[go: up one dir, main page]

Jump to content

Miss Kosova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yllka Berisha Miss Kosova 2007

Miss Kosova është një miss-zgjedhe në Kosovë që mbahet prej vitit 1994 çdo vjet.

Viti Fituesja nga
1994 Afërdita Paçarada Prishtina
1995 Blerta Syla Istogu
1996 Diellza Kollgeci Prishtina
1997 Adelina Ismajli Prishtina
1999 Venera Mustafa
2000 Mimoza Harxhi Peja
2001 Albina Hashani
2002 Njomëza Rozhaja Peja
2003 Agnesa Vuthaj Istogu
2006 Besa Gashi Drenas
2007 Yllka Berisha Prishtina
Miss Kosova 2003
10 nëntor 2003 mbahet spektakil Miss Kosova 2003, organizim nën Patronatit e Ministrisë dhe Kulturës, Agnesë Vuthaj shpërblehet me çmimin Miss Press 2003, Miss Publiku 2003 si dhe Miss Kosova 2003.

Kurora e Miss Kosova 2003 i hapi rrugën për të vazhduar suksesin e saj tutje. Ajo nuk ndalon me kaq, merr pjesë në spektaklin e bukurisë mbarëshqiptare Miss Albania, spektakël ky i cili i solli asaj edhe titullin Miss Albania 2004.

Agnesë Vuthaj vazhdon ta mbaj Titullin Miss Kosova deri më 23 shtator kur do të mbahet Miss Kosova 2006 dhe ajo do t’ia dorëzojë kurorën pasueses së saj.

Miss Kosova 2002
Viti 2002 është vit kur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e dalë nga Parlamenti i Kosovës, organizon nën patronatin e saj Miss Kosova 2002 dhe emri i Njomza Rozhajës do të jetë emri i kurorës Miss Kosova 2002, nën organizimin e “ART Motion”-it.
Miss Kosova 2001
Në vitin 2001 do të jetë Albina Hashani bukuroshja e dytë e Kosovës së lirë dhe Miss Kosova 2001 nën organizimin e “ABC” dhe “Show Promotion”. Fillimisht Albina është zgjedhur “Miss Prishtina” dhe më vonë merr edhe kurorën “Miss Kosova 2001”.
Miss Kosova 2000
Viti 2000 është viti i lodhjes, por edhe i ekspansionit të bukurisë dhe Mimoza Harxhi do ta ketë fatin e rrallë që në kokën e saj të bartë kurorën e bukurisë dhe të lirisë, pra Miss Kosova 2000, dhe e tëra kjo e organizuar nga Agjensioni për manekine “ABC”. Por më parë Mimoza Hraxhi ishte edhe konkurrentë në Miss Shqipëria 1998, ndonëse pa sukses.
Miss Kosova 1999
Viti 1998 është vit i luftës, ku bukuria kosovare sprovohej në luftë, por vjen viti 1999, kur bukuroshja prishtinase, Venera Mustafa, shpallet fituese e bukurisë gjithëshqiptare dhe në “Miss Albania '99” vendi i parë. Në të gjitha stacionet televizive botërore flitej se në zjarrin e luftës u sfidua e keqja dhe fitoi e bukura.

Më pas, Venera do të përfaqësonte Shqipërinë në Miss Evropa 1999/2000, në Bejrut, ku edhe pse nuk arrin të marrë ndonjë çmim, tërheq sytë e opinionit botëror edhe më shumë nga Kosova. Mediat botërore do t’i kushtonin mjaft rëndësi bukuroshes nga Prishtina.

Miss Kosova 1997
Vitet më të vështira për Kosovën përjetuan edhe diçka të bukur, sepse më 1997 organizohet sërish për të katërtën herë radhazi spektakli bravuroz në praninë e mbi 10 mijë shikuesve, ku “Miss Kosova 1997” shpallet Adelina Ismaili, këngëtarja e popullarizuar dhe e dashura e publikut shqiptar. Pastaj Adelina Ismaili do të futet në garën e bukurisë së Miss Globi International, por do të skualifikohet, pasi në prezantimin zyrtar ajo thotë haptazi se vinte nga Republika e Kosovës, edhe pse kishte shkuar në emër të Shqipërisë. Njihet edhe si këngëtarja që theu shumë tabu në ambientet kulturore gjithëshqiptare.
Miss Kosova 1996
Në vitin 1996 vazhdon tradita e tretë e organizimit të spektaklit Miss Kosova '96, dhe para një auditori prej mbi 8000 vetash kurorën e bukurisë e rrëmben Diellza Kolgeci, ajo që më pas do të marrë pjesë edhe në konkurse të bukurisë ndërkombëtare për të tentuar kështu që ta përfaqësojë dhe ta afirmojë Kosovën.

Diellza në “Miss Evropa 2002” është shpallur shoqëruesja e pestë e misit dhe ka marrë çmimin "Trupi më i mirë", në Varshavë, që iu dha nga Linea Sprint, në mesin e 48 vajzave nga mbarë kontinenti. Vajza nga Kosova ndiente edhe më shumë krenarinë për fashën që mbante mbi supe, ku shkruhej Kosovë.

Më në fund ishte dhe ajo mes bukurive evropiane dhe jo e vetme, por me bukuroshen tjetër nga Kosova, Diellza Bunjaku, me mikeshat e saj nga Tirana, Denisa Çela, Elisabeta Gjonpali, dhe me shqiptaren e Maqedonisë, Bekime Sadikun. Mbi ato pasarela, Diellza e kishte hedhur tutje pasigurinë, frikën se…ky shans i mirë për Kosovën mund edhe të fshihej nga skenari i spektaklit "Miss Evropa 2002".

Miss Kosova 1995
Në vitin 1995 është Blerta Syla ajo që do të zotërojë kurorën e “Miss Kosovës 1995”, nën organizimin e kompanisë Shuw Club. Bukuroshja nga Prishtina, e lindur më 12.06. 1978, në pamundësi që të vazhdojë karrierën e misit jashtë vendit, për ta përfaqësuar Kosovën, do të gjejë prehje me talentin e vet në një art tjetër, aktrim.
Miss Kosova 1994
Në vitin 1994, kur popullit shqiptar në Kosovë i ishte marrë e drejta për të ushtruar lirshëm jetën e vet, edhe atë kulturore, nga regjimi serb, në ato rrethana do të përvidheshin si prej fundit të tunelit xixa organizative që do t’i jepnin paksa frymë jetës kulturore në Kosovë, mbi të gjitha për t’i mbijetuar akulturimit që po i bëhej padrejtësisht popullit shqiptar të Kosovës. Krahas aktiviteteve të tjera jo të pakta, edhe pse në rrethana krejtësisht të pafavorshme, do të organizohej spektakli i parë i bukurisë në Kosovë, i njohur si “Miss Kosova 1994”.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]