Halasi
Halasi (i quajtur gjithashtu Halsi ose Halshi) është një qytet në Khanapur Taluk, distrikti Belgaum në Karnataka të Indisë. Është 14 km nga Khanapur-i dhe rreth 25 km nga Kittur-i. Qyteti është i pasur me monumente historike dhe tempuj. Monumentet e Shekullit të V në janë strukturat më të vjetra ekzistuese të Arkitekturës Kadamba. Në distriktin Belgaum, tempujt Hattikeshwara, Kalleshwara dhe Someshwara në Halasi dhe grupi i tempujve në Kadaroli ilustrojnë më së miri arkitekturën Kadamba. Basadi i vjetër Jain që përmban një faltore të shenjtë dhe një sukanasi në Halasi është tempulli më i vjetër prej guri në Karnataka. Halasi është në sfond të Ghatseve perëndimore në atmosferë të gjelbër të harlisur. Ishte kryeqyteti i dytë i Kadambave të Banavasi-t. Tempulli i stërmadh Bhuvaraha Narasimha[1] ka imazhe të larta të Varaha-s, Narasimha-s, Narayana-s dhe Surya-s. Vendi ka një fortesë dhe tempuj të Gokarneshswara-s, Kapileshwara-s, Swarneshwara-s dhe Hatakeshwara-s. Në Halasi gjenden grupe monumentesh si tempujt Kalmeswara, Suvarneswara, Ramalingeswara dhe Bhuvaraha.
Tempulli Bhoo Varaha Laxmi Narasimha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Archaeological Survey of India po e studion strukturën e lashtë të Tempullit Bhoo Varaha Laxmi Narasimha. Halasi quhej Palasika në kohët e lashta dhe Tempullit Bhoo Varaha Laxmi Narasimha është një nga shembujt më të mirë të stilit arkitekturor Kadamba. Kulla 15.24 m e lartë e faltores së brendshme ose garbhagruha është shumë e ngjashme me atë të Tempullit Madhukeswar në Banavasi të ndërtuar po nga Din. Kadamba. Sipas historianëve, u ndërtua gjatë periudhës Kadamba ose shekullit të V të e.s. nga Shivachittadhe mbishkrimet brenda tempullit e mbështesin këtë pikëpamje. Në vitin 1169, u vendos nga Matayogi idhulli i Ananta Viravikrama Narasimha. Sipas një legjende të lidhur me këtë faltore, Pandava-t e ndërtuan këtë tempull natën gjatë ekzilit të tyre dhe këtu adhuruan zotin Vishnu. Sipas priftit të tempullit, idhulli i Narasimha-s, në krahun e majtë të Vishnu-t, është swayambhu ose udbhava dhe nuk është skalitur nga ndonjë njeri.
- Brenda tempullit
Ndodhen dy garbhagruha të drejtuara nga njëri-tjetri. Në të djathtë është idhulli 1.2 metra i lartë i zotit Shri Vishnu në një posturë të ulur. Idhujt e Suryanarayana-s dhe Mahalaxmit janë menjëherë mbrapa idhullit kryesor. Garbhagruha në krahun e majtë ka idhullin e Bhoo Varaha Swamy. Në 1186-87, një idhull 1.5 metra i lartë i Varaha-s u vendos nga Vijayaditya III. Avatari Varaha i zotit Vishnu, ku mund të shihet duke mbajtur Nënën Tokë (ose Bhoodevi) në gojën e tij. Zambaku i gdhendur mjeshtërisht në tavan provon se Kadambat përkrahën dhe zhvilluan formën e tyre të artit. Jashtë tempullit kryesor janë tempuj më të vegjël kushtuar Ganesha-s, Shiva-s dhe Vitthala-s. Në një faltore më të vogël mund të gjendet gjithashtu një statujë e përkryer e Radha Krishna-s.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kadamba glory". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 3 shtator 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Galleri fotosh
|
---|
|