João Cancelo
Cancelo duke luajtur Valencian në 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | João Pedro Cavaco Cancelo | ||
Datëlindja | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data | ||
Vendlindja | Barreiro, Portugali, Portugali | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë / Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Barcelona (në huazim nga Manchester City) | ||
Numri | 2 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2007 | Barreirense | ||
2007–2012 | Benfica | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2014 | Benfica B | 51 | (3) |
2014–2015 | Benfica | 1 | (0) |
2014–2015 | → Valencia (huazim) | 10 | (0) |
2015–2018 | Valencia | 64 | (2) |
2017–2018 | → Internazionale (huazim) | 26 | (1) |
2018–2019 | Juventus | 25 | (1) |
2019– | Manchester City | 98 | (5) |
2023 | → Bayern München (huazim) | 15 | (1) |
2023– | → Barcelona (huazim) | 8 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010 | Portugalia U16 | 6 | (0) |
2010–2011 | Portugalia U17 | 17 | (1) |
2011–2012 | Portugalia U18 | 7 | (0) |
2012 | Portugalia U19 | 25 | (1) |
2013–2014 | Portugalia U20 | 9 | (0) |
2014–2017 | Portugalia U21 | 11 | (1) |
2016– | Portugalia | 48 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 tetor 2023 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2023 |
João Pedro Cavaco Cancelo (lindur më 27 maj 1994) është një futbollist profesionist portugez i cili luan për klubin spanjoll Barcelona, në huazim nga Manchester City, dhe kombëtaren portugeze. Pozicioni i tij parësor është mbrojtës i djathtë, por ai mund të luaj edhe si i majtë ose si anësor.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Benfica
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Barreiro, Qarku Setúbal, Cancelo filloi të luante futboll me klubin lokal Barreirense.[1] Ai u bashkua me të rinjtë e Benficës në vitin 2007 në moshën 13 vjeç, ku ai luajti si Mbrojtës i djathtë dhe i majtë.
Më 28 korrik 2012, Cancelo debutoi me ekipin e parë në një ndeshje miqësore kundër Gil Vicente ku ai luajti si mbrojtës i djathtë për 90 minuta.[2] Pavarësisht se u regjistrua me ekipin B, ai u pa edhe si zëvëndësuesi i mundshëm i uruguajianit Maxi Pereira në ekipin e parë;[3] deri në vitin 2013 ai përfaqësoi edhe ekipin e të rinjëve, dhe më 18 maj të atij viti shënoi dy gola vendimtar në fitoren 2–1 kundër Rio Ave që i dhuroi ekipit kampionatin kombëtar.[4]
Cancelo luajti ndeshjen e parë zyrtare me ekipin kryesor të Benficës më 25 janar 2014, duke hyrë në minutat e fundit të një fitoreje 1–0 në shtëpi kundër Gil Vicente e vlefshme për Taça da Liga,[5] që më vonë u fitua. Paraqitja e tij e parë në Primeira Liga erdhi më 10 maj pasi klubi kishte siguruar kampionatin, duke luajtur si titullar në një humbje 1–2 kundër Portos.[6]
Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 gusht 2014, Cancelo u bashkua me klubin spanjoll Valencia në një huazim një-vjeçar.[7] Debutimi i tij në La Liga ndodhi më 25 shtator, në një fitore 3–0 kundër Córdobës;[8] ai e përfundoi sezonin e tij të parë me 13 ndeshje në të gjitha kompedicionet.
