Medvegja
Medvegja
Медвеђа / Medveđa | |
---|---|
Koordinatat: 42°50′35″N 21°35′05″E / 42.84306°N 21.58472°E | |
Shteti | Serbia |
Rajoni | Serbia Jugore dhe Lindore |
Distrikti | Jabllanica |
Vendbanimet | List
|
Qeveria | |
• Kryetari | Dragan Kuliç (SNS) |
Sipërfaqja | |
• Qytezë | 19,82 km2 (7,65 sq mi) |
• Komuna | 524 km2 (202 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 440 m (1.440 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Qytezë | 2.848 |
• Dendësia (Qytezë) | 140/km2 (370/sq mi) |
• Komuna | 7.438 |
• Dendësia (Komuna) | 14/km2 (37/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 16240 |
Prefiksi | +381(0)16 |
Targa e automjetit | LE |
Faqja zyrtare | www |
Medvegja (Cirilik serb: Медвеђа / Medveđa) është një qytet dhe komunë që ndodhet në qarkun e Jabllanicës të Serbisë jugore. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka një popullsi prej 2,848 banorësh, ndërsa komuna ka 7,438 banorë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsise Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.
- Artikuj kryesore: Historia e Medvegjës
Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.
Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë.Keqtrajtimi i banorëve të fshatit Tërnoci i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.
Vetem gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim i heshtur etnik duke perdorur friken dhe diskriminimin popullsia u debua dhe largua nga vatrat e tyre shekullore mbi 5000 shqiptar autokton te Medvegjës.Sipas te dhenave te fundit,ne komunen e medvegjes jetojne vetem rreth 600 shqipetare.Ne rexhistrim ne vitin 2011 doli se komuna ka 7296 banore,por kjo eshte me shume nje fryrje e numrit te banoreve.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteza Medvegjë gjendet në komunen Medvegjës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, komuna e Medvegjës ka një popullsi prej 7,438 banorësh. Ajo pa një shpopullim të madh në 50 vitet e fundit, duke pasur rreth 25,000 banorë në vitin 1961 dhe 7,400 pesëdhjetë vjet më vonë. Rreth 43.5% e banorëve jetojnë në zonat urbane.
Shumica e popullsisë së komunës janë serbë, duke numëruar më shumë se 65%. Grupet e tjera etnike përfshijnë shqiptarët të cilët ishin 32% në vitin 1981 dhe 26.2% në regjistrimin e vitit 2002. Në vitin 2011 ato ishin vetëm 7.1%. Kjo ishte pjesërisht për shkak të bojkotit të shqiptarëve në Serbi dhe nga shpopullimi i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm si gjendja ekonomike apo e sigurisë gjatë viteve 1990 dhe 2000.
Ka edhe pakica të tjera të vogla të malazezëve, romëve, maqedonasëve, myslimanëve, bullgarëve dhe jugosllavëve.
Përsonalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Idriz Ajeti
- Ali Duli
- Xhim Xhema
- Ramadan Xhema
- Gani Jashari
- Xhem Topalla
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Насеља општине Медвеђа" (PDF). stat.gov.rs (në serbisht). Statistical Office of Serbia. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2015. Marrë më 22 tetor 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- vendndodhja
- www.medvegja.info
- UÇPMB
- foto dhe tekste http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=90946
Baja e Siarinës | Braina e Madhe | Braina e Vogël | Brajshori | Byçmeti i Epërm | Byçmeti i Mesëm | Byçmeti i Poshtëm | Caravëri | Çokotini | Drenca | Gajtani i Epërm | Gajtani i Poshtëm | Gazdara | Gërbaci | Gubaci | Gurgutova | Gjylekara | Kapiti | Leci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Maqedonca | Maqedonca e Ratkocerit | Maroci | Medeci | Mërkoja | Negosavla | Petrila | Poroshtica | Pustoshillova | Ramabaja | Ratkoceri | Rukoci | Siarina | Spanca | Starabaja | Stublla | Svirca | Tullara | Tupalla | Vardeniku | Vrapca