[go: up one dir, main page]

Jump to content

Cornell University

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cornell University
Stema e Universitetit
Latin: Universitas Cornelliana
Motoja"I would found an institution where any person can find instruction in any study."
LlojiUniversitet Privat
Themelimi1865
PresidentiHunter R. Rawlings III
Studentë20,939 [1]
KampusiIthaca, New York, ShBA
Faqja zyrtarewww.cornell.edu

Universiteti Kornell (en: Cornell University /kɔːrˈnɛl/) është një universitet privat amerikan i vendosur në qytetin e Itakës, në shtetin e Nju Jorkut. Ai njihet si një universitet kërkimor dhe është pjesë e grupimit të 8-të universiteteve më të më mirë në ShBA, të cilët njihen bashkarisht si "Ivy League". I themeluar në 1865 nga Ezra Cornell dhe Andrew Dickson White, universiteti kishte për qëllim mësimin dhe përhapjen e dijes në të gjitha fushat - nga klasikët tek shkencat natyrore, dhe nga edukimi teorik në atë të aplikuar.  Këto ideale, të pazakonta për kohën, janë enkapsuluar në shprehjen e famshme të Ezra Cornell-it: "Unë dua të ndërtoj një institucion ku çdo person mund të gjejë nxënje në çdo fushë".[2]

Universiteti është i organizuar në shtatë Kolegje dhe shtatë Departamente Pasuniversitare, ku çdo Kolegj dhe Departament është autonom dhe përcakton vetë standardet e pranimit dhe programet akademike.  Përvec kampusit të Itakës, Universiteti administron gjithashtu dy kampuse satelitore mjekësore, një në qytetin e Nju Jorkut dhe një në Katar.

Që prej themelimit të saj, Cornell ka qenë një institucion laik, ku aplikantët pranohen në bazë të aftësive, pavarësisht fesë apo racës. Cornell numëron më shumë se 245,000 alumni në botë, 34 studiues Marshall, 29 Studiues Rhodes, 43 fitues të çmimit Nobel dhe 14 miliarderë.[3][4][5] Trupi Studentor përbëhet nga rreth 14,000 studentë në nivelin Bachelor dhe 7.000 studentë që ndjekin Master ose Doktoraturë, të cilët përfaqësojnë të gjitha 50 shtetet amerikane dhe 122 vende të ndryshme të botës.[6][7]

Kapela Sage, vendi ku prehen themeluesit e universitetit
Goldwin Smith Hall, godina qendrore e lëndëve shoqërore

Universiteti Kornell u themelua më 27 prill 1865 pas autorizimit të Sentatit të shtetit të Nju Jorkut për t'i akorduar universitetit grantin e tokës e akorduar nga ligji Morrill i 1862-shit.  Gjithashtu, senatori Ezra Cornell ofroi tokën e fermës së tij në qytetin e Itakës, New York , si dhe $500,000 nga pasuria e tij për të siguruar pavarësinë institucionale të universitetit të sapo krijuar.  Një nga kolegët më të ngushtë të Ezra Cornell, senatori Andrew Dickson White ra dakord që të shërbente si presidenti i parë i universitetit.  Universiteti Kornell çeli dyert për 412 studentët e tij të parë më 7 tetor 1868.[8]

Qysh në fillimet e veta, Kornelli u dallua si një institucion arsimor inovator, qoftë në qasjen e tij akademike dhe në fasilitetet e ofruara.  Për shembull, në vitin 1883 Kornelli u bë një nga universitetet e para që përdori energjinë elektrike e prodhuar nga energjia hidrike për të ndriçuar kampusin.[9] Që nga viti 1894, Universiteti Kornell, ndonëse një institucion arsimor privat, përbëhet nga një sërë Kolegjesh të financuar nga shteti,[10] dhe ka mbikëqyrur aktivitete kërkimore të financuara bashkërisht me autoritetet shtetërore dhe federale.[11]

Universiteti Kornell pësoi një zgjerim drastik në vitet që pasuan Luftën e Dytë Botërore, kur shumë të rinj të kthyer nga lufta u mbëtashtetën nga qeveria federale për të ndjekur studimet universitare.