Më 25 maj 2015, ai firmosi një kontratë të përherëshme me klubin deri më 30 qershor 2021.[9][10] Valencia pagoi 15 milion € për kartonin e tij.[11][12] Ai shënoi golin e parë me klubin më 16 shtator në ndeshjen hapëse të UEFA Ligës së Kampioneve të atij sezoni, në një humbje 2–3 në shtëpi kundër Zenit Saint Petersburg.[13] Goli i parë në La Liga erdhi më 20 prill 2016 në një fitore 4–0 kundër Eibar gjithashtu në Stadiumin Mestalla.[14]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 22 gusht 2017, Cancelo u bashkua me Interin në një huazim një-vjeçar deri më 30 qershor 2018 me mundësinë për ta bërë transferimin të përherëshëm.[15] Kjo marrëveshje ishte pjesë edhe e një marrëveshje tjetër, që përfshinë francezin Geoffrey Kondogbia, i cili u huazua tek Valencia.[16]
Ai debutoi me klubin katër ditë më vonë, duke zëvëndësuar Antonio Candrevan në minutën e 83të të një fitoreje 3–1 kundër Romës jashtë fushe.[17] Cancelo pësoi një dëmtim në ligamentin e gjumit në në fund të muajit gjatë kohës që ishte me kombëtaren, gjë që e la jashtë fushave për një muaj e gjysëm.[18] Ai u rikthye në aksion më 17 tetor në një fitore 3–2 kundër Milanit në Derby della Madonnina, duke luajtur në 20 minutat e fundit.[19]
Juventus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 qershor 2018, Cancelo u ble nga klubi tjetër italian Juventus për shifrën e 40.4 milion €; ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[20] Ai debutoi me klubin më 18 gusht, duke luajtur 90 minuta në fitoren 3–2 ndaj Chievos në ndeshjen hapëse të sezonit.[21]
Manchester City
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 gusht 2019, Cancelo ju bashkua klubit anglez Manchester City në një kontratë gjashtë-vjeçare për 27.4 milion £ plus shërbimet e mbrojtësit Danilo që kaloi te Juventusi. Shuma e këtij transferimi plus kartoni i Danilos arrini vlerën rreth 60 milion £, duke e bërë Cancelon mbrojtësin e djathtë më të shtrenjtë në histori.[22][23]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cancelo luajti me Portugalinë nën-19 në 2012 UEFA Kampionatin Evropian nën-19.[24] Ai pritej të luante edhe në edicionin tjetër, që u mbajt në Lituani.[25]
Me ekipin nën-20, Cancelo luajti në Kupën e Botës 2013 dhe Turnamentin Toulon 2014.[26] Ai luajti ndeshje në këtë të fundit, me ekipin që arriti në raundin e 16-tave.
Cancelo ishte pjesë e ekipin nën-21 që konkuroi në UEFA Kampionatin Evropian 2015. Ai zëvëndësoi mbrojtësin e majtë Raphaël Guerreiro nga mesi i pjesës së dytë të ndeshejs gjysëm-finale kundër Gjermanisë që u mbyll me një fitore 5–0.[27] Në finale, ekipi u mposht nga Suedia.[28]
Cancelo u thirr në kombëtaren e të rriturve nga trajneri Fernando Santos më 26 gusht 2016,[29] dhe luajti 90 minuta të plota në fitore 5–0 në miqësoren kundër Gjibraltarit, me Cancelon që shënoi të tretin.[30] Një muaj më vonë ai shënoi edhe dy të tjerë, në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Andorrës (6–0, në shtëpi)[31] dhe Ishujve Faroe (jashtë fushe, i njëjti rezultat).[32]
Në maj 2018, Cancelo ishte pjesë e listës paraprake prej 35 lojtarësh që do luanin në Kupën e Botës 2018,[33] por nuk u përfshi në listën përfundimtare.[34]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I quajtur si një lojtarë premtues nga mediat, Cancelo njihet më shumë për shpejtësinë e tij, energjinë dhe aftësitë sulmuese, si dhe për aftësitë dribluese, krijueshmërinë dhe krosimet.[35][36] Ai mund të luaj si mbrojtës dhe anësor në të dyja krahët, pavarësisht se zakonisht luan në të djathtë.[37][38]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2013, Cancelo u përfshi në një aksident rrugor që vrau mamanë e tij. Ai pësoi dëmtime të vogla.[39]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 7 dhjetor 2018[40]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa[nb 1] | Kupa e ligës[nb 2] | Kontinenti[nb 3] | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Benfica B | 2012–13 | 20 | 2 | — | — | — | 20 | 2 | |||
