[go: up one dir, main page]

Jump to content

Eskili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aeschyli Tragoediae septem, 1552

Eskili [1]ishte një dramaturg i madh i Greqisë antike. Ai lindi në vitin 525 para Krishtit, në Eluzinë, afër Athinës. I takonte një familjeje aristokrate. Ai jetoi në kohë kur grekët ishin në luftë me persët, ku edhe vetë mori pjesë në luftën kundër tyre. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë, ndërsa vdiq në Gela të Sicilisë në vitin 456. Ishte tragjediani i parë i madh i antikitetit grek. Së bashku me Sofokliun dhe Euripidin janë themelues të tragjedisë. Përveç tragjedive ka shkruar edhe pjesë satirike dhe elegji dhe rreth 90 drama prej të cilave të ruajtura janë vetëm këto tragjedi :

  • Persët (472 p.e.s)
  • Të shtatë kundër Tebës (467 p. e. s)
  • Hiketide (463 p. e. s)
  • Prometeu i lidhur (mbërthyer)
  • Orestia (trilogji) (458 p. e. s)
    • Agamemnoni
    • Koeforat
    • Eumenidat

Përveç tragjedisë Persët, të gjitha të tjerat i kanë marrë subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave të lashta, përmes të cilave Eskili shprehu shpirtin e kohës, përplaset politike e shoqërore, virtytet dhe krimet, sasionet njerëzore në tërë dritë-hijet e tyre, luftën në rrafshin filozofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.

"Lutëset" është pjesa e parë e një trilogjie, dy pjesët e tjera "Egjiptianët" dhe "Danaidet" kanë humbur. Në tragjedinë "Lutëset" trajtohet miti mbi 50 vajzat e Danaut, Danaidet, të cilat për të shpëtuar nga ndjekjet e kushërinjve të tyre të afërt, nga 50 djemtë e Egjiptit, që kërkojnë të martohen me to, vijnë së bashku me babanë e tyre në Argos dhe aty lypin strehë tek mbreti I Argosit, Pelazgut.[2]

Për nga ndërtimi i thjeshtë dhe zotërimi i pjesëve të korit, e para në vargun e tragjedive të ruajtura, mendohet të jetë tragjedia "Lutëset". Në themel të veprës shtrohen dy probleme : ai i ndalimit të martesës brenda fisit dhe ai i dashurisë si ligj i ripërtëritjes së gjinisë njerëzore.

Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytë është "Të shtatë kundër Tebës" ku tregohet lufta për pushtet midis dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut, të cilët kishin rënë në marrëveshje të qeverisnin Tebën me rradhë. Vjen një ditë dhe Eteokli vendos të mos e ndajë pushtetin më të vëllanë. Atëherë, ky u drejtohet gjashtë prijësve miq të tij dhe vetë i shtati shkon t'i bjerë të vëllait, Polinikut. Të dy vëllezërit vriten në përleshje me njeri-tjetrin.

Është një nga veprat e hershme të Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato që njohim, që e ka marrë subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike në jetën e Greqisë së shekullit V p. e. r.

Fitorja e grekëve kundër persëve është jo vetëm fitorja e një lufte të drejtë, por edhe e demokracisë kundër tiranisë së Lindjes, e qytetërimit të ndritur helen kundër prapambetjes dhe errësirës që mbulonte një perandori përbindëshe e despotike. kjo veper është vepra e per e eskili ku e kishte len pa titull por titullin ja vun lexuesit te shumet Por nga eksperienca e lart e shkenctareve te cillet vihen ne veshtiresi per ta gjetur emertimin e vertet te cilin ia vun lexuesit arrihet ne perfundim se emri i vertet i kesaj tragjedie ishte perset.

Është e vetmja trilogji që është ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "Eumenidet". Subjekti i "Oresias" është mallkimi i fisit si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet e tragjedisë.

Në pjesën e parë, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit në atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egisti. Është pa dyshim pjesa më e bukur e trilogjisë, e mbushur me atmosferë dramatike e kontraste të fuqishme pas të cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrës, e cila e pret të shoqin me nderime të mëdha.

