Mesatarja gjeometrike
Në matematikë, mesatarja gjeometrike është një mesatare që tregon një prirje qendrore të një bashkësie të fundme numrash realë duke përdorur shumëzimin e tyre (në krahasim me mesataren aritmetike që përdor shumën e tyre). Mesatarja gjeometrike përcaktohet si rrënja me indeks <i>n</i> e shumëzimit të n numrave, dmth, për një grup numrash , mesatarja gjeometrike përcaktohet si
ose, në mënyrë të njëvlershme, si mesatarja aritmetike në shkallë logaritmike :
Më së shpeshti numrat kufizohen në të qënit jo-negativë, për të shmangur ndërlikimet që lidhen me numrat negativë, të cilët nuk kanë rrënjë reale, dhe shpesh ato kufizohen në të qënit pozitiv, për të mundësuar përdorimin e logaritmeve.
Për shembull, mesatarja gjeometrike e dy numrave, le të themi 2 dhe 8, është vetëm rrënja katrore e shumëzimit të tyre, domethënë, . Si shembull tjetër, mesatarja gjeometrike e tre numrave 4, 1 dhe 1/32 është rrënja kubike e shumëzimit të tyre (1/8), e cila është 1/2, domethënë, .
Mesatarja gjeometrike mund të kuptohet në termat e gjeometrisë . Mesatarja gjeometrike e dy numrave, dhe , është gjatësia e njërës anë të një katrori sipërfaqja e të cilit është e barabartë me sipërfaqen e një drejtkëndëshi me brinjë të gjatësisë dhe . Në mënyrë të ngjashme, mesatarja gjeometrike e tre numrave, , , dhe , është gjatësia e një skaji të një kubi, vëllimi i të cilit është i njëjtë me atë të një kuboidi me brinjë, gjatësia e të cilave është e barabartë me tre numrat e dhënë.
Llogaritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mesatarja gjeometrike e një grupi të dhënash jepet nga:
Krahasimi me mesataren aritmetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:AM GM inequality visual proof.svgStampa:QM AM GM HM inequality visual proof.svgMesatarja gjeometrike e një grupi të dhënash jo bosh numrash (pozitiv) është gjithmonë e shumta e barabartë me mesataren e tyre aritmetike. Barazia merret vetëm kur të gjithë numrat në bashkësinë e të dhënave janë të barabartë; përndryshe, mesatarja gjeometrike është më e vogël. Për shembull, mesatarja gjeometrike e 2 dhe 3 është 2,45, ndërsa mesatarja aritmetike e tyre është 2,5. Në veçanti, kjo do të thotë se kur një grup numrash jo identikë i nënshtrohet një përhapjeje të ruajtjes së mesatares - domethënë, elementët e grupit "ndahen" më shumë nga njëri-tjetri duke lënë mesataren aritmetike të pandryshuar - mesatarja e tyre gjeometrike zvogëlohet. [4]
Shëmbuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembuj të mesatares gjeometrike të shënuar me për një bashkësi numrash A.
Për shëmbull, jepen numrat , atëherë mesatarja e tyre gjeometrike është:
Për tre numra të bashkësisë A, , mesatarja gjeometrike është rrënja me indeks 3 (sepse aq numra ka bashkësia) e prodhimit të tyre.
Nga ku marrim:
Mesatarja gjeometrike e një funksioni të vazhdueshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse është një funksion pozitiv i vazhdueshëm me vlerë reale, mesatarja e tij gjeometrike mbi këtë interval është
- ^ Matt Friehauf, Mikaela Hertel, Juan Liu, and Stacey Luong "On Compass and Straightedge Constructions: Means" (PDF). UNIVERSITY of WASHINGTON, DEPARTMENT OF MATHEMATICS. 2013. Marrë më 14 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Euclid, Book VI, Proposition 13". David E. Joyce, Clark University. 2013. Marrë më 19 korrik 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2.5: Geometric Mean". Statistics LibreTexts (në anglisht). 2019-04-20. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2023. Marrë më 2021-08-16.
- ^ Mitchell, Douglas W. (2004). "More on spreads and non-arithmetic means". The Mathematical Gazette. 88: 142–144. doi:10.1017/S0025557200174534.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)