Duke filluar në vitet 2000, popullata studentore e Universitetit arriti në rreth 20,000 studentë, të mbështetur nga një staf akademik prej 3,000 pedagogësh.[12] Tërë këto studentë mund të zgjedhin nga një larmishmëri kursesh studimi, duke qënë se sot Kornelli ofron më shumë se 4,000 kurse.[13]

Kampusi në Itaka

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje nga zona qëndrore e kampusit të Universitetit në Itaka

Kampusi kryesor i Universitetit shtrihet mbi kodrat në lindje të qytetit të Itakës, në Nju Jorkun qendror, me pamje drejt qytetit dhe liqenit Cayuga. Që prej themelimit, Universiteti ka vazhduar të zgjerohet dhe sot ai zë një sipërfaqe prej rreth 2,300 hektarësh (9.3 km2).[14] Kampusi qendror përfshin një numër të madh ndërtesash akademike dhe administrative, si laboratorë, auditorë, muzeume, konvikte dhe fasilitete të ndryshme sportive.[15][16][17]

Kamusi qendror është i njohur për stilin arkitektonik eklektik të ndërtesave, duke pasur ndërtime në stilin neo-gotik kolegjial, në stil viktorian, godina neoklasike, por edhe ndërtime moderniste.    tQyteza universitare është shënuar nga një parregullt paraqitjen dhe eklektik stilet arkitektonike, duke përfshirë zbukurime Studentor Gotik, e Viktorias, dhe Neoclassical ndërtesa dhe më të këmbimit ndërkombëtar dhe modernist strukturave.[18]

Kampuset në Nju York

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qendra Spitalore "Weill", në Nju Jork.

Shkolla Mjeksore "Weill Cornell"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kampusi mjeksor "Weill Cornell" i Universitetit Kornell ndodhet në verilindje të ishullit të Manhattanit. Ndonëse kanë fakultete të ndara, Kornelli dhe Universiteti i Kolumbias kanë një bashkëpunim të thellë me njëri-tjetrin, duke menaxhuar bashkarish Qendrën Spitalore Universitare "NewYork-Presbyterian".[19] Këto mësimdhënies spitalet përfshijnë Payne Whitney Klinikë në Manhattan dhe Westchester Ndarje në White Plains, New York.[20][21]

Kampusi "Cornell Tech"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 dhjetor 2011, Universiteti Kornell dhe Instituti Izraelit i Teknologjisë "Technion", fituan konkursin për të ndërtuar një kampus të përqendruar në teknologjinë e informacionit.  Si pjesë e ndihmës për ndërtimin e këtij kampusi, bashkia e Nju Jorkut do të ofrojë $100 milion dollarë subvencione dhe tokën e zotëruar prej saj në ishullin Roosevelt, në lindje të Manhattanit.  Ndërtimi i kampusit prej 2.1 milion metra katror, të projektuar nga Thom Mayne i firmës arkitekturore "Morphosis", filloi në vitin 2014 dhe pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2017.[22] [23]

Për programin mësimor që fillon në vjeshtën e vitit 2016, nga 44,966 aplikantë për të ndjekur një nga programet e studimit në Kornell, vetëm 3,277 studentë u pranuan (13.96% e aplikimeve).[24] Mesatarja e notave të studentëve të pranuar në testimin SAT ishin 650-750 nga 800 pikë të mundshme për leximin kritik dhe 680-780 nga 800 pikë të mundshme për matematikë.[24]

Në vitin 2015, Kornell si renditet si universiteti i 13-të më i mirë në botë në renditjen Academic Ranking of World Universities, i 17-të më i miri nga QS World University Rankings dhe i 18-ti nga Times Higher Education World University Rankings.[25][26]  Universiteti Kornell u rendit si universiteti i 15-të më i miri në ShBA në renditjen kombëtare të Universiteteve për vitin nga gazeta U.S. News & World Report.[27]

Universiteti Kornell numëron rreth 245,027 alumni,[3] nga të cilët mund të përmendim 31 fituesit e programit "Marshall Scholars" dhe 28 fituesit e "Rhodes Scholars".[3][5] 

Klubi Kornell në Nju Jork është i hapur vetëm për të diplomuarit e universitetit.
Ceremonia e Diplomimit në Kornell për vitin 2008.

Kornelli është universiteti i vetëm në botë me tre fitues femra të Çmimit Nobel (Pearl S. Buck, Barbara McClintock, dhe Toni Morrison) në mesin e të diplomuarve të tij.[4][28] Shumë të diplomuar të Universitetit vazhdojnë të ruajnë lidhjet midis tyre, përmes ribashkimeve njëherë në 10-të vjet[29] dhe nëpërmjet Klubit Kornell në Nju Jork.[30]

