitoi në vendlindje.[1] Studimet e arheologjisë i ka filluar në vitin 1973. në Degën e Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zarë të Kroacisë, të cilat të njëjtin vit i ka vazhduar në Fakultetin Filozofik të Zagrebit[2]. U diplomua në vitin 1978., ndërsa në vitin 1987. ka magjistruar.Në vitin 1988. në Degën e Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik në Zagreb i është aprovuar teza e disertacionit : "Rimski vojnički natpisi u Gornjoj Meziji", të cilin, për shkaqe objektive, si pasojë e ngajrjeve të luftës në rajon, nuk ishte në gjendje ta mbron në Zagreb dhe e ka mbrojtur në vitin 1997. në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. [3]

Në vitin 1979. kishte filluar punën në Sektorin e Arkeologjisë pranë Degës së Historisë së Institutit Albanologjik [3] në Prishtinë ndërsa nga viti 1998. kishte filluar të ligjëroi në Universitetin e Prishtinës, së pari në Fakultet Filozofik e pastaj në Fakultet të Edukimit, dhe në Fakultet të Filologjisë lëndët: Numizmatikë dhe epigrafi, Mitologji e përgjithshme (botërore), Mitologji Shqiptare, Histori e Etnologjisë, Gjuhë latine, Histori e kohës së vjetër, Histori e ilirëve, Histori e artit dhe Histori e Kulturës Shqiptare.

Që nga viti 2003. është Këshilltar Shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës[4], ndërsa në vitin 2004. është zgjedhur Profesor i rregulltë në Universitetin e Prishtinës. Është autor i pesë veprave shkencore në gjuhë shqipe dhe të një vepre shkencore në gjuhë kroate si dhe i rreth 100 studimeve shkencore dhe një numri të konsiderueshëm të artikujve, recensioneve e të ngjashme në gjuhë shqipe, kroate, italiane, gjermane dhe angleze. Pos në revista shkencore në Kosovë, studimet e veta shkencore i ka publikuar edhe nëpër revista prestigjioze evropeiane: Arheološki Vestnik Ljubljana (Slloveni), Opuscula Archaeologica Zagreb (Kroaci), Histria Antiqua Pula (Kroaci), Živa Antika Skopje (Maqedoni e Veriut), Godišnjak CBI ANUBiH Sarajevo (Bonje e Hercegovinë), Tibiscum Caransebeş (Rumani), Dardania Wien (Austri), Classica et Christiana, editată de Centrul de Studii Clasice şi Creştine a Universităţii din Iaşi (Rumani), si dhe në shumë përmbledhje punimesh nga Konferencat dhe Simpoziumet Ndërkombëtare të mbajtura në: Pejë, Prishtinë, Prizren (Kosovë), Žalec(Slloveni), Bled(Slloveni), Pulla (Kroaci), Zagreb (Kroaci), Tiranë (Shqipëri), Split (Kroaci), Caransebeş (Rumani), Ferrara (Itali), Doha (Qatar) e tj.

Ka marrë pjesë aktive me kumtesa në një sërë kongresësh, simpoziumesh e tubimesh të tjera ndërkombëtare shkencore në Kroaci, Slloveni, Itali, Rumani, Qatar. Po ashtu ka realzuar mjaft qëndrime studimore në Itali, Gjermani, Hungari, Slloveni, Kroaci, Turqi.Prej vitit 2010. është anëtar i rregulltë i Shoqatës Sllovene të Arkeologëve (SAD-Slovensko Arheološko Društvo Ljubljana). Në vitin 2010. ka mbajtur një cikël ligjëratash ne Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sllovenisë në Lubjanë (SAZU-Slovenska Akademija Znanosti in Umetnosti), ndërsa në vitin 2014. ka mbajtur një cikël ligjëratash në Universitetin e Zagrebit në Kroaci (Sveučilište u Zagrebu).

