[go: up one dir, main page]

Jump to content

Eulogio Martínez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eulogio Martínez
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEulogio Martínez Ramiro
Datëlindja11 qershor 1935
VendlindjaAsunción, Paraguaji
Data e vdekjes30 shtator 1984
VendvdekjaBarcelona, Spanjë
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
Atlántida
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1953–1956Libertad
1956–1962Barcelona111(62)
1962–1964Elche39(7)
1964–1965Atlético Madrid2(0)
1965–1966Europa
Calella
Karriera ndërkombëtare
1954–1955Paraguaji9(4)
1958Spanja B1(0)
1959–1962Spanja8(6)
1956Katalonja XI1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Eulogio Martínez Ramiro (lindi më 11 qershor 1935Asunción, Paraguaji, vdiq më 30 shtator 1984Barcelonë, Spanjë) ishte një futbollist Paraguajano-Spanjoll që luante si sulmues. Ai ka luajtur për skuadrën spanjolle FC Barcelona në vitet 50' dhe 60', dhe mbahet mend si një futbollist me profil sulmuesi dhe me aftësi të mira për të shënuar Gola.

Martínez filloi karrierën e tij profesioniste te Libertad ku luajti për tre vite. Ai pati sukses atje, pasi udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të Ligës Paraguajiane në vitin 1955. Kjo gjë bëri që Martínez të tërhiqte vëmëndjen e klubit spanjoll Barcelona, e cila e bleu atë në vitin 1965. Martínez më pas do të tregonte talentin atje duke qënë golashënuesi më i mirë i skuadrës në tre sezone (1956–57, 1957–58, 1959–60), dhe duke i ndihmuar ata që të fitonin dy Liga Spanjolle, dy Kupa Spanjolle dhe dy Inter-Cities Fairs Cups.

Martínez gjithashtu u bë pjesë e historisë së Barcelonës duke shënuar golin e parë në stadiumin e tyre Camp Nou më 24 shtator 1957, i cili përdoret edhe sot. Goli u shënua në minutën e 11, në një ndeshje miqësore kundër një skuadre polake e cila u zhvillua për ingaurimin e stadiumit. Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin 4–2.[1]

Tjetër arritje mbreslënëse nga Martínez gjatë kohës që luante me Barcelonën ishte kur ai shënoi shtatë Gola në një ndeshje, në një fitore 8–1 kundër Atlético Madrid në Copa del Rey që u luajt më 1 maj 1957.

Pasi u pengua nga mbipesha, Martínez u largua nga Barcelona në vitin 1962, duke shënuar 111 Gola në 162 ndeshje zyrtare. Ai më pas luajti për klubet e tjera spanjolle Elche, Atlético Madrid, dhe CE Europa. Pas u tëhoq nga futbolli në vitin 1966, ai e vendosi veten në qytetin katalanas Calella. Në vitin 1984, ai pësoi një aksident me makinë pas goma e saj u çpua. Ai kaloi 23 ditë në koma përpara se të vdiste më 30 shtator 1984.[2]

Martínez ka luajtur me Paraguajin dhe Spanjën. Me Paraguajin, ai ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar katër Gola, kurse kur ishte pjesë e Spanjës luajti në Kupën e Botës 1962. Ai luajti në ndeshjen hapëse që u mbyll me humbjen 1–0 kundër Çekosllovakisë, dhe më pas u hoq nga skuadra.[3]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 22 nëntor 1959 Mestalla, Valencia, Spain Flamuri Austria 4–1 6–3 Ndeshje Miqësore
2. 17 dhjetor 1959 Parc des Princes, Paris, Francë Flamuri Franca 4–2 4–3 Ndeshje Miqësore
3. 13 mars 1960 Camp Nou, Barcelona, Spanjë Flamuri Italia 3–1 3–1 Ndeshje Miqësore
4. 15 maj 1960 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë Flamuri Anglia 2–0 3–0 Ndeshje Miqësore
5. 15 maj 1960 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë Flamuri Anglia 3–0 3–0 Ndeshje Miqësore
6. 14 korrik 1960 Nacional, Santiago, Kili Flamuri Kili 0–4 0–4 Ndeshje Miqësore
Performanca Liga
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola
Spanja Liga
1956/57 Barcelona La Liga 23 9
1957/58 19 10
1958/59 16 7
1959/60 24 23
1960/61 13 4
1961/62 16 9
Total 111 62
Club Libertad
FC Barcelona
Atlético Madrid
  1. ^ "Camp Nou - Brief history". Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Historia del fútbol mundial". Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "FIFA Report Match". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]