Humaniora
Humanistika (humaniora) ose shkenca humane është një lëndë shkencore e cila merret me studimin e njeriut si qenie kulturore. Humanistika ose shkenca humane studion aspektet filozofike, biologjike, sociale dhe kulturore të jetës njerëzore.[1] Kjo fushë studimore synon të zgjerojë të kuptuarit tonë mbi botën njerëzore përmes një qasjeje të gjerë ndërdisiplinore. Ajo përfshin një gamë të gjerë fushash duke përfshirë historinë, filozofinë, gjenetikën, sociologjinë, psikologjinë, biologjinë evolucionare, biokimininë, neuroshkencat, folkloristikën dhe antropologjinë.[2] Ajo është studimi dhe interpretimi i përvojave, veprimtarive, ndërtimeve dhe objekteve të lidhura me qeniet njerëzore. Studimet e shkencës humane përpiqen të zgjerojnë dhe ndriçojnë njohuritë e qenies njerëzore për ekzistencën e tyre, ndërlidhjen e tij/saj me speciet dhe sistemet e tjera si dhe zhvillimin e objekteve për të përjetësuar shprehjen dhe mendimin njerëzor. Humaniora/humanistika është studimi i fenomeneve njerëzore, studim i përvojës njerëzore i cili përndryshe është natyror, historik dhe aktual. Ky studim kërkon vlerësimin dhe interpretimin e përvojës historike njerëzore dhe analizën e veprimtarisë aktuale njerëzore për të krijuar një kuptim të fenomeneve njerëzore dhe për të projektuar skicat e evolucionit njerëzor. Shkenca humane është kritika objektive, e informuar e ekzistencës njerëzore dhe se si ajo lidhet me realitetin.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Human Sciences" (në anglisht). University of Oxford. Marrë më 3 mars 2017.
- ^ "History of the Human Sciences" (në anglisht). SAGE Publications Inc. Marrë më 3 mars 2017.
- ^ Theophilus Gale (1677). The Court of the Gentiles, Or, A Discourse Touching the Original of Human Literature: Both Philologie and Philosophie, from the Scriptures & Jewish Church : in Order of a Demonstration Of, I. The Perfection of Gods Word, and Church-light. II. The Imperfection of Natures Light ... III. The Right Use of Human Learning ... (në anglisht). H. Hall. fq. 3–.