Prej vitit akademik 2019/2020 është i angazhuar në cilësi të mentorit në studimet e doktoraturës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zarës në Kroaci (Filozofski fakultet Sveučilišta u Zadru). Prof.dr. Naser Ferri merret me arkeologji, histori të kohës së vjetër, histori të ilirëve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori të artit dhe njeh gjuhët: italiane, angleze, kroate dhe latine. Në vitin 2017. Prof. Dr. Naser Ferri ishte propozuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës me përkrahjen e kolegëve eminentë nga fusha e arkeologjisë nga Kroacia, Italia e Rumania për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa në vitin 2019. po ashtu nga Instituti Albanologjik është propozuar për çmimin për veprimtari jetësore “Dea Dardanica” që e ndanë Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Kosovës. Prej vitet 1999. deri më 2005. Prof. Ferri ishte anëtar i Redaksisë së revistës “Dardania Sacra” të Prishtinës[5], e nga viti 2013. deri n; vition 2019. i Redaksisë të revistës “Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike” të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa nga viti 2019. deri në vitin 2023 ishte Kryeredaktor i kësaj reviste. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Politikisht është i paangazhuar.

Lista e botimeve të veçanta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Statusi shoqëroro ekonomik i të liruarëve në provincën romake Moesia Superior" (The Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Moesia Superior), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1996, 262 f.[6] • Monumentet ushtarake të periudhës romake në Mezi të Epërme" (Military monuments from roman period in Upper Moesia), Dukagjini Pejë, 2001, 386 f.[7] • Mythologia Viva-Mitologjia e gjallë", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2012, 432 f. • Živa mitologija-Living Mythology", Zagreb 2015, 352 f.(është botuar në gjuhë kroate me financim të Qeverisë së Republikës së Kroacisë)[8] • Peja gjatë antikitetit-Peja during Antiquity, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2019, 396 f.[9] • Novitates epigraphicae et numismaticae qquae inter annos MCMLXXX et MMXX in Kosovo repertae et editae sunt-Gjetjet e reja epigrafike e numizmatike të zbuluara e të publikuara në Kosovë mes viteve 1980 dhe 2020, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2022, p. 423.[10]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2022. Marrë më 3 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2021. Marrë më 3 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Naser Ferri: Štovanje domaćih i uvezenih božanstava u nastambama i na javnim mjestima u rimskoj Dardaniji, Histria Antiqua, 20/2011
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2021. Marrë më 3 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=874110
  6. ^ https://www.academia.edu/1620831/_Statusi_shoq%C3%ABroro_ekonomik_i_t%C3%AB_liruar%C3%ABve_n%C3%AB_provinc%C3%ABn_romake_Moesia_Superior_The_Social_and_Economic_status_of_Freedmen_in_the_Roman_province_Moesia_Superior_Instituti_Albanologjik_Institute_of_Albanian_Studies_Prishtin%C3%AB_1996_p_262
  7. ^ https://www.academia.edu/1620845/_Monumentet_ushtarake_t%C3%AB_periudh%C3%ABs_romake_n%C3%AB_Mezi_t%C3%AB_Ep%C3%ABrme_Military_monuments_from_roman_period_in_Upper_Moesia_Biblioteka_Fryma_n_39_Dukagjini_Pej%C3%AB_2001_p_386
  8. ^ https://www.academia.edu/25358465/%C5%BDiva_mitologija_Living_Mythology_Zagreb_2015_p_350
  9. ^ https://www.academia.edu/42378758/Peja_gjat%C3%AB_antikitetit_Peja_during_Antiquity_Instituti_Albanologjik_Institute_of_Albanian_Studies_Prishtin%C3%AB_2019_p_396
  10. ^ Ferri, Naser (MMXXII). Novitaes epigraphicae et numismaticae quae inter annos MCMLXX et MMXX in Kosovo repertae et editae sunt-Gjetjet e reja epigrafike e numizmatike të zbuluara e të publikuara në Kosovë mes viteve 1980 dhe 2020 (në albanian language with summary in english) (bot. first). Kosovo: Instituti Albanologjik, Prishtinë. fq. 424. ISBN 978-9951-24-164-9 9 789951 241649. {{cite book}}: Shiko vlerat e datave në: |year= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: gjatësia (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)