[go: up one dir, main page]

Jump to content

Marko Livaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marko Livaja

Livaja në vitin 2022
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarko Livaja[1]
Datëlindja (1993-08-26) 26 gusht 1993 (31 vjeç)[2]
VendlindjaSplit, Kroaci
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Hajduk Split
Numri10
Karriera me të rinjtë
2005–2008Omladinac Vranjic
2008–2010Hajduk Split
2010–2011Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Internazionale6(0)
2011Lugano (huazim)11(2)
2011–2012Cesena (huazim)3(0)
2013–2014Atalanta31(4)
2014–2016Rubin Kazan11(0)
2015–2016Empoli (huazim)17(1)
2016–2018Las Palmas25(5)
2017–2018AEK Athina (huazim)27(8)
2018–2021AEK Athina74(19)
2021–Hajduk Split110(64)
Karriera ndërkombëtare
2008Kroacia U154(4)
2009Kroacia U167(6)
2008–2010Kroacia U1720(7)
2010Kroacia U184(1)
2011–2012Kroacia U197(2)
2012–2013Kroacia U207(1)
2013–2014Kroacia U215(3)
2018–2023Kroacia21(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23:45, 30 janar 2015 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 maj 2012

Marko Livaja (lindur më 26 gusht 1993) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si sulmues për klubin kroat Hajduk Split.

Livaja e nisi karrierën e tij në Itali me Interin, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2012. Para kësaj, ai kishte luajtur te Cesena në huazim. Në verën e vitit 2013, ai u transferua te Atalanta kurse një vit më vonë ai firmosi në Rusi me Rubin Kazan.

Në vitin 2016, Livaja kaloi te Las Palmas. Një vit më pas, ai u huazua te AEK Athina, duke firmosur përfundimisht në vitin 2018. Ai qëndroi atje për katër vite, duke luajtur mbi 100 ndeshje për klubin grek. Në vitin 2020, Livaja u rikthye në Kroaci, duke firmosur me Hajduk Splitin.

Livaja ka luajtur mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Kroacisë. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2018 si dhe ishte pjesë e ekipit në FIFA Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Livaja filloi karrierën e tij profesioniste me skuadrat e nivelit të ulët kroate GOŠK Kaštel Gomilica dhe NK Omladinac Vranjic, përpara se të thirrej nga akademia e Dinamo Zagreb në verën e 2008, ndërkohë, përpara se të regjistrohej tek Dinamo, ai mori një tjetër thirrje nga rivalët e Dinamos, Hajduk Split,[3] ku Livaja shkoi atje. Në fillim të vitit 2010, ai vendos në skuadrën e parë të Hajduk Split.[4] Më vonë në atë vit, ai u shit tek Interi, kurse në vitin 2011, ai u huazua tek skuadra zvicerane e Luganos.[5]

Livaja u bashkua me Cesenën në verën e 2011 pas një marrëveshjme me Hajduk Splitin për 250.000 dhe në janar 2012 u rikthye tek Interi (Cesena e shiti Livajën te Interi në formën e bashkpronësisë për 2.25 milion € dhe mori gjysmën e kartonit të Thomas Pedrabissi për 1 milion €). Livaja luajti për Cesenën në skuadrën e parë dhe tek të rinjtë. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në tetor 2011 kundër Fiorentinës.

Pasi u rikthye te Interi në janar 2012, Livaja ishte një anëtar i ekipit Primavera dhe arriti të fitoj NextGen series në sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u bë trajner i ekipit së parë, Livaja mori thirrjen e parë për të luajtur në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Genoas, por në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.