2013–14 | 31 | 1 | — | — | — | 31 | 1 | ||||
Gjithsej | 51 | 3 | — | — | — | 51 | 3 | ||||
Benfica | 2013–14 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
Valencia | 2014–15 | 10 | 0 | 3 | 0 | — | — | 13 | 0 | ||
2015–16 | 28 | 1 | 4 | 1 | — | 7 | 1 | 39 | 3 | ||
2016–17 | 35 | 1 | 3 | 0 | — | — | 38 | 1 | |||
2017–18 | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej | 74 | 2 | 10 | 1 | — | 7 | 1 | 91 | 4 | ||
Internazionale | 2017–18 | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 28 | 1 | ||
Juventus | 2018–19 | 12 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 | 0 | 15 | 0 |
Gjithsej karriera | 164 | 6 | 12 | 1 | 1 | 0 | 10 | 1 | 187 | 8 |
- ^ Përfshinë Taça de Portugal, Copa del Rey, dhe Coppa Italia
- ^ Përfshinë Taça da Liga dhe Supercoppa Italiana
- ^ Përfshinë UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Liga e Evropës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 20 nëntor 2018[41]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Portugalia | |||
2016 | 4 | 3 | |
2017 | 2 | 0 | |
2018 | 6 | 0 | |
Gjithsej | 12 | 3 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 10 tetor 2016. Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Cancelo.[41]
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 1 shtator 2016 | Estádio do Bessa, Porto, Portugali | Gjibraltari | 1 | 5–0 | Ndeshje Miqësore[30] |
2. | 7 tetor 2016 | Estádio Municipal, Aveiro, Portugali | Andorra | 3–0 | 6–0 | Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës[31] |
3. | 10 tetor 2016 | Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe | Ishujt Faroe | 6–0 | 6–0 | Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës[32] |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Benfica
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Portugal
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Benfica também lucra com a transferência de Cancelo" [Benfica gjithashtu përfiton nga transferimi i Cancelos]. Record (në portugalisht). 27 qershor 2018. Marrë më 4 korrik 2018.
- ^ José Pedro Gomes (28 korrik 2012). "Nélson Oliveira e Cancelo titulares" [Nélson Oliveira dhe Cancelo startojnë]. Jornal de Notícias (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ Octávio Lousada Oliveira; Nuno Fernandes (24 korrik 2012). "Vieira confirma João Cancelo para a lateral-direita" [Vieira konfirmon João Cancelo si mbrojtës të djathtë]. Jornal de Notícias (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Benfica garante título nacional de juniores com "bis" de João Cancelo" [Benfica konfirmohet kampion i të rinjëve me një dopietë nga João Cancelo]. Expresso (në portugalisht). 18 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 24 maj 2013.
- ^ a b "Sulejmani manteve o Benfica vitorioso" [Sulejmani mban Benficën fitimtare]. O Jogo (në portugalisht). 25 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 22 gusht 2017.
- ^ a b João Ruela (10 maj 2014). "FC Porto bate Benfica sob avaliação de Lopetegui" [FC Porto mposht Benficën me Lopeteguin që shikon]. Diário de Notícias (në portugalisht). Marrë më 19 shkurt 2016.
- ^ "Comunicado oficial: Joao Cancelo" [Lajmërim zyrtar: Joao Cancelo] (në spanjisht). Valencia CF. 20 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2018. Marrë më 20 gusht 2014.
- ^ Pablo Egea (25 shtator 2014). "Líder no hay más que Nuno" [Nuk ka asnjë udhëheqës si Nuno]. Marca (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2016.
- ^ "João Cancelo transferido para o Valência CF" [João Cancelo transferohet tek Valencia CF] (në portugalisht). S.L. Benfica. 25 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2015. Marrë më 25 maj 2015.
