Frekuenca këndore
Ky koncept duhet dalluar nga Shpejtësia këndore
Në fizikë, frekuenca këndore ω (e referuar gjithashtu edhe si shpejtësia skalare këndore, frekuanca radiale, frekuenca rrezore, frekuenca orbitale) është një matje skalare e normës së rrotullimit. Frekuenca kendore është madhësia e sasisë vektoriale e njohur si shpejtësia këndore. Termi frekuenca këndore vektoriale përdoret ndonjëherë si një sinonim për madhësine e vektorit të shpejtësisë këndore.[1]
Në sistemin e njësiveSI , frekuenca këndore matet në radian për sekondë, me dimensione s−1 meqënëse radiani është pa përmasa.
Një rottullim i plotë është i barabartë me 2π radian, pra [1][2]
ku
- 'ω është frekuenca kendore ose shpejtësisë këndore (e matur në radian për sekondë),
- T është perioda (e matur në sekonda),
- F është frekuenca e zakonshme (e matur në herc),
- v është Shpejtësia tangjenciale për një pikë rreth boshti të rrotullimit (e matur në metra për sekondë),
- r është rrezja e rrotullimit (e matur në metra ).
Frekuenca këndor është pra një faktor i shumefishte ifrekuencës së zakonshme. Megjithatë, përdorimi i frekuences kendore është shpesh më i preferuar në shume aplikime, sepse ajo shmang përdorimin e tepërt te π. Në fakt, ajo është përdorur në shumë fusha te fizikës që përfshijne fenomene periodike, të tilla si mekanika kuantike dhe Elektrodinamika.
Për shembull:
Me përdorimin e frekuences se zakonshme e përcaktuar si rrotullime për sekonde, ky ekuacion do të japi:
Një shprehje që haset shpesh kur kemi të bëjmë me oshilime të vogla apo të papërfillshme, ku atenuimi është minimal është:[3]
ku
- K është konstantja e sustës
- m është masa e objektit.
Kjo quhet frekuenca natyrore.
Frekuencë këndore brenda një qarku LC mund të përkufizohet si rrënja katrore e inversit te kapacitances (e matur në farad s), herë induktivitetin e qarkut (në henri).[4]
Shihni gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Karen Cummings; David Halliday. Understanding physics. New Delhi: John Wiley & Sons Inc., authorized reprint to Wiley - India. fq. 449, 484, 485, 487.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)(UP1) - ^ Holzner, Steven. Physics for Dummies. Hoboken, New Jersey: Wiley Publishing Inc. fq. 201. ISBN 978-0-7645-5433-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Raymond A Serway; Jewett, John W. (2006). Principles of physics - 4th Edition. Belmont, CA.: Brooks / Cole - Thomson Learning. fq. 375, 376, 385, 397. ISBN 9780534464790.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mahmood Nahvi; Edminister, Joseph (2003). Schaum's outline of theory and problems of electric circuits. McGraw - Hill Companies (McGraw - Hill Professional). fq. 214, 216. ISBN 0071393072.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)(LC1)
Related Reading:
- Richard P Olenick; Apostol, Tom M.; Goodstein, David L. (2007). The Mechanical Universe. New York City: Cambridge University Press. fq. 383–385, 391–395. ISBN 9780521175928.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: shifra e kontrollit (Ndihmë!)