Në sezonin 2012–13, Livaja luajti në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Pescarës, ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Romës në shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje në Serie A gjatë gjysmës së parë të sezonit, por nuk arriti të shënoj asnjë gol. Livaja luajti më shumë minuta gjatë ndeshjeve evropiane të Interit, ai ishte zgjedhja e parë në formacion e trajnerit Stramaccioni për ndeshjet e grupit H në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shënoi golin e parë për fanellën e Interit më 20 shtator 2012 në barazimin në San Siro 2–2 kundër Rubin Kazan. Pasi Inter përfundoi i dyti në grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashënuesi më i mirë me katër gola në gjashtë ndeshje. Për shkak të konkurrencës së fortë në sulmin e Interit, ku bënin pjesë Milito, Cassano dhe Palacio, në janar, Livaja kërkoi huazimin për të luajtur më shumë minuta dhe për të shënuar më shumë gola.[6] Më 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.[7]

Më 31 janar 2013, Livaja u huazua te Atalanta si pjesë e marrëveshjes që dërgoi mesfushorin Ezequiel Schelotto në krahun tjetër.[8]

Livaja debutoi zyrtarisht më 10 shkurt në ndeshjen kundër Catanias. Ai shënoi golat e parë me klubin në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Romës në javën e 26të të kampionatit.[9] Në prill, ai u pezullua nga trajneri Stefano Colantuono për ndeshjen kundër Sampdorias për arsyje disiplinore.[10]

Livaja u rikthye në ekip për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Interit, ku Atalanta mori një fitore surprizë 4–3; ai kontriboi në ndeshje fillimisht duke asistuar golin e Giacomo Bonaventurës dhe duke fituar një penallti që u shënua nga German Denis.[11] Një maj, ai u pezullua sërisht për thyerje të rregullave të disiplinës, duke pasur një zënkë me shokun e ekipit Ivan Radovanović.[12][13]

Më 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse që pagoi për sulmuesin e ri 6 milion , dhe me Livajën që firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]

Më 14 qershor 2016, Livaja u transferua te Las Palmas duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[15] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin në humbjen 4–2 kundër Valencias në Mestalla, duke shënuar të dy golat e ekipit të tij.[16] Pas kësaj, ai qëndroi pa shënuar për plot 613 minuta, duke u zhbllokuar në barazimin 1–1 kundër Deportivo Alavés më 4 dhjetor.[17] Më 10 janar 2017, Livaja bëri debutimin e tij në Kupën e Mbretit në fitoren 3–2 në transfertë kundër Atlético Madridit, por Las Palmas u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[18]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Livaja ka përfaqësuar Kroacinë nga ekipi nën-15 e deri në atë nën-21. Në maj 2008, ai u aktivizua në katër ndeshje me ekipin nën-15, duke shënuar po kaq gola. Pas kësaj, ai kaloi te ekipi nën-16, me të cilën shënoi gjashtë gola në shtatë ndeshje.

Më 10 nëntor 2011, Livaja debutoi me ekipin nën-19 në fitoren 4–2 kundër Finlandës; ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi dy gola në këtë kategori. Debutimi i tij me ekipin nën-21 erdhi më 5 shkurt 2013 në miqësoren kundër Holandës. Më 23 mars, ai shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Serbisë.