- ^ "Joao Cancelo joins Valencia CF on a permanent deal through to 2021" [Joao Cancelo i bashkohet Valencias në një marrëveshje të përherëshme deri në 2021] (në anglisht). Valencia CF. 25 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2018. Marrë më 25 maj 2015.
- ^ "Prospeto de "Benfica SAD 2016–2019"" [Prospekti i "Benfica PLSC 2016–2019"] (PDF) (në spanjisht). Lisbona: S.L. Benfica. 15 prill 2016. fq. 66. Marrë më 22 gusht 2017.
- ^ "João Cancelo vendido ao Valência por 15 milhões de euros" [João Cancelo shitet tek Valencia për 15 milion €]. A Bola (në portugalisht). 25 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 11 korrik 2015.
- ^ "Witsel breaks Valencia hearts in five-goal thriller" (në anglisht). UEFA. 16 shtator 2016. Marrë më 25 nëntor 2016.
- ^ José Luis Hurtado (20 prill 2016). "1, 2, 3, Alcácer otra vez" [1, 2, 3, Alcácer sërisht]. Marca (në spanjisht). Marrë më 25 nëntor 2016.
- ^ "Interi gjen mbrojtësin e djathtë, Zhoao Kanselo në Milano". Sport Ekspres. 21 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Interi "heq" Kondogbian dhe Murijon, vjen Kanselo". Sport Ekspres. 19 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "(VIDEO) Ikardi shou, Spaleti hesht vërshëllimat!". Sport Ekspres. 26 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Inter confirm knee ligament injury for new boy Cancelo" [Inter konfirmon dëmtimin në ligamentin e gjurit për djaloshin e ri Cancelo] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2017. Marrë më 31 gusht 2017.
- ^ "VIDEO/ Ikardi "vrastar", Interi mposht Milanin në frymën e fundit". Gazeta Panorama. 21 tetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Vjen goditja e tretë, Juventusi blen ish-mbrojtësin e Interit". Sport Ekspres. 25 qershor 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "(VIDEO) Përmbysje e çmendur e Juventusit, shënojnë të gjithë përveç Ronaldos". Vipsport.al. 18 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ Adi Metaliu (5 gusht 2019). "Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Cancelo-Danilo, ja shumë që përfiton Juvja". Supersport.al. Marrë më 14 shkurt 2020.
- ^ "Danilo pajtohet me kushtet e Juventusit, Cancelo kalon në anën tjetër te City". Telegrafi.com. 5 gusht 2019. Marrë më 14 shkurt 2020.
- ^ "Euro de sub-19: Sporting e Benfica em maioria nos convocados" [Under-19 Euro: Sporting dhe Benfica dominojnë përzgjedhjen] (në portugalisht). Mais Futebol. 11 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 4 gusht 2012.
- ^ "Sub-19: Rui Silva substitui José Costa" [Nën-19: Rui Silva zëvëndëson José Costa]. Record (në portugalisht). 14 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 korrik 2013.
- ^ "Sub-20: Ilídio Vale convoca 20 para o Torneio de Toulon" [Nën-20: Ilídio Vale thërret 20 për Turnamentin Toulon]. Record (në portugalisht). 13 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 24 maj 2013.
- ^ Simon Hart (27 qershor 2015). "Five-goal Portugal stun Germany in semi-finals" [Portugalia me pesë gola shtang Gjermaninë në gjysëm-fianle] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 shkurt 2016.
- ^ a b Tom Kell (30 qershor 2015). "Spot-on Sweden beat Portugal to win U21 EURO" [Suedia mposht Portugalinë për të fituar Euro nën-21] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 shkurt 2016.
- ^ "André Silva and João Cancelo called into Portugal squad" [André Silva dhe João Cancelo thirren në skuadrën e Portugalisë] (në anglisht). PortuGOAL. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ a b Will Griffee (1 shtator 2016). "Portugal 5–0 Gibraltar: European champions hammer minnows as Nani scores brace" [Portugali 5–0 Gjibraltar: Kampionët Evropian shkatërrojnë modestët me Nanin që shënon dopietë]. Daily Mail (në anglisht). Marrë më 5 shtator 2016.
