[go: up one dir, main page]

Jump to content

Litosfera

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korja e Tokës - litosfera (litos-shkëmb,sphaira-sferë) ka trashësi të ndryshme: është më e trashë në pjesën kontinentale (korja kontinentale) rreth 70 - 100 km dhe më e hollë në pjesën nën oqean (korja oqeanike) rreth 5-8 kilometra. Trashësia mesatare e litosferës është rreth 70 km, në pjesën kontinentale ku gjendet male të larta, ka vende që trashësia është më e madhe.

Korja kontinentale përbëhet nga silici, alumini, natriumi etj., ndërsa korja oqeanike nga silici, magnezi, hekuri etj.

Ndërtimi i bredshëm i Tokës
Skeda:Korja e Tokës.jpg
Pamja skematike e tipeve të Korës së Tokës

Litosfera, (Korja e Tokës) - ( nga gre. litos-shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve, sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e ngurtë. Dallohen dy tipa të Korës së Tokës:tipi kontinental dhe oqeanik.

Përfshirja e Litosferës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tërësia e masës së fortë të planeti Tokë është litosfera , mirpo organizmat e gjallë e shfrytëzojnë vetëm një pjesë të vogël të saj.Në biosferë është kyçur pjesa sipërfaqësore, në të cilën jetojnë kafshët dhe bimët tokësore, dhe shtresa e dheut e cila përfshin disa metra nën sipërfaqen e tokës.Vetëm rrënjët e disa bimëve zhvillohen në thellësi prej disa dhjetra metrash në kërkesë për jetë.