[go: up one dir, main page]

Jump to content

Filmi Kolja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kolja është një dramë çeke e vitit 1996,në të cilën flitet për një njeri , jeta e të cilit u ndërrua në mënyrë të papritur. Filmi u drejtua nga Jan Svěrák , së bashku me babanë e tij ,Zdeněk Svěrák, që shkroi skenarin nga një tregim i Pavel Taussing. Kolja u prit mirë nga kritikët duke fituar çmimin e Akademisë për filmin më të mirë të huaj dhe çmimin Globi i Artë për filmin më të mirë të huaj .

Ngjarja zhvillohet në vitin 1988 , kur filloi të shpërbëhet Blloku Sovjetik . Protagonisti është František Louka, një burrë çek i moshës së mesme, që jetonte si beqar dhe i ndiqte pas gratë. Ishte një violonçelist, i cili siguronte jetesën duke luajtur me violonçel në funerale. Pasi humbi punën e mëparshme në filharmoninë çeke, një mik i tij i dha një shans për të fituar një shumë parash përmes një martese me një grua sovjetike, që t’ia mundësojë asaj qëndrimin në Çekosllovaki. Ajo pastaj përdori shtetësinë e re për të emigruar në Gjermaninë Perëndimore, ku jetonte i dashuri i saj. Për shkak të rrethanave ajo lë pas djalin e saj 5 vjeçar Kolja , që të kujdeset për të muzikanti çek. Në fillim Louka dhe Kolja kishin vështirësi komunikimi pasi flisnin gjuhë të ndryshme dhe gradualisht filloi një lidhje mes tyre. Fëmija vuan nga meningjiti dhe duhet të vendoset në një vend të monitoruar me kujdes. Louka kërcënohet për martesën e tij të dyshimtë dhe fëmija duhet të dërgohet në shtëpinë e fëmijëve të Bashkimit Sovjetik. Revolucioni i Kadifenjtë intervenon dhe Kolja bashkohet me nënën e tij. Louka dhe Kolja i thonë lamtumirë njëri-tjetrit . Louka përfundon duke adoptuar një fëmijë me të dashurën e tij , ndoshta si zëvendësim për Koljen e humbur dhe rifiton pozitën e tij në filharmoninë çeke.