Më qershor 2013, Livaja u thirr në ekipin nën-20 për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Turqi. Pasi debutoi në ndeshjen hapëse kundër Uruguajit,[19] Livaja shënoi në barazimin 1–1 kundër Uzbekistanit në ndeshjen e dytë në grup. Kroacia e fitoi grupin me shtatë pikë por u eliminua nga Kili në raundin e 16-tave.[20]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 11 gusht 2024[21]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Cesena (huazim) 2011–12 Serie A 3 0 0 0 3 0
Internazionale 2012–13 Serie A 6 0 0 0 7[a] 4 13 4
Atalanta 2012–13 Serie A 11 2 0 0 11 2
2013–14 Serie A 20 2 3 2 23 4
Gjithsej 31 4 3 2 34 6
Rubin Kazan 2014–15 Premier Liga Ruse 11 0 2 1 13 1
Empoli (huazim) 2015–16 Serie A 17 1 0 0 17 1
Las Palmas 2016–17 La Liga 25 5 1 2 26 7
AEK Athina (huazim) 2017–18 Super League Greece 27 8 5 0 10[b] 2 42 10
AEK Athina 2018–19 Super League Greece 25 7 8 4 5[c] 1 38 12
2019–20 Super League Greece 32 9 6 3 4[a] 3 42 15
2020–21 Super League Greece 17 3 1 0 7[a] 2 25 5
Gjithsej 101 27 20 7 26 8 147 42
Hajduk Split 2020–21 Prva HNL 15 6 2 1 17 7
2021–22 Prva HNL 34 28 5 4 1[d] 0 40 32
2022–23 HNL 34 19 4 2 4[d] 0 1[e] 0 43 21
2023–24 HNL 25 10 3 2 2[d] 0 0 0 30 12
2024–25 HNL 2 1 0 0 2[d] 1 0 0 4 2
Gjithsej 110 64 14 9 9 1 1 0 134 74
Gjithsej karriera 304 101 39 21 42 13 1 0 386 135
  1. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  5. ^ Ndeshje në Superkupën e Kroacisë

Burimi: [22][23]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Kroacia 2018 4 0
2019 0 0
2020 0 0
2021 7 2
2022 9 2
2023 1 0
Gjithsej 21 4
  1. ^ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Croatia (CRO)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 8. Marrë më 15 nëntor 2022.
  2. ^ "Marko Livaja - Croatia - European Qualifiers" (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 qershor 2023.
  3. ^ "Zanio se: Ljubio Dinamov dres, a sad igra za Hajduk". 24 Satae (në kroatisht). 28 mars 2010. Marrë më 9 gusht 2012.
  4. ^ "Reja priključio najboljeg kadeta!". hajduk.hr (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ "Succès du Servette FC et du SC Kriens, nul du FC Lugano" (në frëngjisht). Swiss Football League. 8 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 9 shkurt 2012.
  6. ^ "Livaja happy to leave Inter on loan deal". Goal.com (në anglisht). Marrë më 8 prill 2013.
  7. ^ "Marko Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". hrsport.net (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 8 prill 2013.
  8. ^ "Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 31 janar 2013.
  9. ^ "Livaja dvostruki strijelac u porazu Atalante". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2013. Marrë më 24 shkurt 2013.
  10. ^ "Livaja izbačen iz momčadi, ne konkurira za utakmicu". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
  11. ^ "Atalanta šokirala Inter, Livaja izborio penal i asistirao". Dalmacija News (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013.
  12. ^ "COMUNICATO DAL CLUB" (në italisht). Atalanta B.C. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 9 maj 2013.
  13. ^ "Radovanović: Livaja mi bio kao brat". b92.net (në serbisht). Marrë më 9 maj 2013.
  14. ^ "Livaja potpisao za Rubin Kazan". dalmacijanews (në kroatisht). Marrë më 15 maj 2014.
  15. ^ "La UD Las Palmas ficha al delantero croata Marko Livaja" (në spanjisht). UD Las Palmas. 14 korrik 2016. Marrë më 4 shtator 2016.
  16. ^ "Valencia vs. Las Palmas 2 – 4" (në anglisht). Soccerway. 22 gusht 2016. Marrë më 15 janar 2017.
  17. ^ "Deportivo Alavés vs. Las Palmas 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2016. Marrë më 15 janar 2016.
  18. ^ Stephen Creek (10 janar 2017). "Atletico Madrid 2-3 Las Palmas (agg: 4-3): Griezmann & Correa goals ensure hosts progress" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 15 janar 2017.
  19. ^ "Croatia U20 1–0 Uruguay U20" (në anglisht). ESPN FC. 23 qershor 2013. Marrë më 13 gusht 2024.
  20. ^ Jack Prescott (3 korrik 2013). "Chile earn late win over Croatia". Sports Mole (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2024.
  21. ^ "Marko Livaja" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shtator 2023.
  22. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Marko Livaja" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  23. ^ "Marko Livaja". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]