- ^ a b David Wood (7 tetor 2016). "Portugal 6–0 Andorra: Cristiano Ronaldo nets FOUR in rout as minnows have two men sent off for kicking Real Madrid star during World Cup qualifier" [Portugalia 6–0 Andorra: Cristiano Ronaldo shënon katër me Gjibraltarin që ju përjashtuan dy lojtarë për shkak se goditën yllin e Real Madridit gjatë kualifikueses së Kupës së Botës]. Daily Mail (në anglisht). Marrë më 10 tetor 2016.
- ^ a b "Andre Silva nets hat trick as Portugal roll over Faroe Islands" [Andre Silva shënon tre gola me Portugalinë që mposht Ishujt Faroe] (në anglisht). ESPN FC. 10 tetor 2016. Marrë më 21 maj 2018.
- ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad – 23-man & preliminary lists & when will they be announced?" [E zbuluar: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 – listat me 23 lojtarë & paraprake dhe se kur do të publikohen] (në anglisht). Goal.com. 17 maj 2018. Marrë më 17 maj 2018.
- ^ "Nearly half Portugal's Euro squad to miss World Cup" [Gati gjysma e skuadrës së Portugalisë të Euro 2016 humbasin Kupën e Botës] (në anglisht). Special Broadcasting Service. 17 maj 2018. Marrë më 17 maj 2018.
- ^ Fernando Álvarez; Tim Hanlon (30 korrik 2017). "Cancelo: winger or full-back for Marcelino?" [Cancelo: anësor ose mbrojtës për Marcelinon?]. Marca (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2017.
- ^ Matteo Brega (17 gusht 2017). "Inter, occhio! Cancelo non è un cancello: terzino più d'attacco che di difesa" [Inter, bëj kujdes! Cancelo nuk është një portë: më shumë si një mbrojtës sulmues se sa një mbrojtës] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 shtator 2018.
- ^ Paul Wilkes (29 qershor 2016). "Joao Cancelo: The marauding full-back Barcelona might replace Dani Alves with" [Joao Cancelo: Mbrojtësi me të cilin Barcelona mund të zëvëndësoj Dani Alvesin] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 24 shtator 2018.
- ^ Mina Rzouki (26 shtator 2018). "Juventus' Paulo Dybala 8/10 and should enjoy confidence boost" [Paolo Dybala i Juventusit 8/10 dhe duhet të shijojë shtysën e vetëbesimit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 28 shtator 2018.
- ^ "The tragic accident which has shaped Joao Cancelo's career" [Aksidenti tragjik që ka mprehur karrierën e João Cancelos]. Sport (në anglisht). 31 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2019. Marrë më 12 shkurt 2018.
- ^ "João Cancelo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 shtator 2015.
- ^ a b "João Cancelo" (në anglisht). European Football. Marrë më 11 tetor 2016.
- ^ "Serie A Team of 2017-18" [Serie A ekipi i 2017-18] (në anglisht). Football Italia. 3 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2018. Marrë më 3 dhjetor 2018.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: João Cancelo. |
- Profili zyrtar te Valencia Arkivuar 7 gusht 2019 tek Wayback Machine
- João Cancelo te TheFinalBall.com
- João Cancelo Arkivuar 9 qershor 2019 tek Wayback Machine te ForaDeJogo
- João Cancelo te BDFutbol
- Profili te Federata Portugeze e Futbollit
- João Cancelo te National-Football-Teams.com
- João Cancelo – Rekordi në kompeticionet e UEFA
- Probleme teknike me llogaritjen e moshës
- Lindje 1994
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në S.L. Benfica
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Juventus F.C.
- Futbollistë në Manchester City F.C.
- Futbollistë në Segunda Liga
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Premier League