Flamuri i Afganistanit
Flamuri i Afganistanit (Persisht: پرچم افغانستان) ka pasur shumë flamuj gjatë shekullit 20-të. Afganistani ka pasur 20 flamuj që nga viti 1709 e deri më tani. Flamuri i tanishëm është bërë nga viti 2004.
Ky flamur eshte i njejte si rrjedhoje gjate monarkise, midis viteve 1930-1973 ne Afagnistan. Ndryshimi eshte shtesa e mbishkrimit "shahadah" ne krye ne brendesi te emblemes e shenuar ne ngjyre te verdhe. Flamuri i Afganistanit është me tri ngjyra: e zezë, e kuqe dhe e gjelbërt dhe në qendër është emblema e shtetit. Kjo embleme ka qene prezente ne shumicen e flamujve te Afganistanit ne njezet vitet e fundit. Emblema qendrore eshte emblema klasike e Afganistanit e karakterizuar nga skicimi i xhamise me mihrab-in e tij dhe shfaqjen e Makah .
Afganistani ka pasur ndryshimet me te shumta te flamurit te tij gjate shekullit te XX, se cdo shtet tjeter ne bote. Kane ekzistuar 20 flamuj te ndryshem qe nga flamuri i pare i Dinastise Hotaki (1709-1738) dinasti kjo e themeluar ne vitin 1709, e cila e shpalli Afagnistanin te pavarur.
Historia e flamujve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Flamuri | Notë | Qeveria | Shënimet' |
1709–1738 | 2:3 | Dinastia e Hotakut | ||
1747–1842 | 2:3 | Peranodria e Durranit | Ky flamur u përdorë nën dinastin e Ahmed Shah Durranit | |
1826–1880 | Nuk ka pasur ndonjë flamur gjatë kësaj epoke. | Emirati i Afganistanit | Dinastia Barakzai nuk e ka përdorë flamurin së bashku me Durranët. | |
1880–1901 | 2:3 | Emirati i Afghanistanit | Ky flamur u përdorë në sundimin e Abdur Rahman Khanit. | |
1901–1919 | 3:5 | Emirati i Afghanistanit | Ky flamur i shtetit u përdorë nën sundimin e Habibullah Khanit. | |
1919–1926/29 | 2:3 | Emirati i Afghanistanit | Flamuri i parë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah Khan. Vula ishte i zakonshëm në Perandorinë Osmane. Afghanistani u bë mbretëri më 1926. | |
1926–1928 | 2:3 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri i dytë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah. | |
1928 | 3:5 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri i tretë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah. | |
1928–1929 | 2:3 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri i katërt u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah. | |
1929 | 2:3 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri u përdorë në sundimin e Habibullah Kalakani. Kuq, zi dhe bardhë. | |
1929– 27 mars, 1930 | 2:3 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri i parë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah. | |
27 mars, 1930 – 16 korrik, 1973 | 2:3 | Mbretëria e Afganistanit | Flamuri i dytë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah | |
17 korrik, 1973 – 8 maj, 1974 | 2:3 | Republika e Afganistanit | Flamuri i parë u përdorë për republikën e Afganistanit. | |
9 maj, 1974 – 26 prill, 1978 | 2:3 | Republika e Afghanistanit | Flamuri i dytë u përdorë për republikën e Afganistanit | |
27 prill, 1978 – 18 tetor, 1978 | 2:3 | Republika demokratike e Afganistanit | ||
19 tetor, 1978 – 21 prill, 1980 | 1:2 | Republika demokratike e Afganistanit | ||
22 prill, 1980 – 29 nëntor, 1987 | 1:2 | Republika demokratike e Afganistanit | ||
30 nëntor, 1987 – 26 prill, 1992 | 1:2 | Republika e Afghanistanit | ||
27 prill, 1992 − 6 dhjetor, 1992 | 1:2 | Shteti Islamik i Afganistanit | Ky flamur u përdorë përkohësisht pas rëzimit së qeverisë së Najibullahut. Flamuri ka pasur ngjyrë të gjelbërt, të bardhë dhe të zi. Tek ngjyra e gjelbërt është shënuar tekbiri, ndërsa në qendër shehadeti. | |
7 dhjetor, 1992 – 26 shtator, 1996 | 1:2 | Shteti Islamik i Afganistanit / Aleanca veriore | Dizajni është shumë i ngjajshëm me flamujt e shteteve të Lindjes së Mesme. Gjithashtu ka logo me shehadet. Më lartë shkruhet "دا افغانستان اسلامی دولت", Shteti Islamik i Afganistanit. | |
27 shtator, 1996 – 26 tetor, 1997 | 2:3 | Emirati Islamik i Afganistanit | ||
27 tetor, 1997 – 12 nëntor, 2001 | 2:3 | Emirati Islamik i Afganistanit | Flamuri ishte me sipërfaqe të bardhe dhe me shehadet. | |
13 nëntor, 2001 – 27 janar, 2002 | 1:2 | Emirati Islamik i Afganistanit | Flamuri ishte me emblemë dhe me shehadet. | |
28 janar, 2002 – 3 janar, 2004 | 1:2 | Administrata Kalimtare | Ky flamur është i ngjajshëm me atë që u përdorë gjatë monarkisë nga viti 1930 deri më 1873. | |
4 janar, 2004– deri më tani | 2:3 | Republika Islamike e Afganistanit | Flamuri është i ngjajshëm me flamurin e kaluar, por ndryshimi është emblema. "دا افغانستان اسلامی دولت" Shteti Islamik është ndryshuar në "افغانستان" Afganistan. |
Kreu i flamurit së shtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Flamuri | Notë | Përdorimi | Shënimet |
1931–1973 | 2:3 | Mbreti i Afganistanit | Staneardi i mbretit afgan. | |
2004–present | 2:3 | Presidenti i Afganistanit | Standardi i presidentit afgan. |