Të diplomuarit nga Universiteti Kornell janë dalluar për arritjet e tyre në jetën publike dhe në profesionet e tyre.[3][31]  Përshembull, Lee Teng-hui ka shërbyer si President i Tajvani,[32] ndërsa Tsai Ing-wen sapo është zgjedhur si Presidentja e parë femër e Tajvanit,[33] Mario García Menocal ka qenë President i Kubës,[34] Jamshid Amuzegar ('50) ishte kryeministër i Iranit,[35] ndërsa Janet Reno ('60) ka qënë Prokurorja e Përgjithshme e parë femër e Shteteve të Bashkuara,[36] kurse Ruth Bader Ginsburg ('54) shërben si gjyqtare në Gjykatën Supreme të ShBA-ve.[37]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Enrollments by College" (PDF). University Registrar. Cornell University. tetor 2010. Marrë më 24 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Cornell University Facts: Motto". Cornell University. Marrë më 22 maj 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d "2009–10 Factbook" (PDF). Cornell University. Marrë më 27 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Cornell Nobel laureates". Cornell News Service. Marrë më 6 qershor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Uncle Ezra". Cornell University. Marrë më 10 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Facts about Cornell" (URL) (në anglisht). Cornell University. Marrë më 26 tetor 2011.
  7. ^ "Universities for Billionaire Alumni". CNBC. Marrë më 2 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Cornell University - Facts about Cornell - How old is Cornell?". Cornell.edu. Marrë më 2 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "The Early History of District Energy at Cornell University". Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2007. Marrë më 24 nëntor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Gelber, Sidney (2001). Politics and Public Higher Education in New York State: Stony Brook: A Case History. New York: P. Lang. fq. 14. ISBN 978-0-8204-4919-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Cornell University Cooperative Extension About Us" (në anglisht). Marrë më 25 mars 2014.
  12. ^ "Cornell Facts 2000-2001". Cornell University. Student, Faculty, Staff and Alumni Demographics. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2002. Marrë më 2 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "About Cornell University". Cornell University. Marrë më 17 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Cornell University - The Ithaca Campus" (në anglisht). Cornell University. Marrë më 6 prill 2006.
  15. ^ "Housing – Cascadilla Hall" (në anglisht). Cornell University. Marrë më 14 dhjetor 2010.
  16. ^ "Sheldon Court" (në anglisht). Cornell University. Marrë më 21 shtator 2010.
  17. ^ "Collegetown". City of Ithaca. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2007. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Margulis, Daniel; Schroeder, John (1980). A Century at Cornell. Ithaca, N.Y.: Cornell Daily Sun. fq. 110–111. ISBN 0-938304-00-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "NewYork–Presbyterian". Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 12 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Psychiatry and Mental Health - New York Presbyterian Hospital" (në anglisht). New York Presbyterian Hospital. Marrë më 22 shtator 2010.
  21. ^ "New York Hospital Training School for Nurses (Cornell University-New York Hospital School of Nursing)". Cornell University. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "'Game-changing' tech campus goes to Cornell, Technion" (në anglisht). Cornell University. Marrë më 17 dhjetor 2011.
  23. ^ Pogrebin, Robin (8 maj 2012). "Thom Mayne of Morphosis Is Chosen for CornellNYC Tech". The New York Times (në anglisht).
  24. ^ a b Common Data Set 2015-2016, Part C Cornell University
  25. ^ "QS World University Rankings® 2015/16". QS Quacquarelli Symonds Limited. Marrë më 3 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "World University Rankings 2015-2016" (në anglisht). Times Higher Education. Marrë më 3 nëntor 2015.
  27. ^ "U.S. News National Universities Rankings". U.S. News & World Report. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2016. Marrë më 3 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "C.U. Should Embrace Female Nobel Laureates". The Cornell Daily Sun. 6 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2012. Marrë më 8 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  29. ^ "Place a Reunion Ad in Class Notes" (PDF). Cornell Alumni News. Marrë më 12 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ 2015 Donations to Colleges and Universities Arkivuar 4 prill 2016 tek Wayback Machine, accessed March 10, 2016.
  31. ^ Altschuler, Glenn C.; Isaac Kramnick; R. Laurence Moore (2003). The 100 Most Notable Cornellians (në anglisht). Ithaca, N.Y.: Cornell University Press. ISBN 0-8014-3958-2.
  32. ^ "Lee Teng-hui at Cornell" (në anglisht). Cornell University Campus News. Marrë më 19 korrik 2010.
  33. ^ "Cornell Graduate Tsai Ing-wen Just Did the Unthinkable in Taiwan" (në anglisht). NBC News. Marrë më 18 jan 2016.
  34. ^ "Mario García Menocal" (në anglisht). Latin American Studies.org. Marrë më 19 korrik 2010.
  35. ^ Bill, James A. (1989). The Eagle and the Lion: The Tragedy of American-Iranian Relations. Yale University Press. fq. 223. ISBN 978-0-300-04412-6. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Duffy, Bernard K.; Leeman, Richard W. (30 gusht 2006). American voices: an encyclopedia of contemporary orators. Greenwood Publishing Group. fq. 391. ISBN 978-0-313-32790-2. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Bredeson, Carmen (1995). Ruth Bader Ginsburg: Supreme Court justice. Enslow Publishers. fq. 22. ISBN 978-0-89490-621-3. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)