[go: up one dir, main page]

Jump to content

Isaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isaku duke gërmuar për puset, imagjinuar në një ilustrim biblik (rreth  1900).

Isaku është një nga 3 patriarkët e izraelitëve dhe një figurë e rëndësishme në fetë abrahamike, duke përfshirë Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Ai ishte i biri i Abrahamit dhe i Sarës, babai i Jakobit dhe Esaut dhe gjyshi i dymbëdhjetë fiseve të Izraelit.

Emri i Isakut do të thotë "ai do të qeshë", duke pasqyruar të qeshurën, në mosbesim, të Abrahamit dhe Sarës, kur u tha nga Zoti se do të kishin një fëmijë. Ai është i vetmi patriarku emri i të cilit nuk u ndryshua dhe i vetmi që nuk u largua nga Kanaani. Sipas rrëfimit, ai vdiq në moshën 180-vjeçare, jetoi më së gjati nga tre patriarkët.