Lerthi
Lerthi (Hudhra e egër, lat. Allium ursinum) është përfaqësues tipik i bimës vetëmbirëse ushqimore. Shumë veta janë munduar që këtë bimë ta kultivojnë, por nuk dihet se a ka pasë ndokush sukses, andaj mund të thuhet se “ajo rritet vetëm atje ku dëshiron”. Lerthi është bima e parë, pas tërheqjes së borës, e cila është në gjendje “të pastron” organizmin e njeriut me një shpejtësi të pazakontë nga materiet e dëmshme. Ajo përmban mjaft vajra eterike, kripëra të vlefshme, minerale, sheqer, vitaminën C, karotinë, albumine, yndyrëra dhe alicinën si përbërës kryesor.
Lerthi është bimë e përhershme, rritet deri në 25 cm gjatësi, ka trung të gjatë nëntokësor, të mbështjellur me një cipë të bardhë. Gjethet i ka të gjelbëra vezake. Shumohet me fara, të cilat më së shpeshti i shpërndajnë thneglat. Ka një erë intensive e të fortë si të hudhrës, andaj shpesh më parë hetohet era se sa shihet. I përdorën gjethet dhe trungu.
Rritet që nga terheqja e borës e deri në qershor, në tokë të begatshme me humus dhe lagështi, në lartësi mbidetare deri në 1600 metra në malet me drunj fletrënës, halore dhe të përziera. Është bimë që ndihmon në shërimin e arteriosklerozës, shtypjës se lartë, sëmundjen e mëlçisë së zezë, të mushkërive, për shërimin e plagëve, lukthit dhe zorrëve.
Lerthi përdoret gjithmonë aty ku preferohet edhe hudhra. Përsonat me lukth të ndieshëm duhet që kokën e Lerthit ta grimcojnë e ta përshkojnë me një gotë të qumshtit të vluar, dhe pas 2-3 orësh ta pijnë këtë qumshtë, të kulluar, më parë.