[go: up one dir, main page]

Jump to content

Galera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Modeli i një galera romake, gjëgjsisht e tipit triremë.

Galera (gr. γαλέα - galea) është anije e lashtë e cila është vënë në lëvizje nga rremat, kurse është përdorur si anije luftarake dhe si anije tregtare. Shumë galera kanë pasur direkë dhe vela që i kanë përdorur kur erërat ishin të volitshme. Tipe të ndryshme të galerave kanë dominuar luftërat detare në Detin Mesdhe, që nga koha e Homerit deri në shekujt 15 dhe 16, kur u përhap përdorimi i artilerisë.

Galerat kanë luftuar në luftrat e Persisë së lashtë, Greqisë së lashtë, Kartagjenës dhe Romës deri në shekullin e 4. Pas rënies së Perandorisë Romake, galerat janë përdorur më pak në flotën bizantine dhe në flotat e trashëgimtarëve të tjerë të Perandorisë Romake, dhe në shtetet e reja myslimane. Shtetet mesjetare mesdhetare, sidomos republikat italiane detare duke përfshirë Venecien, Pisën dhe Gjenoën, kanë përdorur galerat deri kur man-of-war (nga ang. "njeriu-i-luftës", man-of-war ishin anije të armatosura me shumë topa dhe lëviznin me anë të velave) i ka bërë të vjetëruara.

Beteja e Lepantit (më 1571) ishte një nga betejat më të mëdha detare në të cilën galerat kanë luajtur rol të rëndësishëm. Galera vazhdoi të përdoret si një fuqi e madhe detare deri në futjen në përdorim të luftanije me vela dhe trup të gjerë në Mesdhe në shekullin 17. Galerat janë përdorur në një masë më të vogël deri me paraqitjen e motorrit me avull, kur do të hiqen plotësisht nga përdorimi.