[go: up one dir, main page]

Jump to content

Licentiati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Licentiati është titulli i një personi i cili mban një gradë akademike të njohur si licencë ose licentiat.[1] Termi rrjedh nga gjuha latine licentia - licentiatus, "liria", "e drejta" (nga latinishtja licere, "të lejosh"), ishte grada e dytë akademike në Mesjetë, e cila u jepej individëve të cilët, pas dhënies së disa provimeve, fitonin të drejtën për të ligjëruar ose për "të lexuar" ligjërata në universitet.[2] Kjo ishte aplikuar në termat licentia docendi në kuptimin leje për të mësuar dhe licentia ad practicandum e cila nënkupton dikë i cili mban një certifikatë të kompetencave për ushtrimin e profesionit. Shumë vende dhe shtete kanë grada shkencore e akademike me këtë titull, por ato mund të përfaqësojnë nivele të ndryshme arsimore. Në disa nga universitetet ajo është një diplomë në mes të asaj bachelor dhe master apo doktor; në disa vende ajo është e krahasueshme me gradën doktor i filozofisë (PhD).[3] Në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vendet tjera ishjugosllave, gradë akademike ekuivalente me licentiatin ka qenë e ashtuquajtura grada "Magjistër" e cila fitohej pas përfundimit të studimeve pasuniversitare prej një viti dhe të mbrojtjes së "tezes së magjistraturës."

Fillimisht, për studentët në universitetet mesjetare "licentia docendi", ishte një titull i ndryshëm akademik nga titulli i cili sot quhet bachelor, master apo doktor. Ndërsa  më vonë "licentia" thënë fjalë për fjalë e drejta apo licenca për të mësimdhënie në universitet. Licentiati nuk jepej nga universiteti, por nga kisha, të mishëruara në pozitën e kancelarit të dioqezës në të cilën ndodhej universiteti i caktuar. Licentiaati jepej vetëm pas rekomandimit nga ana e universitetit, fillimisht pak para se kandidati të fitonte shkallën master apo doktor, për të cilën kërkesat e mëtutjeshme ishin vetëm të një karakteri të natyrës ceremoniale.

Me kalimin e kohës, ky dallim në mes të licentiatit në njërën anë dhe gradave bachelor, master dhe doktor, nga ana tjetër, filloi të zbehet. Në universitetet e Evropës kontinentale "licentiati" erdhi e u bë një diplomë akademike mes diplomës bachelor në njërën anë dhe master apo doktor në anën tjetër. Për më tepër, shpenzimet për marrjen e doktoraturës mund të ishin të konsiderueshme. Si rezultat i kësaj, shumica e studentëve të cilët nuk synonin një karrierë akademike, do të hiqte dorë prej doktoraturës, dhe si rezultat i kësaj "licentiati" u bë një gradë e zakonshme përfundimtare.

Një përjashtim të dukshëm prej këtij zhvillimi ishin universitetet e Oksfordit dhe të Kembrixhit, si dhe universitetet e modeluara sipas tyre.[4]

Konventa e Bolonjës 

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2003, Bashkimi Evropian organizoi Konventën e Bolonjës për Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë nën Konventën e Lisbonës për Njohjen, i njohur si Procesi i Bolonjës, në mënyrë që të krijojë standarde uniforme në këtë fushë në të gjithë Bashkimin Evropian. Konkluzionet përfundimtare ishin kërkesat që të gjitha universitetet Evropiane të ndryshonin programet mësimore për studimet e rregullta si dhe ato master.

  1. ^ http://oxforddictionaries.com/definition/english/licentiate?region=uk&q=Licentiate Arkivuar 18 prill 2016 tek Wayback Machine Accessed September 16, 2012
  2. ^ H. Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore I, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, fq. 130.
  3. ^ "Definition". Oxford Dictionary. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 2009-11-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Pedersen, Olaf (1997). The First Universities – Studium Generale and the Origins of University Education in Europe. Cambridge University Press. fq. 242–270. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)