Në një vend të tragjedisë "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se

"... drejtësia shpesh ndriçon
dhe në shtëpitë plot me tym.
Ku zemrat kanë pastërti
Ndërsa pallatet veshur ar,
Dorë e përlyer që i sundon,
Ajo kthen sytë e i braktis".

Idetë madhore demokratike e humane të Eskilit shpalosen gjerë në trilogjinë "Orestia" që është një nga gurët më të çmuar në gjerdanin e letërsisë botërore. Gëtja tragjedinë "Agamemenoni" e ka cilësuar "kryeveprën e kryeveprave".

Edhe në tragjedinë e dytë, "koeforet", (gratë që çojnë në varre vajra, verë etj.) spikat thellësia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret të ëmën, Klitemnestrën, dhe të dashurin e saj Egistin, për të marrë hakun e të atit. Por përpara se të ngrejë shpatën t'i bjerë, ai stepet nga fjalët e së ëmës që kërkon mëshirë :

Ndalo, o bir, nderoje këtë gji
Përmbi të cilin gjumi shpesh të zù:

Tek qumështin që ty të rriti, thithje.

Në pjesën e tretë të trilogjisë, në "Eumenidet", rrihet çështja rreth veprës së kryer nga Oresti mëmëvrasës. Në fillim na paraqitet hija e Klitemnestrës që kërkon shpagimin ndaj të birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave të hakmarjes, që mbrojnë ligjet e gjakut nga ana e nënës (matriarkatin). Hija kërkon t'i zgjojë nga gjumi dhe të mos e braktisin, por ta mbrojnë. Në mënyrë metaforike, Orestin e mundon dhe përndjek ndërgjegja e vrarë. Ky është dënimi më i madh për të, që as në ferr nuk do t'i ndahet.

Por Oresti s'mbetet vetë, Ai ka në anën e tij hyun Apollon, që mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Në debatin e flaktë që ndizet midis Apollonit dhe Erineve, për të ndarë çështjen, thirret hyjnesha Atenë, e cila i nderon të dy palët. Ajo e ka të vështirë të vendosë vetë, prandaj fton gjykatësit më të mirë ta drejtojnë gjygjin. Votat ndahen baraz, sa për Orestin aq edhe për Erinet. Atena votën e saj e jep për Orestin. Dhe me këtë Oresti çlirohet nga përndjekja e Erineve.

Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetëm për madhështinë e saj si vepër arti, por edhe për pasurinë e ideve dhe problemeve të rrahur në legjendat e saj, përmes të cilave tragjediani i madh u ka bërë jehonë ngajreve dhe problemeve të mprehta poliktike e shoqërore në periudhën e vendosjes së shtetit demokratik skllavopronar. Eskili me të drejtë është quajtur poeti i së Drejtës, simbol i së cilës në mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.

Ai është sa realist në pasqyrimin e jetës, aq dhe romantik në ëndrrën e tij për një jetë të drejtë e të virtytshme.

Eskili është artist i madh. Me figurat e personazheve të fuqishëm e me gjithcka të bukur e të madhërishme që kanë veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke në një lartësi të paparë ndonjëherë. Gjenia e tij ndikoi shumë te Sofokliu e Euripidi. Në veprën e Eskilit gërshetohet në një haromoni të plotë tragjizmi me skena të një lirizmi të hollë poetik.

Stili i Eskilit është i fuqishëm e i pasur me shprehje të bukura, në metafora e figura të tjera të guximshme, në fjalë të urta e aforizma, e sidomos në fjalë të përbërë (kompozita). Shumë nga këto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet që ngrihen nga varri, profecitë e formulat magjike, po në rradhë të parë forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike të heronjve na kujtojnë në shumë anë tragjedianin e madh anglez Shekspirin për të cilin Kadareja, vëren se nuk mund të thuhet asgjë e sigurt se si do të ishte ai pa Eskilin.

  1. ^ Bose, K. S.; Sarma, R. H. (1975-10-27). "Delineation of the intimate details of the backbone conformation of pyridine nucleotide coenzymes in aqueous solution". Biochemical and Biophysical Research Communications. 66 (4): 1173–1179. doi:10.1016/0006-291x(75)90482-9. ISSN 1090-2104. PMID 2. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Muzafer Xhaxhiu,Letërsia Antike Greke, Poezia Dramatike, Eskili, Tiranë, 2004.